Marrëdhëniet turko-ruse kalojnë nëpër një periudhë të vështirë

Vlerësimi i profesorit të asociuar Murat YESILTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1363392
Marrëdhëniet turko-ruse kalojnë nëpër një periudhë të vështirë

Marrëdhëniet turko-ruse kalojnë nëpër një periudhë të vështirë

Marrëdhëniet turko-ruse në përgjithësi kanë ndjekur një kurs luhatës. Nuk mund të thuhet se marrëdhëniet midis dy shteteve kanë qenë në një nivel të mirë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. Edhe pse Turqia gjatë krizës së embargos së armëve, që u jetua në vitin 1964 me ShBA-të, ka ndjekur një politikë të afrimit me Bashkimit Sovjetik, ajo nuk pati shumë sukses në këtë drejtim. Megjithëse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ofroi një mundësi për të riparuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Ankarasë, Ballkani, Deti i Zi si dhe zhvillimet dhe krizat me bazë në Kaukaz e parandaluan këtë. Në këtë periudhë, të dy vendet ishin në kërkim të një roli të ri në rendin e ri botëror pas Luftës së Ftohtë, prandaj, marrëdhëniet nuk arritën në nivelin e dëshiruar.

Gjatë viteve 2000 Turqia dhe Rusia bënë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve mbi një bazë më racionale. Edhe pse Moska e sheh Ankaranë si një konkurrent, ajo e ka vlerësuar atë si një partnere, me të cilën duhet të punojë në shumë fusha, nga energjia deri tek tregtia. Nga ana tjetër Ankaraja preferoi të zhvilloi marrëdhënie të ngushta me Rusinë, e cila është një fqinje e madhe e saj, sepse ka nevojë për Moskën në fushën e gazit natyror dhe të zhvillojë një politikë për gjetjen e zgjidhjeve çështjeve gjeopolitike në rajon. Si përfundim filloi një periudhë e partneritetit dhe bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë në shumë fusha. Sidoqoftë, shpërthimi i krizës siriane ka bërë që të dy vendet të jenë rivale me njëra-tjetrën në fazën e parë, ndërsa në fazat e ardhshme ky rivalitet u zhvendos në një pikë ku mund të punojnë së bashku. Së pari rrëzimi nga ana e Turqisë të një avioni luftarak rus, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke, shkaktoi një krizë të thellë mes dy vendeve, ndërsa si rezultat i diplomacisë reciproke u arrit në konsensus në vitin 2016. Prej asaj dite e këtej mes Turqisë dhe Rusisë po vazhdon një afrim strategjik. Ndërkaq, mbështetja e Rusisë muajt e fundit për regjimin sirian në Idlib, që është një nga bastionet e fundit të opozitarëve në Siri, si dhe sulmet ajrore që i kryen vet, kanë bërë që të vihen në pyetje marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

Natyrisht që marrëdhëniet turko-ruse nuk kufizohen vetëm me Sirinë. Moska duke pretenduar se Turqia nuk i ka përmbushur obligimet e saj për çështjen e Idlibit që burojnë nga Marrëveshja e Soçit, dëshiron t’i eliminojë vetë elementët radikalë në Idlib. Ndërsa Turqia argumenton se sulmet e Esadit duhet të ndalen që ajo të përmbushë përgjegjësitë e saj. Kështu që duket se nuk është e mundur që Turqia të arrijë sukses deri sa të ndalen sulmet në Idlib. Kjo situatë mund të bëjë që të shpërthejë një krizë e re midis Moskës dhe Ankarasë, dhe afrimi midis dy vendeve mund të rihyjë në një periudhë statike.

 

Qeveria turke nënvizon interesat e përbashkëta të dy vendeve në mënyrë që marrëdhëniet e tyre të mos hyjnë përsëri në një krizë. Çështja e parë është çështja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 që i ka afruar të dy vendet më pranë njëra-tjetrës në periudhën e fundit. Ankaraja mendon se duke marrë sistemet e mbrojtjes S-400 përkundër kundërshtimeve të ShBA-së, ajo tregon se sa rëndësi i jep marrëdhënieve me Rusinë. Për më tepër, theksohet partneriteti në fushën e industrisë së mbrojtjes midis Turqisë dhe Rusisë. Nga ana tjetër është duke u kryer një projekt i përbashkët për plotësimin e nevojave të Turqisë për energji, në të cilin Rusia dëshiron të dëshmojë aftësitë e saj në çështjen e energjisë nukleare. Këto dy partneritete do të kontribuojnë gjithashtu në ekonominë e keqe të Rusisë. Për sa i përket energjisë, të dy vendet duket se kanë nevojë për njëra-tjetrën. Turqia është njëra nga klientët më të rëndësishëm të gazit natyror rus. Por, në të njëjtën kohë ka një pozitë të rëndësishme strategjike për dërgimin e gazit rus në Evropë. Pra, ekziston një varësi e ndërsjellë. Turqia është një parajsë e lirë për pushime të turistëve rusë, të cilët ndodhen në vend të parë për nga numri i turistëve që vizitojnë Turqinë.

Edhe pse të dy aktorët kanë mosmarrëveshje, çështja e Sirisë është një nga emërtuesit më të rëndësishëm. Sikur Rusia të shpallë fitore ushtarake në Siri është e vështirë që ajo të vendosë një stabilitet të vazhdueshëm në mungesë të një terreni diplomatik pa Turqinë. Shkaktimi i vdekjeve të më shumë civilëve në Idlib dhe detyrimi i banorëve vendorë në shpërngulje drejt Turqisë nuk është një strategji e mençur e Moskës. Përkundrazi, ajo mund të shkaktojë më shumë kosto për Rusinë. Javët e fundit, ShBA-ja filloi ta shikon këtë si një mundësi dhe bëri disa lëvizje që do të prishnin afrimin turko-rus mbi Idlib. Nivelet më të larta të ShBA-ve deklaruan se do të jenë pranë Turqisë në Idlib. Nëse Turqia dhe Rusia nuk arrijnë në konsensus në lidhje me çështjen e Idlibit do të mund të dalë një tensionim i ri në linjën Ankara-Moskë që do të kthehen kundër afrimit të arritur viteve të fundit. Prandaj, Idlibi është një nga testet më të rëndësishme të marrëdhënieve turko-ruse dhe nuk është e lehtë të zgjidhet. Rusia në mënyrë që t’i vazhdojë marrëdhëniet strategjike me Turqinë duhet të heq dorë nga kërkesat maksimaliste dhe t’i ndalë sulmet e regjimit sa më parë.

Autor: Murat YESILTAS



Lajme të ngjashme