Lufta me prokurë në Libi

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1333830
Lufta me prokurë në Libi

Lufta me prokurë në Libi

Kur filloi rebelimi në Libi kundër Muammar Gaddafit në koniunkturën e krijuar nga Pranvera Arabe në vitin 2011, vende si Franca përfituan nga situata dhe filluan një ndërhyrje ushtarake, ndërsa më pas me ndërhyrjen e NATO-s u krijua një administratë me bazë në Tripoli. Sidoqoftë, si në shembujt e tjerë, stabiliteti politik, ekonomik dhe ushtarak në njëfarë mënyre nuk mund të arrihet në Libi, ndërkaq burimet e pasura të energjisë dhe pozicioni gjeopolitik në Afrikën e Veriut shtoi oreksin e shumë vendeve, ndërsa vendet e Gjirit ishin të shqetësuar nga vendosja e një regjimi demokratik të suksesshëm në Libi.             

Vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Franca që mendojnë se Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila është përcaktuar si një strukturë legjitime nga Kombet e Bashkuara, nuk do t'u shërbejë interesave të tyre, deshën të krijojnë një administratë alternative për Tripoli në Tobruk duke mbështetur gjeneralin puçist Haftar dhe u dhanë pas sundimit “defacto” në vend duke marrë nën kontroll qytete të tilla si Misrata dhe Sirte. Lobit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ato saudite në ShBA, të cilat arritën ta bindin edhe Presidentin amerikan Donald Trump për ta mbështetur Haftarin, krahas të gjitha mbështetjeve ushtarake, madje edhe ndërhyrjes së drejtpërdrejt në luftë, nuk arritën të bëjnë që gjenerali Haftar të vë në dorë kryeqytetin. Ndërkaq Rusia u bë pjesë e kësaj loje duke përfituar nga vakumi i krijuar në Libi dhe ushtria mercenare private ruse "Wagner" filloi të luftojë në radhët e Haftarit.

Ndërkaq Turqia, e cila prej fillimi ishte kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi, bëri ndërhyrje për të balancuar “faktin e kryer” të Francës dhe mbështeti qeverinë qendrore të Tripolit. Ajo u përpoq të kontribuojë në formimin e një qeverie në Libi që mund të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit. Turqia duke punuar ngushtë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar bëri përpjekje për të transferuar në Libi përvojat e saj. Por, kur koalicioni mbështetës i Haftarit filloi me operacionet ushtarake, ajo filloi të mbështesë ushtarakisht qeverinë e Tripolit.

Libia, me të cilën Turqia ka lidhje nga aspekti historik, gjatë periudhës bashkëkohore rriti seriozisht vëllimin tregtar me në krye në sektorin e shërbimeve kontraktuese, ndërsa ka rëndësi jetike për Turqinë posaçërisht nga aspekti gjeopolitik në Mesdheun Lindor. Në këtë kontekst Turqia duke arritur në marrëveshje me Libinë për kufizimin e juridiksionit detar në njërën anë forcoi pozitën e saj në Mesdheun Lindor dhe në anën tjetër me vënien në jetë të marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak vuri në pah përkushtim e saj për të mbrojtur qeverinë legjitime të Tripolit kundër koalicionit pro-Haftar. Sado që Turqia thekson që në Libi nuk është e mundur një zgjidhje ushtarake, ajo është e vetëdijshme për mundësinë e një zgjidhjeje politike duke balancuar qeverinë e Tripolit ushtarakisht kundër koalicionit Haftar.

* Can Acun ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).



Lajme të ngjashme