Një apel i hapur nga figura publike turke kundër vrasjeve të PKK-së

"Mjaft më!" - një thirrje drejtuar terrorizmit të PKK-së, që vazhdon të sulmojë jetën shoqërore, politike, kërcënon të drejtën e qytetarëve për të jetuar e punuar.

Një apel i hapur nga figura publike turke kundër vrasjeve të PKK-së

Organizata terroriste PKK është duke i shtuar sulmet ndaj civilëve në një kohë kur asaj vet po i vjen fundi nga përpjekja efektive (e shtetit). Organizata terroriste organizon sulme ndaj nëpunësve civilë, mësuesve, përfaqësuesve të forcave të sigurisë, figurave publike dhe punëtorëve.

PKK-ja jo vetëm që cenon të drejtën e qytetarëve tanë për të jetuar, por në të njëjtën kohë ajo u grabit atyre edhe të drejtën për të punuar. PKK-ja terroriste ka masakruar punonjës të administratës publike, i ka vrarë punëtorët duke bastisur kantieret e ndërtimit. Terroristët e PKK-së kanë rrëmbyer punonjësit e shëndetësisë duke abuzuar me thirrjet e rreme për ambulancë. Një nënoficer që qëndronte në radhë para degës së bankës për të tërhequr para, një punëtor që ka qenë duke riparuar shinat e trenit, një fshatar që po kulloste bagëtinë e tij, elektricistët që kanë qenë duke ndrequr defektet e rrjetit, - të gjithë kanë rënë në krye të detyrës nga sulmet e PKK-së. Këta terroristë, të cilët tashmë i kishin lyer duart me gjak, martirizuan punëtorët që shkonin në punë me një autobus zyrtar, punonjës të shkollës medresesë, policë që kanë qenë në gjumë.

Organizata terroriste PKK vrau:

-Mësuesen në Batman, Senay Aybuke Yalçin,

-Politikanët e AK Partisë, Orhan Mercan dhe Aydin Ahi,

-4 punëtorë që transportonin makinat e punës në zonën Çobanpinar në Yuksekova, prefektura Hakkari,

-Mësuesin Necmettin Yilmaz, i cili punonte në një shkollë në Siverek të rrethit Sanliurfa,

-Tayyip Fidanin, i cili çonte delet për ti kullotur në fshatin Aslanbasar të Sirnakut,

-15-vjeçarin Eren Bulbul dhe nënoficerin Ferhat Gedik në Trabzon,

-E shumë punëtorë që punonin në kantieret e ndërtimit.

Organizata terroriste PKK masakrimin e punëtorëve e vazhdoi edhe në Dijarbakir. Në sulmin e kryer me eksploziv të improvizuar nga terroristët e PKK-së ndaj një automjeti me punëtorë pylli në rrethinat e qytezës Kulp të Diyarbakirit ranë dëshmorë 7 vetë dhe u plagosë rëndë 10 të tjerë. Si pasojë e një sulmi të pabesë të PKK-së terroriste humbën jetën edhe 7 punëtorë që punonin për të fituar bukën e gojës në fshatin Agaçkorur të varur nga nënprefektura Kulp.

E drejta për të punuar është një nga të drejtat themelore të njeriut, të cilën njerëzit e fitojnë që kur vijnë në jetë dhe pranohet si një pjesë integrale e dinjitetit njerëzor. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të punojnë për të bërë një jetë të ndershme sipas dinjitetit njerëzor. Puna është rregulluar si një e drejtë themelore si në ligjet turke, ashtu edhe në konventat ndërkombëtare. Organizata terroriste PKK ua heq këtë të drejtë punëtorëve duke kërcënuar punonjësit e institucioneve shtetërore dhe atyre të sektorit privat, duke i rrëmbyer dhe i vrarë ata.

Ne, të poshtënënshkruarit kërkojmë të marrë fund menjëherë terrori, i cili nuk i lejon njerëzit të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, mbi të gjitha, të drejtat për jetën dhe punën. Sulmet dhe dhuna ndaj mësuesve, politikanëve civilë, popullatës civile, punonjësve të shërbimeve ujore, shërbimeve rrugore, sektorit të shëndetësisë dhe arsimit nuk janë sulme që marrin në shënjestër vetëm personat e shënjestruar, por të gjithë popullin tonë. Ne e dënojmë dhe mallkojmë vrasjen nga organizata terroriste PKK e punëtorëve dhe civilëve.

Një nga qëllimet e këtyre sulmeve është me sa duket të frikësojë e nënshtrojë nënat, që protestojnë ndenjur para godinës së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në Dijarbakir dhe duan të shpëtojnë bijtë e tyre, të cilët janë në duart e një organizate terroriste.

Ne dënojmë heshtjen dhe mosveprimin përballë këtyre ngjarjeve të organizatave sindikale ndërkombëtare, institucioneve të BE-së, ambasadave dhe organizatave që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat dalin me deklarata sa herë që ndodh diçka në vendin tonë.

Ne duam t'u tregojmë të gjitha sindikatave që mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut; të gjitha dhomave të avokatëve, organizatave, shoqatave e grupeve profesionale, partive politike, shkencëtarëve, gazetarëve, artistëve, organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut që vetëm duke ngritur zërin kundër vrasjeve të shkaktuara nga terroristët e PKK-së mund të jenë objektive.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë në paqe, prosperitet dhe liri në Turqi të kundërshtojnë vrasjet e kryera nga duart e organizatës terroriste PKK.

 

Ali Yalçin

President i Konfederatës “Memur-Sen\Eğitim Bir-Sen”  

Mahmut Arslan

President i Konfederatës “Hak-İş”

Bayram Bozal

Kryetar i Sindikatës “Türk Harb-İş”

Settar Aslan

Kryetar i Sindikatës “Öz Orman-İş”

Semih Durmuş

Kryetar i Sindikatës “Sağlık-Sen”

Mehmet Bayraktutar

Kryetar i Sindikatës “Diyanet-Sen”

Metin Yılancı

Kryetar i Sindikatës “Büro Memur-Sen”

Levent Uslu

Kryetar i Sindikatës “Bem-Bir-Sen”

Hüseyin Öztürk

Kryetar i Sindikatës “Toç-Bir-Sen”

Ömer Budak

Kryetar i Sindikatës “Birlik Haber-Sen”

Hacı Bayram Tonbul

Kryetar i Sindikatës “Enerji-Bir-Sen”

Soner Can Tufanoğlu

Kryetar i Sindikatës “Bayındır Memur-Sen”

Kenan Şerefli

Kryetar i Sindikatës “Ulaştırma Memur-Sen”

Mecit Erdoğan

Kryetar i Sindikatës “Kültür Memur-Sen”

Prof. Şafak Ertan Çomaklı

Rektor i Universitetit “Anadolu”

Prof. dr. Hasan Yücel Başdemir

Pedagog në Universitetin e Ankarasë

Assoc. prof. dr. Muhammet Enes Kala

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” - Ankara

Prof. dr. Musa Kazım Arıcan

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” - Ankara

Prof. dr. Atilla Yayla

Pedagog në Universitetin “Medipol” – Stamboll

Tarkan Zengin

Specialist

Fadime Özkan

Gazetare, “Star”

Dr. İsmail Çağlar

Pedagog në Universitetin “Medeniyet” – Stamboll

Dr. Adnan Küçük

Pedagog në Universitetin e Kirikkale

Dr. Nergis Dama

Pedagoge në Universitetin “Yıldırım Beyazit” – Ankara

Dr. Yakup Ömeroğlu

Lidhja e Shkrimtarëve të Euroazisë (Avrasya Yazarlar Birliği)

Prof. dr. Mehmet Şahin

Politolog

Assoc. prof. Dr. Rahman Ademi

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” - Ankara

Assoc. prof. dr. Iraz Haspolat Kaya

Pedagog në Universitetin e Ankarasë

Avokat Ahmet Akcan

Sekretar i Përgjithshëm, Platforma e Juristëve të Turqisë

Mustafa Kartoğlu

Kryeredaktor i gazetës “Akşam”

Hasan Öztürk

Kryeredaktor i televizionit “Ülke TV”

Prof. dr. Mehmet Öz

Pedagog në Universitetin “Hacattepe” – Ankara

Mehmet Çetin

Shkrimtar

Dr. Necmettin Türinay

Shkrimtar

Merve Şebnem Oruç

Gazetare

İhsan Aktaş

Shkrimtar

Selim Cerrah

Shkrimtar

Prof. dr. H. Aliyar Demirci

Pedagog në Universitetin “Pamukkale”

Prof. dr. Mehmet Evkuran

Pedagog

Dr. Murat Yılmaz

Politolog

Avokat Nuri KARAMAN

Shoqata e Studimeve Juridike, Dega Giresun

İhsan Ayal

Pedagog në Universitetin “Medeniyet” – Stamboll

Dr. Mehmet Sarı

Avokat, Stamboll

Halime Kökce

Gazetare, “Star”

Hale Kaplan Öz

Gazetare, “Star”

Mehmet Acet

Televizioni “Kanal 7”, përfaqësuesi në Ankara

Ersin Çelik

Gazetar “Yeni Şafak”

Dr. Can Ceylân

Pedagog në Universitetin “Medipol” – Stamboll

Prof. dr. Fırat Purtaş

Pedagog në Universitetin “Hacıbayram Veli”, Ankara

Akın Özçer

Shkrimtar

Dr. Cem Korkut

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” – Ankara

Mehmet Tuğrul

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” – Ankara

Dr. Nuri Salık

Pedagog në Universitetin “Yıldırım Beyazit” – Ankara

Mehmet Kurtoğlu

Poet-shkrimtar

S. Burhanettin Kapusuzoğlu

Shkrimtar



Lajme të ngjashme