Çfarë strategjie na duhet për emigrimin (II)?

Turqia përgjatë gjithë historisë ka qenë një vend në të cilin është emigruar dhe nga i cili është emigruar.

Çfarë strategjie na duhet për emigrimin (II)?

Çfarë strategjie na duhet për emigrimin (II)?

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

shkrimin e mëparshëm u shprehëm se Turqia përgjatë gjithë historisë ka qenë një vend në të cilin është emigruar dhe nga i cili është emigruar. Bëmë të ditur se Anadolli është një hapësirë gjeografike që edhe sot e kësaj dite përballet me valë të mëdha emigrimi. Gjithashtu thamë se shpesh herë nënshtetasit dhe bashkëkombësit tanë jashtë shtetit janë detyruar që të braktisin tokat në të cilat jetojnë dhe se disa vende imperialiste dëshirojnë të përdorin veçanërisht bashkëkombësit tanë për të arritur qëllimet e tyre imperialiste. Në shkrimin e mëparshëm ne u shprehëm se përballë këtyre presioneve, disa organizata joqeveritare mbështesin me lehtësi emigrimin në Turqi.

Shkrimin e sotëm le ta vazhdojmë duke i konkretizuar edhe më shumë propozimet tona për strategjinë e emigrimit. Disa prej elementeve themelore të strategjisë së emigrimit janë:

Disa propozime për strategjinë

Mosbraktisja e tokave ku jetohet: E tërë ajo përvojë historike që zotërojmë shpreh atë që njerëzit tanë duhet ti sforcojnë kufijtë e kushteve për të mos i braktisur vendet ku jetojnë. Pasi në çdo rajon të braktisur dobësohet ndikimi edhe i njerëzve tanë, edhe i Turqisë. Me çdo njeri që largohet dobësohet edhe çdo njeri që vazhdon të qëndrojë në ato toka. Këtë gjendje e vëmë re më mirë në Ballkan. Po, ishte shumë vështirë, mbase e pamundur, por nëse do të kishim mbajtur njerëzit tanë në Ballkan, sot ky rajon do të kishte një pamje shumë ndryshe. Mbase për këtë arsye disa dijetarë në Ballkan kishin dhënë ‘fetva’ (vendim ligjor në islam) se emigrimi është ‘haram’. 

Forcimi në vendin ku jetohet: Përparësia e Turqisë duhet të jetë mbajtja me çdo çmim të atyre njerëzve në ato territore me të cilët Turqia ka lidhje të forta historike dhe kulturore dhe jo ti zbrazë këto vende. Për këtë arsye institucionet e Turqisë dhe organizatat joqeveritare në këto rajone duhet të prodhojnë më shumë politika, strategji, projekte dhe bëjnë më shumë përpjekje për të mbajtur njerëzit e mbetur në ato toka. Pra atje duhet nxitur një pjesëmarrje shumë dimensionale nga fusha e ekonomisë në kulturë, nga politika në aktivitetet sportive. Njerëzit tanë jashtë shtetit, që në një farë mënyre kanë lidhje me Turqinë duke siguruar pjesëmarrje dhe duke kontribuar në dimensione të shumta në vendet ku ata jetojnë përfitojnë dobi edhe për veten, edhe për vendin ku jetojnë por edhe për Turqinë.

Hapi më i rëndësishëm që përforcon njeriun tonë që jeton në Perëndim është të marrë nënshtetësinë e atij vendi. Por ne e dimë se shumë nënshtetas tanë i druhen kësaj ose e marrin shumë vonë nënshtetësinë e vendit ku jetojnë. Kur kam qenë Kryetari i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), gjatë vizitës time në një vend të Evropës, më prekën shumë ato që më shpjegoi një prej njerëzve tanë atje nga aspekti i atmosferës emocionale në të cilën ata jetojnë: Ish-kryeministri Prof. Dr. Necmettin Erbakan gjatë një vizite të tij në vitet 1980 u këshilloi atyre të marrin nënshtetësinë e atij vendi. Personi me të cilin po flisja unë më shpjegoi se sa e drejtë ishte kjo këshillë pas dhjetëra vitesh dhe shtoi: “Por në atë ditë u ofenduam sikur ‘hoxhë’ Erbakani të na kishte këshilluar të ndryshonim fenë”. 

Bashkëpunimi i afërt me shtetet përkatëse: Për shkak të çështjes së vendeve të Ballkanit në të kaluarën dhe të Krimesë dhe turqve ujgurë në të sotmen është e natyrshme që të kemi probleme me vendet ku jetojnë njerëzit tanë. Sepse ne nuk mund të jemi shpërfillës ndërkohë që bashkëkombësit tanë vuajnë dhe trajtohen shumë keq. Ne nuk mund të mos shprehemi në lidhje me këto. Krahas kësaj, nga përkeqësimi ose shkëputja e marrëdhënieve tona me vendet në fjalë më shumë do të dëmtoheshin njerëzit tanë atje. Nga përkeqësimi edhe më shumë i marrëdhënieve tona me këto vende mbase përfitojnë më shumë vendet, që kanë synime imperialiste në kurriz të njerëzve tanë. Por Turqia dhe vendi përkatës nuk do të kenë asnjë interes nga kjo. Për këtë arsye, e parë çështja si në aspektin e bashkëkombësve tanë, ashtu edhe të qytetarëve turq që jetojnë në Perëndim ka nevojë për një bashkëpunim intensiv dhe të ngushtë me shtetet ku jetojnë njerëzit tanë për të siguruar kështu forcimin e pozitës së tyre në vendin ku ata qëndrojnë e punojnë. Pra duke bashkëpunuar me këto vende duhen kërkuar dhe gjetur rrugët që njerëzit tanë të japin më shumë kontribut në politikë, jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të vendeve ku jetojnë.

 
 

Masa kundër margjinalizimeve: Disa autoritete, ose më shumë politikanët e vendeve ku jetojnë si shtetasit tanë ashtu edhe bashkëkombësit tanë, fajësojnë një pjesë të njerëzve tanë se janë margjinalë, janë nën ndikimin e strukturave ekstremiste dhe marrin pjesë në aktivitete terroriste. Këto pretendime mund të mos jenë të vërteta. Vendet përkatëse mund të bëjnë akuza të tilla vetëm për strategjitë e tyre. Por për shkak të vështirësive, me të cilat përballen njerëzit, ekziston gjithmonë potenciali për t’u ndikuar nga strukturat margjinale. Për këtë arsye, kundër rreziqeve të tilla, institucionet publike dhe organizatat joqeveritare në ato vende duhet të zhvillojnë punimet e nevojshme.

Turqia, mundësia (zgjidhja) e fundit: Turqia duhet të jetë jo zgjidhja e parë për të emigruar kur njerëzit tanë përballen me vështirësi, por zgjidhja e fundit që duhet t’u vijë atyre në mendje. Për të mos aplikuar në këtë zgjidhje të fundit duhen konsumuar të gjitha rrugët e sipërpërmendura ose që nuk janë përmendur. Kjo gjendje natyrisht kërkon politika shumë strategjike dhe të komplikuara si dhe punë intensive. Kur mendohet për koston e braktisjes individuale dhe shoqërore së hapësirave gjeografike ku ata jetojnë, shpeshherë është e mundur të gjendet një rrugë për t’i mbajtur në vend këta njerëz.

Në dy shkrimet e fundit qëndrova mbi emigrimet që duken më të qëndrueshme. Një strategji e ngjashme, në një masë të caktuar, mund ta them se është e vlefshme edhe për emigrimet në Turqi që duken të përkohshme nga Siria, Irani, Iraku, Egjipti, Libia e Afganistani ose për emigrimet që e përdorin Turqinë si një vend tranzit. Por në të dyja situatat, nëse ka një kërcënim për jetën, Turqia nuk sillet kurrë si një vend Perëndimor ose si një vend i Evropës. Turqia nuk i braktis në vdekje njerëzit që janë strehuar tek ajo. Në kundërshtim me perëndimin dhe civilizimin e tij, përgjatë gjithë historisë Turqia me çfarëdolloj çmimi, është bërë shpresa, porta e  fundit e njerëzimit, zëri i ndërgjegjes dhe emri i dytë i shpëtimit. Ky është kuptimi dhe ndryshimi përgjatë gjithë historisë i Turqisë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian si në të sotmen ashtu edhe në të kaluarën, edhe pse të tjerët nuk e kuptojnë këtë. 

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara



Lajme të ngjashme