FETO: Rrjeti tradhtar global

Vendet “lojëbërëse” si Turqia, nuk lihen të qeta nga ana e fuqive globale

FETO: Rrjeti tradhtar global

FETO: Rrjeti tradhtar global

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Jemi në 3-vjetorin e martirizimit të 251 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016. Anëtarët e FETO-s, të vendosur fshehtazi në të gjitha institucionet strategjike të Turqisë si: siguri, shërbim informativ (inteligjencës), legjislativ, etj. kishin tentuar të bëjnë grushtshteti duke përdorur institucionet i që kishin ‘kapur’, avionët e tanket e shtetit, dhe duke bombarduar kombin tonë, Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Kompleksin Presidencial. Me kalimin e kohës vihet re edhe më mirë se çfarë kërcënimi është FETO për Turqinë dhe botën. Dëshiroj të shprehem për kërcënimin e FETO-s në nivel global dhe masat që duhen marrë.   

 

Dimensioni global i FETO-s dhe gjendja aktuale

Vendet “lojëbërëse” si Turqia, nuk lihen të qeta nga ana e fuqive globale. Gjermania e sotme udhëhiqet me një sistem dhe rregull që i është diktuar asaj pas Luftës II Botërore. Edhe Turqia prej vitesh udhëhiqej prej regjimeve tutelë. FETO është një tutelë e re e prodhuar për Turqinë pas luftës së ftohtë. Po të vëmë re rëndësinë e Turqisë për shkak të hapësirës gjeografike dhe historisë së thellë të saj, FETO është një projekt rajonal tutele i përgatitur nëpërmjet Turqisë. E parë nga aspekti i suksesit për t’u fshehur dhe shtënies në dorë të sistemit në vendet ku ka shkuar duke hyrë në çdo lloj identiteti, FETO është kthyer në një organizatë tutelë globale. 

Në 3-vjetorin e 15 korrikut diskutohet nëse FETO-ja ka marrë fund apo jo. Duke qenë se është një organizatë terroriste e themeluar mbi fshehjen (maskimin) dhe mashtrimin e njerëzve dhe nuk del haptazi në shesh, është e vështirë që të themi diçka të qartë. Por duke qenë se tashmë është parë maska e kësaj organizate, në Turqi është reduktuar në një masë të madhe kapaciteti keqbërës i FETO-s.

Tashmë në Turqi bëhet fjalë për një ndërgjegjësim të qartë ndaj FETO-s. Këtej e tutje FETO nuk është një kërcënim i madh nga aspekti i kapacitetit keqbërës si organizatë, por përbën një kërcënim të madh nga aspekti i kapacitetit vetjak për terrorizëm i anëtarëve të kësaj organizate. Ashtu siç u shpreha edhe më lart, vende si Turqia do të kërkohet të mbahen gjithmonë nën tutelë. Për këtë arsye, do të bëhet gjithmonë fjalë për mundësi të ngjashme me FETO-n, si elemente të tilla tutele.

FETO faktikisht është ende një kërcënim i madh në arenën globale.

Organizata si FETO, PKK, DAESH janë organizata të përdorshme për aktorët globalë. Në botën e sotme ka ndryshuar cilësia e luftërave. Edhe luftërat biologjike, insektet me gjenetikë të ndryshuar, janë një lloj i ri elementi lufte. Krahasuar me PKK-në dhe DAESH-in, FETO-ja është shumë më efektive si një organizatë (terroriste) me gjenetikë të ndryshuar, pasi ajo është implikuar në më shumë se 150 vende. Në këtë kuadër, për organizatat e shërbimit informativ që e mbështesin, FETO-ja është shumë e dobishme. Në kundërshtim me insektet biologjikë të prodhuar, (anëtarët e FETO-s) nuk janë aktivë vetëm në natyrë, por janë aktivë në qendër të vendit, shërbimin informativ, në organet e sigurisë, në legjislativ dhe institucionet strategjike të vendit.

Nga ana tjetër, në vendet ku është aktive, shpesh FETO-ja nuk njihet me fytyrën e saj të vërtetë, por mendohet se ajo është një strukturë civile, fetare. Këto vende, nuk janë të vetëdijshme se ashtu si insektet biologjike ose aparatet, FETO-ja kryesisht përcjell informata në dëm të vendeve ku ajo ndodhet. Kurse nga aspekti i Turqisë, pas tentativës së dështuar ata përpiqen ta dëmtojnë atë në bashkëpunim me të majtën ekstremiste, PKK-në, qarqet armene që janë kundër Turqisë.

Çfarë mund të bëhet? 

Në nivel global: Shërbimet e inteligjencës së vendeve që punojnë me FETO-n mund të mendojnë se programi tradhtar do të punojë vetëm në përputhje me vendet e tyre. Mund të mendojnë se po përdorin FETO-n, por kjo organizatë terroriste përbën një kërcënim edhe për shërbimet informative të vet këtyre vendeve. Si mund të mendohet që një organizatë terroriste që nuk ka besnikëri ndaj familjes së saj, vendit dhe shoqërisë nga ka dalë, të jetë besnike ndaj këtyre vendeve?

Turqia më 15 korrik 2016 i tregoi tërë botës se si bëhet rezistencë ndaj një tentative. Ajo tregoi në një mënyrë shumë të mirë se si mbrohet demokracia, vullneti kombëtar, liritë dhe shoqëria civile. Turqia mund të bashkëpunojë për të ndarë këtë eksperiencë me Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe organizatat e institucionet e tjera ndërkombëtare, si dhe organizatat civile ose zyrtare që kanë për qëllim mbrojtjen e demokracisë, shoqërisë civile dhe liritë e vendit të tyre. Turqia mund të zhvillojë programe së bashku me këto organizata. Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, si një kuvend veteranësh, mund të organizojë ndarjen e çmimeve në nivel global “15 Korriku, vullneti kombëtar”.

Ndaj vendeve ku vepron FETO: Turqia zhvillon një veprimtari aktive kundër kësaj organizate terroriste, veçanërisht në fushën e arsimit. Por në pikën e arritur, në shumë vende ku ajo vepron, FETO ka marrë kontrollin e shumë pikave strategjike dhe në disa vende është kthyer në pikën që kontrollon tërësisht këto vende. Edhe pse këto vende nuk janë të vetëdijshme, duhen vazhduar me insistim përpjekjet për të siguruar evidentimin e dimensionit kërcënues, në të cilin ndodhen këto vende.

Në nivel shtetëror, shërbimit të inteligjencës dhe institucioneve publike: presidenti ynë vazhdon në mënyrën më të fuqishme përpjekjen kundër FETO-s. Edhe institucionet e tjera publike mund të rrisin punimet e informimit dhe paralajmërimit ndaj homologeve të tyre se FETO nuk është kërcënim për Turqinë, por faktikisht është kërcënim për vendet e tyre.   

Universitetet/institutet e mendimit/intelektualët: Nuk kanë mundur të shpjegojnë fazat se pavarësisht zhvillimit të Turqisë, një njeri i thjeshtë si mund të shndërrohet për vendin e vet në një ‘mankurt('skllav i pavetëdijshëm', sipas legjendës kirgize “Epopeja e Manasit”) brenda një organizate kulti, si mund të bëjë çfarëdolloj të keqeje me një besim të çoroditur. Nuk kanë mundur të prodhojnë një program-antivirus për ata që janë infektuar nga kjo organizatë. Shkencëtarë dhe njerëz të fesë nga universitete e institute mendimi të vendeve të ndryshme mund të bëjnë punime për ta prodhuar këtë program. Universitetet dhe institutet e mendimit të Turqisë, mund të ndajnë raporte të përbashkëta, mund të mbajnë aktivitete dhe mbledhje pune me homologët e tyre në vendet ku veçanërisht FETO-ja është aktive.

 

Veçanërisht intelektualët, individët e thjeshtë duhet të vlerësojnë më shumë se çfarë organizate është FETO-ja dhe duhet t’u japin përparësi punimeve informuese që do të bëjnë emrat civilë në lidhje me FETO-n.

Veprimtaritë e informimit/rikujtimit nga ana e medias: Veçanërisht shoqëri si tonat kanë tendencën të harrojnë. Në mënyrë që eksperienca të tilla të dhimbshme të mos përsëriten më, duhen bërë aktivitete për t’u përcjellë brezave të ardhshëm eksperiencën e deritanishme. Në këtë aspekt mund të çelen muze të tradhtisë së FETO-s në vendet ku pati më shumë dëshmorë. Mund të përgatiten ekspozita portative që demaskojnë tradhtinë e FETO-s. Në këto muze dhe ekspozita mund të shpjegohet heroizmi i bërë atë ditë nga njerëzit e thjeshtë (dëshmorët), historia e shkurtër e jetës së tyre, objekte personale të veçanta të tyre, ndjenjat e bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve. Këto ekspozita mund të hapen edhe jashtë shtetit. Veçanërisht mund të organizohen në kohë të caktuara në përfaqësitë e jashtme. Mund të sigurohet që këto muze të vizitohen nga ata që vijnë nga jashtë shtetit.

Turqia, duke paguar një çmim shumë të rëndë në lidhje me FETO-n, duke dhënë dëshmorë, mësoi një ndërgjegjësim të vyer në lidhje me organizatën terroriste më tinëzare të historisë. Ajo e eliminoi në një masë të madhe këtë kërcënim për vendin e saj. Aktivitetet e sipërpërmendura janë të nevojshme jo për Turqinë, por për vendet e tjera, për njerëzimin. Turqia mundohet që çmimin e rëndë që pagoi, dhimbjen dhe tradhtinë me të cilën u përball të mos e përjetojnë edhe vendet e tjera. Uroj që përpjekja e Turqisë të vihet re në kohë nga miqtë dhe vendet e interesuara përpara se ta paguajnë shtrenjtë.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara



Lajme të ngjashme