Sot është 3-vjetori i tentativës së FETO-s për grushtshteti në Turqi

Kanë kaluar 3 vjet nga përpjekja e pabesë e organizatës terroriste FETO për të bërë grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, duke martirizuar 251 dhe lënë veteranë 2 mijë e 194 njerëz.

15 Temmuz_İstanbul.jpg
15 Temmuz Kahramanlık Destanı 9.jpg
15 temmuz, tank.JPG
15 temmuz.jpg
15 temmuz askeri darbe girişimi.jpg

Kanë kaluar tre vite nga tentativa e pabesë e organizatës terroriste FETO për grushtshteti në Turqi.

Ankaraja ishte baza qendrore e ngjarjeve në planin tradhtar të FETO-s, e cila synonte të mënjanonte pushtetin demokratik dhe që tentoi ti realizojë këto synime të pabesa në përpjekjen e saj për të bërë grusht shteti më 15 Korrik të vitit 2016 duke martirizuar 251 vetë dhe lënë veteranë 2 mijë e 194 njerëz.

Në këtë tentativë për grusht shteti morën pjesë mbi 8 mijë personel ushtarak pjesëtar i FETO-s që kishin depërtuar në radhët e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe mbështetës të aktivitetit të kësaj organizate, si dhe u përdorën 35 avionë, përfshi edhe reaktivët luftarakë, 3 anije, 37 helikopterë, 246 mjete të blinduara nga të cilat 74 ishin tanke dhe rreth 4 mijë armë të lehta. Kjo tentativë ka zënë vend si një njollë e zezë në historinë e Republikës së Turqisë.

Në 15 korrik 2016 kryeqyteti turk (Ankara), ku ndodhet edhe baza ajrore “Akinci”, e cila ishte qendra e drejtimit të përpjekjes, përjetoi një natë të “zezë”.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Fahri Kasërga (Fahri Kasırga) dhe shumë gjeneralë, në mesin e të cilëve edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Hulusi Akar u morën dhe u mbajtën me forcë nga puçistët në datën kur ndodhën ngjarjet.

Avionët luftarakë që fluturonin shumë ulët në qiellin e qytetit bombarduan Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Kompleksin Presidencial, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe TURKSAT-in.

Tanket dhe mjetet e blinduara, që gjendeshin në shumë reparte në vende të ndryshme të qytetit, dolën jashtë kazermave ushtarake.

Kurse në Stamboll puçistët morën në shënjestër zonat strategjike të qytetit. Fillimisht rreth orës 22.00 ata bllokuan në një krah për trafikun dy urat që lidhin pjesën aziatike me atë evropiane të qytetit. Pastaj hapën zjarr mbi popullin civil që ishte mbledhur sipër urës.

Në shkollën e mesme ushtarake “Kuleli” u dha alarmi dhe kamionët ushtarakë u nisën në drejtim të urës së Bosforit (Boğaziçi Köprüsü) dhe urës së Sulltan Mehmet Fatihut (Fatih Sultan Mehmet Köprüsü) dhe vendin e quajtur Kandilli-Beykoz. Disa këmbësorë që ishin duke kaluar para shkollës u zaptuan nga puçistët.

Ndërkohë që një grup puçistësh tentoi të hyjë në godinën e Prefekturës së Stambollit, një grup tjetër kërkoi të marrë kontrollin e aeroportit ndërkombëtar “Ataturk” të qytetit.

Pasi zaptuan kullën e kontrollit puçistët ndërprenë të gjitha fluturimet. Duke bërë fluturime në lartësi të ulët mbi aeroport avionët reaktivë F-16 penguan avionët e pasagjerëve të uleshin dhe ngriheshin.

Ndërkohë që gjithkush përpiqej të kuptonte domethënien e këtyre lëvizjeve ushtarake, kryeministri i kohës, Binali Jëlldërëm (Yıldırım) në orën 23.02 u lidh në transmetim direkt me kanalet televizive dhe tha se qeveria qëndronte mbi mundësinë e një orvatjeje. “Ata që kanë marrë pjesë në këtë veprim të paligjshëm do ta paguajnë në mënyrën më të rëndë”,- ishte shprehur Jëlldërëm në këtë lidhje direkte.

Ndërkohë që helikopteri me puçistë po qëllonte me breshëri mbi Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), një grup tjetër i tyre nga Regjimenti i Gardës së Presidencës shkoi në radiotelevizionin publik TRT dhe në orën 00.13 lexoi me forcë komunikatën e grushtit të shtetit.

Në orën 00.24 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u lidh me televizionin “CNN Türk”. “Fatkeqësisht ky zhvillim është orvatja e një grupi pakicë brenda Forcave të Armatosura Turke dhe është një lëvizje e strukturës paralele, që dihet se kush është, e nxitur dhe e përdorur nga ‘mendja sipërore’.

Populli iu përgjigj thirrjes së Erdoanit për të mbushur sheshet dhe për të qëndruar përballë puçistëve.

Në të katër anët e vendit, kryesisht në kryeqytetin e vendit Ankara dhe në Stamboll, qytetarët dolën në rrugë e sheshe për t’i dalë për zot demokracisë. Ata u ngjitën mbi tanke duke mos pyetur për jetën e tyre, qëndruan para grykës së topit dhe e shpartalluan tentativën tradhtare të grushtit të shtetit.

Qytetarët rezistuan me heroizëm në këto ngjarje, që vazhduan deri në orët e drekës së ditës së nesërme.

Kur e kuptuan se tentativa e grushtit të shtetit po dështonte, në orët e para të mëngjesit ushtarakët dolën nga selia e Shtabit të Përgjithshëm dhe nisën të dorëzohen tek forcat e policisë. Brenda një kohe të shkurtër efektivët e forcave speciale të policisë hynë në kazermën e Shtatmadhorisë.

Kryeministri Binali Jëlldërëm në deklaratën që bëri të nesërmen në orën 12.57 në selinë e Kryeministrisë, në pallatin “Çankaya” njoftoi shtypjen plotësisht të kësaj tentative.

Rezistenca dhe qëndrimi i vendosur që demonstroi populli turk anembanë vendit përballë kësaj tentative për grushtshteti hyri në histori si “Fitorja e demokracisë, epopeja e madhe e popullit”.



Lajme të ngjashme