Zgjedhjet e 2019-s: A ishte Turqia diktaturë?

Zgjedhjet e fundit vendore në Turqi, të filluara në vitin 1840 dhe të 19-ta të periudhës së Republikës, u mbajtën më 31 mars 2919.

Zgjedhjet e 2019-s: A ishte Turqia diktaturë?

Zgjedhjet e 2019-s: A ishte Turqia diktaturë?

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Zgjedhjet e fundit vendore në Turqi, të filluara në vitin 1840 dhe të 19-ta të periudhës së Republikës, u mbajtën më 31 mars 2919. Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)] mori 51,6% të votave ndërsa Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: mori 37,5% të votave. Ndërsa sipas rezultateve jozyrtare, votat e marra në bazë partish, të krahasuara me zgjedhjet vendore të vitit 2014 janë si më poshtë: AK Parti në vitin 2014 kishte marrë 43,1% duke u rritur në këto zgjedhje në 44,3%, kurse numri i bashkive të mëdha (metropol dhe bashki) nga 48 ra në 39. Ndërkaq CHP nga 26,6% i ka rritur votat në 30,1% dhe numrin e rretheve/provincave ku ka fituar nga 14 e ka rritur në 21. Përqindja e votave të MHP-së nga 17,8% ka rënë në 7,3%, por numri i rretheve/provincave nga ku ka nxjerrë kryetar nga 8 që ishte në vitin 2014 është rritur në 11. Kurse përqindja e votave të HDP-së (bashkë me partinë BDP) nga 6,2% në zgjedhjet e mëparshme, në zgjedhjet e 31 marsit ra në 4,2%, gjithashtu kjo parti ka shënuar rënie edhe në numrin e kryetarëve të bashkive që ka nxjerrë këtë vit.

Mirëpo cila është domethënia e këtyre rezultateve. Në programin tonë të kësaj jave dëshiroj të qëndroj në domethënien në nivel global dhe kombëtar të rezultatit të zgjedhjeve vendore në Turqi.

Ata që humbën më shumë nga zgjedhjet, janë ata që thoshin “Turqia është diktaturë”.

Pavarësisht se ishin zgjedhje vendore, vihet re se media ndërkombëtare tregoi shumë interes për zgjedhjet e Turqisë. Një prej arsyeve të rëndësishme të kësaj, është se ndërkohë që ne shkruajmë këto rreshta, duket se qeverisja e disa qyteteve të mëdha si Ankaraja e Stambolli kanë “ndërruar zot”. Disa media globale dhe politikanë, duket se e kanë bindur aq shumë veten e tyre për imazhin e një Turqie, të cilën e akuzojnë për autoritarizëm dhe diktaturë, saqë janë të habitur se sipas rezultateve të zgjedhjeve, është shumë normale që të ndryshojë udhëheqja në disa qytete. Ndërkohë që në Turqi, ku zgjedhjet vendore zhvillohen prej 180-vjetësh, kjo gjendje nuk ka shkaktuar ndonjë habi të ekzagjeruar, disa media dhe liderë perëndimorë, të cilët e shohin Turqinë brenda një globi të qelqtë që ata kanë krijuar, e kanë të vështirë t’i kuptojnë rezultatet. Deklaratat propagandistike të këtyre palëve ndaj Turqisë kanë dalë përsëri blof. Nga ky aspekt, ata që kanë pësuar humbjen më të madhe janë grupet që e akuzojnë Tajip Erdoanin (Tayyip Erdoğan) për diktaturë.

A ka parti komuniste në vende të tjera? Nëse ka, a fitojnë ato në zgjedhje? Nuk e di. Në këto zgjedhje, në rrethin Tunxheli (Tunceli) fitoi kandidati i Partisë Komuniste të Turqisë (TKP). Madje kjo fitore erdhi pavarësisht kërcënimeve të organizatës separatiste terroriste PKK dhe presionit të HDP-së. Edhe kjo gjendje është një provë tjetër se në Turqi nuk funksionojnë halucinacionet që ata kanë krijuar, por për ata që duan të shohin të vërtetën Turqia ka një demokraci që funksionon mirë. 

AK Parti: Sukses dhe paralajmërim

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me 44,3% të votave ka fituar zgjedhjet e 15-ta në të cilat ka marrë pjesë, që kur është themeluar. Një forcë politike, që qëndron në pushtet që prej vitit 2002 dhe pavarësisht krizës së fundit ekonomike, ka rritur 1% të votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ky është një sukses i madh. E krahasuar me 52,3% të votave të marra në zgjedhjet presidenciale më 24 qershor 2018, Aleanca Popullore ka humbur vetëm 0,7% të votave. Pavarësisht rritjes së përqindjes së votave në rang vendi, AK Parti ka humbur në disa qytete të mëdha. Presidenti, i nderuari Erdoan, në Fjalimin e Ballkonit (fjalimi tradicional që Erdoan mban nga ballkoni i selisë së partisë pas zgjedhjeve), tha se do ti shqyrtojnë shkaqet e kësaj gjendjeje dhe do të nxjerrin mësimin e duhur.  

Partia opozitare në mazhorancë, CHP i ka rritur votat sipas zgjedhjeve vendore të mëparshme. Por gjithsesi kjo parti ka marrë më pak vota se sa 30,6% e votave që mori kandidati i saj Muharrem Inxhe (Muharrem İnce) gjatë zgjedhjeve presidenciale. Ajo që duket e suksesshme nga aspekti i CHP-së është rritja e votave në disa qytete dhe fitorja në këto rrethe. E parë nga aspekti i kandidatëve në qytetet si: Ankara, Stamboll dhe Antalie (Antalya), ku janë shtuar votat e CHP-së, këta emra nuk janë emra që vijnë nga tradita klasike e CHP-së. Reagimi i CHP-së pse Tajip Erdoani këndoi surenë “Fatiha” nga Kurani pasi fitoi zgjedhjet në vitin 1994, është ende në memorie. Në këto zgjedhje, një prej pamjeve që do të mbesë më shumë në mendje është këndimi i “Jasinit” (surja e 36-të e Jasinit) nga ana e kandidatit të CHP-së për Stambollin. Një CHP, që përqafon më shumë shoqërinë dhe vlerat e Turqisë, është një arritje për vendin. Ky është një rezultat i natyrshëm i sistemit presidencial dhe aleancave zgjedhore. Këto sisteme, në vend të ekstremizmit dhe tensioneve hapin dyert për emra më me bonsens. 

Pavarësisht HDP-së, zgjedhës kurdë që thonë Turqi jo “Kurdistan”

HDP, ashtu si gjithmonë, përpara zgjedhjeve përdori përsëri një gjuhë diskriminuese e polarizuese. Ajo u shpreh se zgjedhësi i vet do të votojë për “Kurdistanin”. Në zgjedhje HDP humbi zgjedhjet në 4 qytete që i shihte si fortesat e veta.  Shërnaku (Şırnak), Aërëja (Ağrı) dhe Bitlis i kaluan AK Partisë, ndërsa Tunxhelija TKP-së. Zgjedhësit kurdë në lindje dhe juglindje të vendit vunë edhe një herë në shesh vullnetin për të ecur bashkë me Turqinë dhe bënë të ditur se nuk duan të shihen si të ishin një pronë me tapi e HDP-së. Këto rezultate treguan se zgjedhësi kurd nuk ka reagim ndaj aleancës AK Parti-MHP dhe mund të vlerësohet se është i kënaqur nga shërbimet e administratorëve të emëruar.

 

A është rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje kërkesë për identitetin e partisë në fletët e votimit?

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore në Turqi është aq e lartë sa nuk mund të krahasohet me pjesëmarrjen në vendet e tjera demokratike, veçanërisht në ato perëndimore. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 84%. Por në krahasim me 89% pjesëmarrje në zgjedhjet e mëparshme, vihet re një rënie prej 5% dhe kjo është një shifër domethënëse. Në këtë rënie relative të pjesëmarrjes mund të ketë ndikuar moshyrja në zgjedhje me identitetin e vetë partive, por me atë të aleancës (zgjedhore). Një pjesë e zgjedhësve mbase e kanë pasur të vështirë që t’ia japin votën një partie tjetër në vend që t’ia japin votën partisë, të cilën e votojnë për dhjetëra vite. Për këtë arsye, nëse në zgjedhjet e ardhshme do të bëhen aleanca, duhet të konsiderohen sisteme aleancash, që i lejojnë partitë politike të marrin pjesë në garë me fletëvotimi, që përmbajnë identitetin dhe emblemat e tyre.

Një rezultat tjetër i zgjedhjeve është përçarja e votave të MHP-së, forcë politike që në zgjedhjet e 2014-s mori 17,8% të votave. Pavarësisht se në këto zgjedhje kjo parti mori 7,3% të votave, ajo e rriti numrin e kryetarëve të bashkive në rrethe nga 8 në 11, kurse përkundrejt kësaj, Partia IYI, e cila mori 7,4% të votave, nuk fitoi në asnjë rreth. Ndërkaq Partia Saadet (Lumturia) në të dyja zgjedhjet ka marrë 2,7% të votave.

Si përfundim, për sa i përket kutisë së votimit, ashtu si gjithmonë, ajo që fitoi edhe një herë është demokracia jonë, është Turqia. Shpresojmë që këto rezultate të shërbejnë në hapjen e syve të atyre që e shohin Turqinë me sy të verbër.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara



Lajme të ngjashme