Koment - Përvjetori i krizës së Gjirit dhe pozita e Turqisë

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara...

Koment - Përvjetori i krizës së Gjirit dhe pozita e Turqisë

*Can ACUN

Jo më larg se para një viti i dëshmuam një fushate mediatike të filluar me hackimin e faqes së agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit dhe me publikimin e disa reportazheve të rreme të Emirit të Katarit. Kjo fushatë mediatike me kalimin e kohës u kthye në fushatë me objektiv të drejtpërdrejtë Katarin që edhe sot udhëhiqet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabia Saudite, ndërsa mbështetet nga ShBA-ja. Ky koalicion rrethoi në kuptim të plotë të fjalës Katarin nga aspekti ushtarak. 

Nëse shikojmë në kohën kur filloi kriza e Katarit do të shohim se kjo ndodhi menjëherë pas pjesëmarrjes së Presidentit amerikan Donald Trump në një mbledhje ndërkombëtare që u organizua në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite më 21 mars 2017. Në këtë kontekst Muhammed Bin Selman, i njohur edhe si Muhammedi i 2-të dhe Bin Zayed u vënë në veprim, pas marrjes së mbështetjes së Trumpit. Në vizionet e reja rajonale të formuara me Izraelin, ata Katarin e shihnin si kërcënim serioz dhe bënë çdo gjë për ta eliminuar këtë kërcënim. Mbështetja e Katarit së bashku me aktorët tjerë siç është Turqia e Pranverës Arabe, procesit të ndryshimit dhe rezistencës në rajon, krahas fuqisë ekonomike në objektiv mori edhe fuqinë mediatike katarase. Mirëpo nëse i bëjmë një analizë një viti që lamë pas, atëherë shohim se çdo hap i hedhur kundër Katarit ka dështuar. Katari me mbështetje dhe mundësitë që ofruan aleatët e afërt siç është Turqia dhe me diplomaci të matur që ndoqi bëri që të gjitha hapat e hedhura kundër tij të dështojnë. Si përfundim shohim se edhe qëndrimi i ShBA-së ka filluar të ndryshojë plotësisht. Sanksionet që Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë vënë në zbatim ndaj Katarit është kthyer në një barrë nga aspekti i tyre.

Turqia ishte në objektiv së bashku me Katarin

Njëra prej kërkesave të koalicionit që mori në objektiv Katarin ishte edhe mbyllja e bazës ushtarake turke në këtë vend dhe dhënia fund e marrëveshjeve ushtarake që vazhdojnë mes dy vendeve. Sipas mendimit tim kjo ka dy arsye. E para, pa mbështetjen ushtarake të Turqisë, Katari do të ishte objektiv shumë më i lehtë, ndërsa edhe me marrëveshjet e nënshkruara mes ushtrive të Katarit dhe Turqisë për trajnime ushtarake, ushtria e Katarit do të bëhet aktor më i fortë përballë tyre. Ndërkaq arsyeja e dytë ishte se edhe prania ushtarake dhe politike e Turqisë në këtë rajon shihej si kërcënim nga aspekti i politikës rajonale të Muhammedit dhe Izraelit. Kështu që ata bënë përpjekje për të eliminuar apo për të dobësuar aktorët, të cilët do ti sfidonin gjatë përpjekjeve të dizajnimit të territoreve islame duke filluar prej Palestinës e deri tek Katari. Natyrisht se Turqia dhe Katari refuzuan plotësisht këto kërkesa dhe vazhduan marrëdhëniet e tyre ushtarake në interes të përbashkët. Në dështimin e hapave të hedhura kundër Katarit rol të rëndësishëm luajti edhe politika efektive që ndoqi Turqia. Ajo beson se në objektiv është marr më shumë nga Emiratet e Bashkuara Arabe se sa nga Arabia Saudite. Në të vërtet janë shumë tregues që tregojnë këtë. Në postat elektronike të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Yusuf Al-Uteybe, të cilat u publikuan në shtyp, para syve shfaqin fushatën kundër Turqisë, që Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillojnë në pothuajse çdo platformë. Duket shumë qartë se Emiratet e Bashkuara Arabe duke bashkëpunuar me Izraelin dhe aktorët tjerë në objektiv kanë marrë interesat e Turqisë në një territor të gjerë duke filluar prej Libisë e deri në Somali e Siri. Natyrisht se Turqia nuk i kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë lojërave të pista të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat duke dhënë ryshfet, korruptuar personat, madje duke siguruar mbështetje për disa organizata terroriste punojnë kundër Turqisë. Por, ajo i kundërpërgjigjet kur dëshiron në gjuhën të cilën e kuptojnë Emiratet, ashtu siç ndodhi edhe në ngjarjet e jetuara në Somali. Turqia me institucionet politike dhe ushtrinë e saj është një vend rrënjësor, një aktore efikase në rajonin e saj, është një vend që ndodhet në terren në Irak dhe Siri për vendosjen e sigurisë dhe paqes në rajon, është një vend që krahas Katarit përforcon praninë ushtarake edhe në Somali. Ndërkaq duket se me rolin që luan në çështjen e Jerusalemit, Turqia do të luftojë për të mbrojtur interesat e botës islame dhe të drejtat e popujve të shtypur.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.  



Lajme të ngjashme