Koment – Vendim në formën e revolucionit për punëtorët e nënkontraktuar

Ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zhylide Sarëerollu dha sinjale për hapat serioze, që do të përbëjnë ndryshime dhe rinovime gjithëpërfshirëse në jetën e punës.

Koment – Vendim në formën e revolucionit për punëtorët e nënkontraktuar

Ministrja e  Punës dhe Çështjeve Sociale, Zhylide Sarëerollu (Jülide Sarıeroğlu), me deklaratën e bërë disa ditë më parë në lidhje me rregullimet e reja që do të bëhen për punëtorët e nënkontraktuar, dha sinjale për hapat serioze, që do të përbëjnë ndryshime dhe rinovime gjithëpërfshirëse në jetën e punës. Punësimi i punëtorëve të nënkontraktuar në sektorin publik, që vinte shpesh herë në rendin e ditës, si pasojë e problemeve dhe shqetësimeve që përjetohen prej vitesh, tashmë nuk do të ekzistojë më. Sipas dëshirës së punëdhënësve në sektorin publik dhe privat për t’ia dhënë një pjesë të punës së caktuar firmave të ndryshme, kompanitë kontraktuese ndërmjetësonin duke gjetur punëtorë të nënkontraktuar për të përmbushur punën në fjalë. Në këtë gjendje, edhe pse këta punëtorë merreshin në detyrë për të punuar në oborret ose mensat e një institucioni, kushtet e punës dhe pagat përcaktoheshin nga kompanitë nënkontraktuese. 

Në këtë aspekt, këta punëtorë (edhe pse punonin aty) nuk kishin asnjë lidhje me institucionin publik ose privat për të cilin punonin dhe nuk kishin të drejtë të përfitonin asnjë gjë nga zbatimet e këtyre institucioneve.  Por me rregullimet e reja që do të ndërmerren parashikohet që punëtorët e nënkontraktuar të varen direkt nga institucioni për të cilin punojnë.

Nga 850 mijë punëtorë të nënkontraktuar që do të kalojnë në kuadro me këtë lloj zbatimi, 450 mijë prej tyre do të merren direkt në kuadro. Në kuadër të udhëheqjes qendrore, punëtorët që punojnë në institucionet që administrohen me buxhet të përgjithshëm, institucione kontrolluese, Institucionin e Sigurisë Sociale (SGK), Agjencinë Turke të Punësimit (ISKUR) do të kalojnë direkt në statusin e nëpunësit (4B). Pra të gjithë nënshtetasit që janë të nënkontraktuar në këto institucione do të merren në kuadron e vazhdueshme të punës. Së bashku me këtë, tek këta punonjës nuk do të vendosen kushte për moshën, arsimin dhe nuk do të bëhet diferencim në punën e vërtetë që ata bëjnë. Numri i punëtorëve me këto kritere, tani për tani, është rreth 450 mijë. Këtej e tutje, kompanitë që kanë punësuar punonjës të nënkontraktuar në bashki dhe administrata private të rrethit, do të dalin jashtë funksionit dhe punëtori do të bëhet personel i përhershëm. Faktikisht mund të themi se të gjitha kompanitë kontraktuese do të dalin jashtë funksionit.

Ndërkaq gjendja e punonjësve sezonalë është një nga fushat e tjera të rëndësishme që do të zbatohen këto rregullime. Ndërkohë që koha e punës së këtyre punëtorëve llogaritet 5 muaj e 29 ditë duke u zgjatur edhe 4 muaj të tjerë, koha e punësimit të tyre do të jetë 9 muaj e 29 ditë. Kështu që kërkesat e punëtorëve sezonalë për zgjatjen e periudhës së pagës do të realizohen me hyrjen në zbatim të këtij vendimi.

Në ditët tona punësimi i punëtorëve të nënkontraktuar është përhapur shumë dhe për disa kompani është një mënyrë ideale. Ndërkohë që në sektorin publik veçoria e nënkontraktimit vihet re më shumë në sektorë të tillë si ai i shëndetësisë, energjisë dhe atij bankar, në sektorin privat mund të themi se në këtë çështje aktivitetet janë shumë të përhapura. Por nuk duhet harruar se këtu problemi kryesor buron nga fakti që këto firma (kontaktues) nuk sigurojnë pagën e përshtatshme dhe sigurinë sociale të nevojshme për punëtorët e nënkontraktuar që punojnë për kompanitë e sipërpërmendura.

Në sistemin e nënkontraktimit duket qartë që nuk ka një disiplinë pune të bazuar në besimin ndërmjet punëtorit dhe punëdhënësit. Për tu marrë produktivitet nga ky sistem  punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet më të përshtatshme të punës për punëtorin. Por për fat të keq, nëse do të shihnim zbatimet aktuale, vëmë re se në Turqi ky sistem nuk funksionon në mënyrë produktive. Pasi punëtorët e nënkontraktuar, në të njëjtin vend pune, janë të pavarur nga punëdhënësi dhe duke qenë se punojnë me kushte dhe paga të ndryshme nga personeli i atij vendi pune, shkaktohen probleme të mëdha socioekonomike.

 

Për këtë arsye, këto vendime që do të merren ndaj nënkontraktimit, lënë pas të gjitha këto probleme dhe ofrojnë zgjidhje të rëndësishme në lidhje me këtë temë. Ky është një rregullim në cilësinë e revolucionit pasi do të sjellë barazinë e të drejtave ndërmjet punëtorëve të sektorit publik dhe duke dhënë siguri për të gjithë punëtorët do të krijojë punësim.

Një nga përditësimet më të rëndësishme, që është bërë deri më tani në jetën e punës në Turqi, do të jetë anulimi i punësimit të nënkontraktuar në sektorin publik. Edhe pse punimet në lidhje me këtë çështje bazohen në një kohë të gjatë, për shkak të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në 15 korrik 2016 këto punime u pezulluan për një farë kohe. Por kjo çështje sot zë vend në rendin e ditës si një nga çështjet më të rëndësishme. Ne jemi në prag të një periudhe kur edhe punonjësit e nënkontraktuar do të marrin një status të ri edhe kur në sektorin publik do të dalin në shesh rregulla të reja në lidhje me shumë shërbime.



Lajme të ngjashme