Koment – Përse kursimet janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit?

Burimi financiar i investimeve, që luajnë rol pararojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike, janë kursimet.

848157
Koment – Përse kursimet janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit?

Çdo vend, aq sa ka nevojë për strukturimin e investimeve në bazë të objektivave për rritje ekonomike, aq ka nevojë edhe për kursime.

Në ekonomitë ku investimet janë më të larta se kursimet, realizimi i investimeve të synuara, do të shfaqë deficit kursimesh. Nëse nuk do të ketë hyrje të kapitalit që përmbush këtë deficit, për shkak të rënies së investimeve, vendi përballet me një gjendje të ngadalësimit të rritjes ekonomike. Sidomos në vendet në zhvillim, duke qenë se objektivi më i rëndësishëm është arritja e shifrave të rritjes ekonomike me stabilitet dhe vazhdueshmëri, këto vende nuk ndërmarrin një rrezik të tillë dhe këtë deficit mundohen ta financojnë me debitim të jashtëm ose duke tërhequr kapital të huaj.    

Për shembull: Veçimi i 28,7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Turqisë për investim në vitin 2016, nxori në shesh nevojën për kursim në të njëjtin nivel. Por niveli i kursimeve në vitin 2016 në krahasim me nivelin e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) u realizua në rreth 24,9%.

 

Kur i gjithë kapitali nuk sigurohet nga kursimet brenda vendit, në raste të tilla hyjnë në veprim kursimet e jashtme, borxhi nga jashtë ose investimet e drejtpërdrejta.  

Sigurimi i kursimeve të jashtme nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta është një mënyrë më ideale në krahasim me sigurimin e kursimeve nëpërmjet borxhit nga jashtë. Sepse investimet që sigurohen me debitim të jashtëm sjellin vartje të ekonomisë nga jashtë. Si rrjedhojë ekonomia e vendit kthehet në një strukturë që ndikohet dhe bëhet e brishtë lehtësisht nga ndikimi i çdo luhatjeje në ekonominë globale. Në këtë aspekt, nuk duhen harruar problemet serioze me të cilat u përball Turqia në të shkuarën për shkak të borxheve me vlerë të lartë.   

Ekonomia e Turqisë, duke ndërmarrë një rrugë të qartë në lidhje me kursimet në 15 vitet e fundit, ka jetuar një rritje serioze të kursimeve të përgjithshme brenda vendit.

Veçanërisht u vu re se niveli i kursimeve publike të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), që në vitin 2002 ishte 4,7%, në vitin 2016 u regjistrua në nivelin 2,7%. Kursimet brenda vendit në rritje duke qenë se rrisin prodhimin e brendshëm, edhe ulin varjen e vendit nga importi edhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen e deficiti buxhetor. Si rrjedhojë rruga për të zgjidhur tërësisht problemin e deficitit kalon nga rritja e kursimeve brenda vendit.  

Si rriten kursimet?

Vlerësimi i kursimeve individuale dhe institucionale në sistemin financiar, duke nxjerrë në shesh rritje të kursimeve, kontribuon si në ekonominë e individit ashtu edhe në ekonominë e vendit. Edhe zbatimet e Sistemit të Pensionimit Individual të viteve të fundit mund të vlerësohet deri diku në këtë prizëm. Ky sistem jo vetëm që rrit nivelin e mirëqenies së individit, por gjithashtu bëhet shkak edhe për rritjen e investimeve duke thelluar tregun e kapitalit.

Për vlerësimin në mënyrën më të drejtë të kursimeve, para së gjithash duhet të rritet niveli i njohurisë financiare. Si fillim populli duhet të heqë dorë nga mendimi se kursimet e fshehura poshtë jastëkut janë pjesë e një sistemi financiar. Pasi kjo lloj mënyre e të kursyerit nuk i sjell dobi as individit dhe as ekonomisë së vendit.

Në këtë aspekt, një nga zbatimet më të reja dhe më të përditësuara është Certifikata e Dhënies me Qira në bazë të Floririt dhe Kambialet e Floririt që u vunë në zbatim në muajin qershor nga Nënsekretariati i Thesarit. Në kuadër të kësaj politike të vënë në veprim për ti fituar ekonomisë florinjtë e fshehur nën jastëk, deri më tani janë mbledhur më shumë se 2 ton flori dhe është bërë dhënia e certifikatave kambiale-qira.

Kurse një nismë tjetër për të rritur tendencën e kursimeve dhe thellimin e tregut të kapitalit është projekti i Qendrës së Financës së Stambollit, punimet e të cilit vazhdojnë ende. Ky projekt ka si qëllim kthimin e Stambollit në një qendër ndërkombëtare të financës dhe përshpejtimin e tërheqjes në vend të kapitalit nga jashtë. Ky do të jetë një kontribut i rëndësishëm për kapitalin që nevojitet. Sigurimi sa më shumë i rritje së kursimeve, që janë një nga gurthemelet më të rëndësishme të ekonomisë së vendit, do të bëjë që të hiqen pengesat e marrjeve të vendimeve të politik-bërësve dhe do të dalë në shesh një mjedis veprimi më i lirshëm.  Çdo hap i hedhur për të rritur kursimet do të jetë një hartë rrugore si për stabilitetin dhe vazhdueshmërinë e politikave ekonomike edhe nxjerrjen e Turqisë nga grupi me të ardhura të mesme të larta dhe për ta vendosur atë në grupin e vendeve me të ardhura të larta.



Lajme të ngjashme