Koment - Rreziku që kanos Perëndimin: Luftëtarët e huajt terroristë të PYD/YPG-së

Në radhët e organizatës terroriste PYD/YPG, fraksion i armatosur i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ndodhet një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të huaj terroristë.

Koment - Rreziku që kanos Perëndimin: Luftëtarët e huajt terroristë të PYD/YPG-së

Koncepti “luftëtarët e huaj terroristë” në rend të ditës erdhi me ekspansionizmin e shpejt të DAESH-it në Irak dhe Siri në vitin 2014. Ftesa, që DAESH-i i bëri simpatizantëve në të katër anët e botës që ti bashkëngjiten në luftën në rajon, u bë shkak që Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 24 shtator 2014 të miratoj rezolutën nr. 2178. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në këtë rezolutë luftëtarët e huaj terroristë i percepton me këto fjalë: “Personat të cilët udhëtojnë nga vendi ku jetojnë ose prej nga e kanë origjinën në një vend tjetër me qëllim të kryerjes, planifikimit, përgatitjes ose pjesëmarrjes në aktet e terrorit, që marrin ose ofrojnë trajnime ose që përfshihen në luftimet e armatosura”.

 

Pas rritjes së pranisë së DAESH-it në Siri prej vitit 2014 e këtej, në radhët e organizatës terroriste PKK/PYD-së u bashkëngjitën me qindra luftëtarë të huaj terroristë. Mirëpo vendet Perëndimore nuk u interesuan me këtë dukuri dhe e mbuluan duke i quajtur si luftëtarë vullnetar e legjionarë. Ata interesohen vetëm me të huajt që iu bashkëngjiten radhëve të organizatave terroriste, të cilat veprojnë në baza të besimeve radikale. Ndaj qytetarëve perëndimorë-evropianë, të cilët iu bashkëngjitën radhëve të PYD-së, nuk bëhet asnjë veprim. Në vitin 2014 PKK/PYD-ja nëpërmjet internetit dhe mediave sociale filloj t’u bëjë thirrje të huajve për t’iu bashkëngjitë luftës kundër DAESH-it. Rreth 500 luftëtarë të huaj terroristë të ardhur nga Anglia, ShBA, Kanada, Austria, Gjermania, Danimarka, Greqia, Finlanda, Franca, madje edhe nga Kina, iu bashkëngjitën radhëve të PKK/PYD-së. 17 prej tyre janë vrarë në luftimet e jetuara në rajon.

Sot formimi i një shtetit kurd për organizatën terroriste PKK është bërë mjet për përhapjen e socializmit internacional. Projektet e “autonomisë demokratike” dhe të ngjashme që mbahen në rend të ditës me deklarata që bien në sy, por që nuk kanë të bëjnë me zbatimet e PKK-së, kanë frymëzuar edhe lëvizjet majtiste jashtë rajonit të Lindjes së Mesme. Aktualisht në radhët e PKK/PYD-së ndodhen me qindra militantë të të majtës radikale, të cilët me trajnime ushtarake, përvoja të dhunës, lidhje kriminale dhe me ide radikale, herët ose vonë do ti kthehen perëndimit. Dihen edhe lidhjet historike të PKK-së me grupet ekstreme të majta në Evropë. Prandaj luftëtarët e huaj terroristë, që një ditë do të kthehen në Perëndim, nuk do të jenë më pak të rrezikshëm në krahasim me luftëtarët të tjerë nga aspekti i sigurisë së Perëndimit dhe për rregullin ndërkombëtar.

Si arsyetim kryesor i përkrahjes së PYD-së nga ana e Perëndimit tregohet sekularizmi i PYD-së. Mirëpo këtu ka një gabim në perceptim. Sepse sekularizimi i PYD-së nuk ka të bëjë fare me botëkuptimin bashkëkohor të Perëndimit të sekulazimit dhe demokracisë. PYD-ja është duke e ndjekur botëkuptimin e politbyrosë sovjetike dhe të Partisë Komuniste Kineze të sekularizmit. Prandaj sekularizmi i PYD-së nuk mund të shndërrohet në liberalizëm ekonomik dhe politik për rindërtimin e Sirisë. Struktura socio-politike dhe modelet e prodhimit ekonomik, të cilat zbatohet nga ana e PYD-së në vendet, që ‘de facto’ kontrollohen nga kjo organizatë terroriste, bazohet në suaza të “komunave” të një paradigme maoiste. Do të ishte një gabim i madh të pritet që në territoret siriane të kontrolluara nga ana e PYD-së të dalë “një rajon me qasje perëndimore”. Në këto rajone kurrë nuk do të ketë botëkuptime të ekonomisë së tregut të lirë, individualizmit, lirisë së shprehjes dhe të sipërmarrjes liberale. Sepse PYD-ja ëndërron një utopi “komunale” dhe veten e përcakton me konceptet “Neo-Maoist” dhe “Neo-Stalinist”.

Vendet Perëndimore organizatën terroriste DAESH e shohin si një kërcënim të madh për Irakun, Sirinë dhe gjithë botën dhe ky është një përcaktim shumë i saktë. Mirëpo ata nuk i shikojnë personat e huajt të cilët i janë bashkëngjitur radhëve të PKK/PYD si luftëtarë të huaj terroristë. Ndërsa ky është një gabim i madh.

A ka garancë që luftëtarët e huaj terroristë në radhët e PYD/PKK-së  pas përfundimit të luftës kundër DAESH-it të mos sulmojnë Turqinë apo ndonjë vend tjetër së bashku me terroristët e PYD-së? Çfarë do të bëhet me këta persona pasi të spastrohen Iraku dhe Siria nga DAESH-i? Kush mund të garantoj që këta persona, të cilët njihen edhe me identitetin e tyre marksist-leninist, nuk do të paraqesin kërcënim terrorist ndaj një grupi që mendon ndryshme nga ai në Perëndim pasi të kthehen në vendet e tyre? Si përfundim njohja e zonës në veri të Sirisë për luftëtarët e huaj terroristë Perëndimor dhe lëvizjeve anarkiste dhe rritja e aftësive të veprimeve të tyre në këtë mënyrë në vete mbanë rreziqe të mëdha nga aspekti i sigurisë së Evropës dhe Perëndimit në afat të mesëm dhe të gjatë. Perëndimi duhet të marr masa në këtë kontekst dhe të ndërpres përkrahjen e PYD/YPG-së. Aktualisht vendet Perëndimore duhet të mendojnë se qytetarët e tyre, të cilët luftojnë në radhët e PYD/YPG-së, një ditë në territoret e tyre do të mund të kthehen si “Joseph Vissarionovich Stalin”.



Lajme të ngjashme