Koment - Drama e pafund e Telaferit

Provinca e Telaferit në Irak me popullatë shumicë turkmene, prej pushtimit të Irakut në vitin 2003 e këtej ballafaqohet me probleme të mëdha dhe e ardhmja e saj strategjike është shumë e rëndësishme nga aspekti i Irakut dhe rajonit.

765171
Koment - Drama e pafund e Telaferit

Viteve të fundit zonat e banuara nga turkmenët në Irak dhe Siri në masë të madhe janë kthyer në gërmadha. Në shumicën e vendeve të trevave turkmene, duke filluar prej Bayirbucak-ut e deri tek Mendeli, ky popull u ballafaqua me masakra dhe dhunë të madhe. Edhe ato që jetohen sot në provincën më të madhe të Irakut, në Telafer, paraqesin një shembull më të mirë të kësaj. Pjesa më e madhe e popullatës në Telafer që ndodhet 63km larg nga Mosuli përbëhet prej turkmenëve. Për këtë arsye është njëra prej qendrave më të rëndësishme të turkmenëve.

Pas pushtimit të Mosulit nga ana e DAESH-it më shumë se 300 mijë turkmenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe të largohen në drejtim të vendeve të ndryshme të Irakut. Një pjesë e tyre u largua në drejtim të Erbilit, Duhokut e Kirkukut në veri të Irakut, një pjesë tjetër kaloi në jug të Irakut gjegjësisht në qytetet Nexhef, Kerbela, Babil dhe një pjesë tjetër rreth 60 mijë persona, u detyrua të largohet në Turqi. Ndërkaq më shumë se 15 mijë turkmenë, të cilët nuk arritën të largohen nga Telaferi, janë duke jetuar në këtë qytet nën kërcënimin e DAESH-it.

Banorët e Telaferit, të cilët u shpërngulën brenda Irakut, janë duke u ballafaquar me probleme shumë serioze. Ata nuk u pritën ngrohtë nga ana e banorëve vendorë të qyteteve ku u strehuan. Edhe pse bëjnë përpjekje të mëdha për të mbijetuar nën kushte shumë të vështira, për turkmenët e Telaferit, të cilët tregonin tiparet më tradicionale të komunitetit bujqësor, ka qenë shumë e vështirë për tu integruar në vendet ku janë shpërngulur. Banorët e Telaferit për një kohë nuk u pranuan në Kirkuk, vetëm pas iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme të Frontit Turkmen të Irakut, atyre u lejua hyrja në këtë qytet. Mirëpo edhe këtu kishin mundësi të kufizuara.

Parashikohet se luftimet mes ushtrisë irakiane dhe organizatës terroriste DAESH në Mosul do të përfundojnë pas një kohe të shkurtë. Sipas të gjitha gjasave DAESH-i do të tërhiqet në nëntokë (ilegalitet) dhe në zonat e shkretëtirës. Pas përfundimit të luftimeve në Mosul në rend të ditës më shumë do të jetë Telaferi. Supozohet se aktualisht në Telafer ndodhen më shumë se 2 mijë militantë të DAESH-it. Ndërkaq më shumë se 15 mijë turkmenë janë të bllokuar në Telafer dhe nuk mund të largohen. Për këtë arsye Telaferin e pret një përleshje e përgjakshme edhe pse jo aq e madhe sa ajo e Mosulit.

Është e domosdoshme që operacioni i Telaferit të planifikohet me përpikëri. Hyrja e ndonjë force tjetër në Telafer përveç ushtrisë irakiane do të shkaktoj probleme të mëdha. Banorët e Telaferit me të drejt janë të shqetësuar nga hyrja e militantëve të Hashdi Shabit dhe PKK-së në këtë qytet. Në qoftë se Hashdi Shabi hynë në Telafer kjo do të mund të sjell edhe luftë të re sektare. Ndërkaq organizata terroriste PKK është duke bërë plane për spastrim etnik ndaj turkmenëve. Për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të mbrojtur civilët në Telafer është e nevojshme që Hashdi Shabi dhe PKK-ja të mbahen larg nga ky qytet.

Turkmenët e detyruar në shpërngulje në zona të ndryshme të Irakut bëjnë të ditur se nuk do të pranojnë asnjë fuqi të huaj në Telafer. Ata besojnë se grindja ndërsektare nxitet nga fuqitë e jashtme, ndërsa theksojnë se marrëveshja në Telafer do të mund të sigurohet vetën nga banorët e tij dhe në qoftë se ndonjë fuqi e jashtme ndërhynë në Telafer atëherë nuk do të jetë e mundur që të ruhet paqja në këtë qytet.

 

Telaferi është njëra prej zonave më strategjike të rajonit. Ky qytet ka një rëndësi të madhe strategjike edhe për Turqinë, e cila përveç se monitoron nga afër zhvillimet në Mosul, ajo monitoron edhe çështjen e Telaferit. Ky qytet është kalaja e fundit e turkmenëve në rajon, gjithashtu fshatrat turkmene që ndodhen mes Telaferit dhe Sinxharit janë të rëndësisë strategjike për kontrollin e rrugës që shpie në Sinxhar. Për këtë arsye zhvillimet në Telafer nuk janë të rëndësishme vetëm nga aspekti i turkmenëve, por është mjaftë e rëndësishme edhe për luftën kundër organizatës terroriste PKK, e cila dëshiron ta shndërroj Sinxharin në një bazë të re. Prandaj është shumë e rëndësishme që kthimet në Telafer pas DAESH-it të bëhen me anë të një marrëveshjeje të shëndoshë. Përleshjet që do të mund të jetohen në qoftë se nuk ruhet karakteri turkmen i Telaferit vetëm se do të ngatërrojnë edhe më shumë situatën.

Telaferi edhe gjatë periudhës së perandorisë turke ka qenë një vend të cilit i kushtohet rëndësi e madhe. Ai shikohej si një bazë e rëndësishme e rajonit. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane në vitin 1920, Telaferi i bashkëngjitet Irakut. Në atë kohë turkmenët në Irak, i cili kontrollohej nga Anglia, bënë një rezistencë të madhe ndaj anglezëve dhe Telaferi ishte baza kryesore e kësaj rezistence. Për këtë arsye Telaferi nuk është një çështje e brendshme vetëm e turkmenëve ose e Irakut, por në të njëjtën kohë është një çështje jetike e sigurisë për Turqinë.        

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme