KOMENT – Brexit, imigracioni dhe shëndetësia sfidat e mëdha të zgjedhjeve legjislative britanike

Britanikët votojnë të enjten në zgjedhjet e parakohshme legjislative, me kërkesë të kryeministres konservatore, Theresa May.

KOMENT – Brexit, imigracioni dhe shëndetësia sfidat e mëdha të zgjedhjeve legjislative britanike

Britanikët votojnë të enjten në zgjedhjet e parakohshme legjislative, me kërkesë të kryeministres konservatore, Theresa May, dhe me shpresën për të forcuar pozitën e saj në negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Përveç Brexit dhe imigracionit, çështjet e shëndetësisë, sigurimet shoqërore dhe siguria janë parashtruar në tryezën e diskutimeve, ndërsa vendi vijon të jetë i tronditur nga tre sulme terroriste në tre muajt e fundit.

– Brexit, i vështirë, i lehtë apo aspak ? –

Brexit është çështja kryesore, arsyeja e organizimit të zgjedhjeve.

May njoftoi se aspiron një mandat të qartë për të negociuar me të 27-ët për një Brexit pa kompromis, duke theksuar se mungesa e dakordësisë do të ishte alternativa më e mirë sesa një marrëveshje e pasukseshme.

Ajo dëshiron të lidhë përpunimin e një marrëveshje postBrexit me negociatat e daljes, një mundësi e përjashtuar nga ana e Brukselit.

Kundërshtari kryesor, laburisti Jeremy Corbyn shprehet se pranon verdiktin e popullit pro Brexit.

Ai theksoi gjithsesi se nuk dëshiron një marrëdhënie konfliktuale me Brukselin, duke marrë në konsideratë, ndryshe nga May, se mungesa e një marrëveshje është alternativa më e keqe e marrëveshjeve.

Duke kundërshtuar hapur Brexit, liberaldemokratët premtojnë nga ana e tyre të organizojnë një referendum të ri për Brexit sapo ky i fundit të negociohet, një mënyrë për t’i mundësuar zgjedhësve nëse do të jetë e nevojshme për të votuar për qëndrimin në BE.

Partia Nacionale Skoceze, (SNP) armiqësore ndaj Brexit, nga ana e saj ka kërkuar që Skocia të ketë të drejtën e një vendi në tryezën e negociatave me Brukselin dhe parashikon një referendum pavarësie dhe qëndrim në BE në përfundim të procesit.

– Imigracioni, deri në çfarë mase ? –

Brexit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me tematikën e imigracionit ku zë një vend qëndror në diskutime.

Dalë kundër lëvizjes së lirë së shtetasve me vendet e BE, May kërkon të kontrollojë dhe ulë shkallën e imigracionit për të qëndruar në nivelin e caktuar të statistikave migratore me 270 000 prurje, aktualisht në disa dhjetëra mijëra.

Corbyn shprehet pro një imigracioni të kontrolluar.

Ai rikujton gjithashtu kontributin e madh të punonjësve imgrantë në ekonominë britanike, kryesisht në sektorin e shëndetësisë dhe transportet.

Pro lëvizjes së lirë, liberaldemokratët mbështesin tezën për ruajtjen e një regjimi liberal në fushën e imigracionit. Disa rrethe ekonomike i druhen një ngërçi në planin e krahut të punës në rast kufizimesh.

Partia eurofobe dhe anti-imigracion UKIP, mbështetëse e një Brexit të vështirë, aspiron të ulë statistikat migratore në zero në pesë vitet e ardhshme.

– Shëndetësi dhe sigurimet shoqërore çështje mjaft të diskutueshme –

Ndërsa një sulm i paprecedentë kibernetik nxori sërish në pah në mes të majit mungesën e burimeve të shërbimit publik të shëndetësisë britanike (NHS). Laburistët kanë dalë në mbrojtje të këtij sektori si një sfidat kryesore të betejës, duke premtuar rritje me 30 miliardë stërlina (34.5 miliardë euro) në pesë vite të fondeve të NHS, dhe një miliardë stërlina (1,15 miliardë euro), për shpenzimet sociale në vitin e parë.

Akuzuar nga opozita se ka ndikuar në degradimin e NHS, konservatorët njoftuan një rritje me tetë miliardë stërlina (9,2 miliardë euro) në pesë vite të fondeve të akorduara për këtë sektor.

May ka gabuar duke propozuar një reformë të sigurimeve shoqërore ndaj personave të moshuar, që detyron më të pasurit të derdhin një pjesë të pasurisë së tyre. Pakënaqësia ndaj këtyre masave shënoi ndjeshëm rënie në sondazhe.

– Mançesteri, Londra dhe siguria –

Sulmi i Mançesterit më 22 maj, i pasuar nga i Londrës të shtunën e ka pozicionuar sigurinë në mesin e temave të fushatës, duke ndikuar në rënien e votave tek konservatorët.

Kundërshtimi ndaj May për uljen deri në 14 për qind të forcave të policisë ndërsa ajo mbante postin e ministres së Brendshme (2010-2016), UKIP shkon deri në akuza të drejtpërdrejta për një pjesë të përgjegjësisë së sulmit të Mançesterit.

Ndërsa kjo parti dhe laburistët premtojnë burime shtesë për forcat e rendit, May siguroi se ulja e re e nivelit të forcave të sigurisë nuk ishte më në rend dite.



Lajme të ngjashme