Koment - Paqartësia e negociatave të Qipros dhe qëndrimi i OKB-së

Kombet e Bashkuara duke i filluar përsëri negociatat a do të mbartin ujë për mullirin e greko-qipriotëve?

Koment - Paqartësia e negociatave të Qipros dhe qëndrimi i OKB-së

Sipas lajmeve që zënë vend në median greko-qipriote, pas negociatave të shkëputura të Ishullit bëhet e ditur se në muajin prill, me ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara,  do të fillojnë përsëri negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros. Ashtu siç mund të kujtoni, në datën 15 shkurt 2017, gjatë negociatave të zhvilluara në Lefkosha (Nikosia), lideri greko-qipriot Nikos Anastasiadis, i cili mori vendimin për festimin e Enosis (bashkimi i Qipros me Greqinë), shkelur rregullat dhe mirësjelljen diplomatike u largua nga tryeza e bisedimeve. Sikur nuk mjaftonin kërkesat e ekzagjeruara në çështjet e tokës dhe pronësisë dhe temat e garancive dhe ndarjes së pushtetit dhe problemet që nxjerr, vendimi për të festuar enosis, sabotoi negociatat e Qipros.

Kombet e Bashkuara në kuadër të “misionit të qëllimit të mirë” që nga viti 1968, për afërsisht prej 50 vjetësh kanë marrë pjesë disa herë si ndërmjetësuese, ndonjëherë si vëzhguese, dhe në kuadër të këtij misioni në disa periudha kanë marrë pjesë si një organizatë që ka drejtuar vetë negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros.

Por përgjigjja e palës greko-qipriote ndaj negociatave ishte armatimi i shoqërisë së saj si dhe masakrimi i qindra turqve dhe shkatërrimi i vendbanimeve të tyre përfshi edhe xhamitë para dhe pas 1974-s.  Përballë të gjitha këtyre Kombet e Bashkuara nuk ishin efektive as kundër mizorisë së greko-qipriotëve as për të parandaluar masakrat. Negociatat dypalëshe të filluara në vitin 1977 vazhduan deri në vitin 1980 por për shkak të arsyeve të perënduara nuk u arrit në asnjë rezultat.

Përfshirja përsëri e Kombeve të Bashkuara në negociatat e Qipros u bë në vitin 1984. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të vullnetit të mirë, në negociatat e filluara në muajin gusht i ftoi autoritetet e palës turke dhe greko-qipriote për bisedime veç e veç në Vjenë.

Sekretari i Përgjithshëm i paraqiti palëve dokumentin e njohur si “Pikat e Punimeve të Vjenës”. Pas kësaj date problemi i Qipros nisi të trajtohet jo si çështje veç e veç por si një tërësi e pandashme. Kështu që Kombet e Bashkuara, që më parë merrnin pjesë në negociata herë pas here me periudha të ndryshme  në problemin e Qipros, vazhdoi të marrë pjesë deri në nismën e parë serioze në vitin 2004.

Në datën 10 shkurt 2004, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, me letrat dërguar palëve të interesuara, pra greko-qipriotëve, turqve të Qipros, Turqisë dhe Greqisë, me qëllim për të filluar negociatat e tyre, i ftoi këto palë në Nju Jork. Palët pranuan propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në negociatat e zhvilluara në Nju Jork gjatë datave 10-13 shkurt 2004 u mor distancë falë qëndrimit pozitiv dhe konstruktiv të palës turke dhe u hap rruga për rifillimin e negociatave të Qipros.

Në memorandumin e mirëkuptimit të arritur në Nju Jork parashikoheshin zhvillimi i negociatave për Planin Anan nga ana e palëve të Qipros deri në një datë të caktuar, ndërsa për pikat që këto palë do të arrinin në konsensus parashikohej vazhdimi i negociatave me përfshirjen e Turqisë dhe Greqisë. Në pikat që nuk arrihej konsensus, parashikohej që duke përdorë autorizimin e Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së të prodhoheshin formula dhe dokumenti përfundimtar i negociatave me një referendum veç e veç dhe të njëkohshëm të të dyja palëve ti ofrohej për votim popullit grek dhe turk të Qipros. Në këtë mënyrë synohej që përpara datës 1 maj 2004 të arrihej zgjidhja e Qipros dhe në Bashkimin Evropian të hynte një Qipro e bashkuar. Por në 24 prill 2004, ndërkohë që populli turk e pranoi planin me 65% të votave, pala greko-qipriote e refuzoi atë me 75% të votave. Por pala greko-qipriote që pengoi procesin u shpërblye nga Bashkimi Evropian me përfshirje në Union.

Negociatat e lartpërmendura janë zbatuar në bazë të themelit të barazisë politike me dy palë, status të barabartë dhe partneritetit të vendeve themeluese në kuadër të parametrave të Kombeve të Bashkuara.  Por ndërkohë që në procesin e negociatave pala turke ishte ajo që i tha gjithmonë po propozimeve për zgjidhje të Kombeve të Bashkuara, pala greko-qipriote nuk ju qas kurrë marrëveshjes dhe refuzoi të ndajnë të ardhmen me palën turke të Qipros. Udhëheqja greko-qipriote nuk iu afrua asnjë marrëveshjeje dhe i njohu turqve të Qipros vetëm të drejtën për të qenë pakicë dhe i trajtoi si shoqëri e klasit të dytë. Por gjatë të gjithë periudhës së negociatave të Qipros pala greko-qipriote pengoi vazhdimisht zgjidhjen e drejtë dhe të barabartë për Ishullin dhe pavarësisht kësaj Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk zbatoi asnjë sanksion dhe as nuk bëri asnjë reagim ndaj tyre. Të gjitha këto nuk bënë asgjë tjetër vetëm se shtuan dozën e ashpërsisë dhe arrogancës dhe kërkesat e ekzagjeruara të greko-qipriotëve.  

Duke qenë kështu a do të përsëritet historia? Kombet e Bashkuara duke i filluar përsëri negociatat a do të mbartin ujë për mullirin e greko-qipriotëve? Kombet e Bashkuara, cilave problemeve në botë i kanë gjetur zgjidhje, që ndërmarrin në mënyrë kaq të zellshme detyrën për zgjidhjen e çështjes së Qipros? Pasi së fundmi në 15 shkurt 2017 ishte largimi i liderit greko-qipriot Nikos Anastasiadis duke shkelur rregullat dhe mirësjelljen diplomatike që i dha fund negociatave të Qipros. Nëse Kombet e Bashkuara do të bëjnë diçka serioze atëherë a nuk duhet ta fillojnë këtë nga kërkimi i llogarisë për këtë veprim? Në të kundërt të gjitha tentativat që do të bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të bëjnë asgjë tjetër vetëm se të shtyjnë palën greko-qipriote për kërkesa të ekzagjeruara dhe sjellje të ashpra. Gjithashtu të gjitha këto nuk arrijnë në një rezultat tjetër veçse në shkrirjen edhe më shumë të prestigjit që i ka mbetur Kombeve të Bashkuara.

Nga Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin



Lajme të ngjashme