Koment - Epoka e kaosit ngjitës

Mençuria kolektive dhe virtyti janë zgjidhja e vetme për të ndihmuar botën për tu shëruar nga krizat e sotme që janë shkaku i një epoke kaosi ngjitës që ndikon çdo gjë dhe të gjithë pa marrë parasysh se çfarë apo kush janë ata.

Koment - Epoka e kaosit ngjitës

Mençuria kolektive dhe virtyti janë zgjidhja e vetme për të ndihmuar botën për tu shëruar nga krizat e sotme që janë shkaku i një epoke kaosi ngjitës që ndikon çdo gjë dhe të gjithë pa marrë parasysh se çfarë apo kush janë ata.

A është çrregullimi aktual global një simptomë e mosfunksionimit brenda sistemit apo është i gjithë sistemi nga fillimi në fund i gabuar? Optimistët mund të preferojnë përgjigjen e parë dhe të pretendojnë se me një zbatim më të mirë dhe më të mençur të sistemit aktual botëror mund të prodhohet paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë. Por problemi është pak më thellë se kaq.

Gjendja aktuale e kaosit në botë është ngjitëse. Ndërkohë që ajo ndikon në çdo gjë dhe të gjithë, ajo edhe lëviz nga një vend drejt tjetrin, nga një rajon në tjetrin. Bota është bërë në mënyrë aq të vartur sa askush nuk mund të pretendojë se ka fituar imunitet ndaj krizave që kanë marrë nën ndikim epokën, pavarësisht se ku ndodhin ato.

Premtimi i ndriçimit “iluminizmit” ka ardhur me një çmim të lartë: Kolonializmi evropian, shkatërrimi i lidhjeve shoqërore dhe politike tradicionale të përjetuara në shumë vende të botës myslimane, afrikane  dhe të Azisë Juglindore, luftërat e dy "botëve" (por që në fakt kryesisht ishin luftërat e Evropës), lufta e ftohtë dhe periudha pas saj.

Gremina mes të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet gjithmonë e më shumë dhe si pasojë janë duke u thelluar edhe ndjenjat e mosbesimit dhe dëshpërimit të qindra miliona njerëzve që jetojnë në fundin e kësaj bote. Kapitalizmi vazhdon të rinovojë veten në çdo rast me një faturë të mëdhe në kurriz të të varfërve të botës dhe mjedisit natyror. Kapitalizmi ushqehet nga fuqia e pak-paguar e forcës punëtore dhe shkon pas tij kudo që është, domethënë në Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Globalizimi kishte premtuar se do të ripërkufizonte dhe rirregullonte gjithçka në të gjithë botën: historinë, memorien, shoqërinë, politikën, komunikimin, ekonominë, arsimin, fenë, besimin, artin, dhe kështu me radhë. Pritshmëria e madhe ishte se kufijtë e ngurtë dhe të mprehtë të identiteteve individuale dhe shoqërore do të zëvendësoheshin me një ndjenjë të shtetësisë botërore (një shtetësi e vetme) në të cilën të gjithë do të jetonin pak a shumë të njëjtën jetë. Francis Fukuyama kishte gjetur një emër për këtë: fundi i historisë.

Fundi i historisë nuk erdhi kurrë. Duke pasur parasysh ngatërresat që shpalosen në epokën në të cilën jetojmë, do të ishte me mend në kokë për të gjithë ne për të shmangur qasjet e "funditet". Në vend të kësaj, do të ishte më e mençur që ne të përqendrohemi në praktika më të mira për t'i dhënë fund padrejtësisë dhe pabarazisë dhe të përdorim sa më mirë që mundemi vlerat e mençurisë, diturisë dhe virtytit.

Parimi i parë për të vëzhguar është vartësia reciproke e sistemit aktual botëror. Kjo do të thotë se asnjë aktor nuk mund të pretendojnë fitore në betejat vetë-shkatërruese që çojnë në shkatërrimin e të gjithë aktorëve. Prandaj është moralisht e gabuar dhe vetë-penguese të përcaktosh dhe mbrosh interesat e dikujt në kurriz të të tjerëve. Dituria dhe drejtësia nuk janë vetëm virtyte drejtësie dhe morale. Nëse dikush është i mençur, ai do të dinë se ato janë edhe domosdoshmëri politike.

Çështjet e drejtësisë globale dhe barazia nuk janë probleme vetëm të vendeve të varfra që luftojnë. Në të kundërtën, këto probleme presin zgjidhje edhe në vendet e pasura dhe të forta. Arsyeja është kjo: Hendeku dhe pabarazia aktuale mes forcave është trashëgimia e kolonializmit të jetuar në disa shekujt e fundit dhe për deri sa ata që e krijuan këtë gjendje nuk marrin përgjegjësi për krijimin e kësaj situate nuk do të mund të kapërcehet kjo trashëgimi. Realiteti i nevojës së kapitalizmit për fuqi të lirë punëtore nuk justifikon shfrytëzimin e njerëzve si makina pa shpirt.

Ndërkaq në frontin politik, luftërat me prokurë që jetohen sot në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe vende tjera nuk do të sjellin askujt paqe, stabilitet ose mirëqenie. Ato vetëm se do të krijojnë mjerim më të madh, do të thelloj ndjenjat e ofendimit dhe pakënaqësisë dhe do të jetë në dobi të organizatave të dhunshme ekstreme, të cilat shfrytëzojnë çdo rast për të sulmuar paqen dhe stabilitetin e vendeve ku ndodhen. Lufta kundër terrorit kërkon një përpjekje globale të koordinuar, por më e rëndësishmja është që kjo luftë të jetë e ndershme dhe e sinqertë. Ndërkaq edhe kaosi i krijuar nga ana e terrorizmit është epidemik.

Së fundmi erdhëm edhe tek problemet e mëdha të cilat përfshijnë vetë-perceptimin dhe pamjen botërore. Si pjesë e lidhjes me botën njerëzit marrin vetë-perceptim të caktuar dhe opinione mbi të tjerët. Ndërkaq kaosi aktual epidemik dhe gjendja e pasigurisë nuk ndryshoi por e ktheu këtë realitet. Ne sot në të njëjtën kohë jetojmë proceset e urbanizmit pa rrënjë dhe nativizmit, globalizmit dhe decentralizmit, të formimit të rrjeteve shoqërore dhe hiper-individualizmit. Kjo është ndoshta njëra prej aspekteve më sfiduese e kohës sonë: Këto mendime dhe ndjenja të kundërta i jetojmë në një format shumë intensiv dhe konfuz dhe kjo ndodhë aq shumë sa që askush nuk di se cilën rrugë do të ndjek në këtë kaos të përbërë nga pasiguria, paparashikueshmëria dhe dëshpërimi. Retorikat populiste, ksenofobe dhe raciste i drejtohen ndjenjave të njerëzve të devijuar dhe politikanët mendjengushtë i keqpërdorin këto ndjenja. Mirëpo këto fitime politike afatshkurta e bëjnë që bota të jetë më e pasigurt dhe më kaotike.

Padyshim se 20 vitet e fundit të globalizimit kanë treguar që nuk do të zhduken identitetet, besnikëritë, kujtimet kolektive dhe identiteti kulturo-fetar, gjithashtu nuk ka as ndonjë arsye për zhdukjen e tyre. E kundërta, do të mund të jetë burim i urtësisë kolektive dhe forcës përballë sulmit të fuqishëm të “kaosit epidemik”, i cili ndan dhe copëton botën.

Artikulli i Zëdhënësit të Presidencës Ibrahim Kallën për Daily Sabah



Lajme të ngjashme