Koment- Bie maska e greko-qipriotëve, shfaqet plani për bashkimin me Greqinë

Në negociatat e Qipros të zhvilluara në Lefkosha (Lefkosia) në 15 shkurt, largimi i liderit greko-qipriot Nikos Anastasiadis duke shkelur rregullat dhe mirësjelljen diplomatike është një çështje politike që duhet vlerësuar nga shumë aspekte.

Koment- Bie maska e greko-qipriotëve, shfaqet plani për bashkimin me Greqinë

Në negociatat e Qipros të zhvilluara në Lefkosha (Lefkosia) në 15 shkurt, largimi i liderit greko-qipriot Nikos Anastasiadis duke shkelur rregullat dhe mirësjelljen diplomatike është një çështje politike dhe diplomatike që duhet vlerësuar nga shumë aspekte. E para dhe më e rëndësishmja është se përvetësimi nga ana e liderit greko-qipriot të sjelljeje të ashpër që minon mirësjelljen dhe praktikat diplomatike ka deshifruar perspektiven e palës greko-qipriote për negociatat e Qipros. Kjo gjendje ka treguar se greko-qiproitët nuk kërkojnë një zgjidhje të barabartë dhe të drejtë në Qipro por dëshirojnë që me taktikat e zvarritjes dhe politikës “u tha u bë” duke futur turqit në pozicionin e pakicave deshifrojnë objektivat e tyre për Enosis (bashkimin e Greqisë me Qipron). Gjithashtu, ndërkohë që vazhdon procesi, vendimi i Kuvendit greko-qipriot për të festuar Enosisin në shkollat e kësaj pjese të ishullit, nuk mund të shpjegohet në mënyrë tjetër veçse të qëllimit për të sabotuar negociatat e Qipros. Një tjetër pikë e rëndësishme është se në historinë 50-vjeçare të negociatave të Qipros, në një mbledhje ndërkombëtare, greko-qipriotët e kanë shprehur haptazi për herë të parë mendimin e Enosis duke nxjerrë në sheh qëllimin e tyre të vërtetë. Kësaj çështjeje mund ti shtohen edhe disa pika të tjera, të tilla si: Tek ky qëndrim i pamatur, tek mbështetja e kujt kanë besim ata?

Kur bazohemi tek dëshmia historike, në historinë e politikës së periudhës së afërt, qenia e Ishullit të Qipros një nga hapësirat gjeografike më problematike në botë dhe dalja e saj në shesh si një rajon krize, vihet re se rolin kryesor për këtë e luan pala greko-qipriote. Nikos Anastasiadis pas ardhjes në postin e presidentit në vitin 2013, në shumë mbledhje brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me shpresën për zgjidhje të reja, ka sjellë në rend të ditës shumë pretendime dhe analiza jo me këmbë në tokë. Por në kuadër të burimeve në arkivat historike politike dhe diplomatike del në shesh se çështja nuk është aspak e tillë. Pasi pa përjashtim, të gjithë liderët greko-qipriotë që kanë ardhur në pushtet, kanë ndjekur strategjinë e presidentit të parë Makarjos që sistematizoi për herë të parë mendimin e Enosis.

E parë nga negociatat e zhvilluara në Gjenevë dhe në fazat e mëpasshme, Anastasiadis duke bërë kërkesa ekstreme, duket se do që të shpërfillë ekzistencën e palës turke në Ishull. Si për temat e udhëheqjes, qeverisjes dhe ndarjes së pushteteve ashtu edhe për temat e sigurisë dhe garancive, pala grekoqipriote nuk i është qasur asnjë konsensusi dhe për këtë arsye nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kurse në çështjen e garantimit dhe sigurisë që është vija e kuqe e Turqisë, greko-qipriotët janë shprehur që këtë ta sipërmarrë Bashkimi Evropian.  Mirëpo kush, si dhe pse duhet të kenë besim turqit tek Bashkimi Evropian ndërkohë që u dënuan edhe pse e pranuan planin e Ananit në vitin 2004 dhe greko-qipriotët që nuk e pranuan këtë plan u vlerësuan duke marrë anëtarësim në Union? Sa i shëndetshëm mund të jetë garantimi i vendeve të Bashkimit Evropian që qëndruan të heshtur ndaj masakrave të ushtruara ndaj turqve të Qipros në vitet 1963, 64, 67 dhe 1974? Ndërkohë që aktualisht Bashkimi Evropian është ballë për ballë me dhjetëra probleme të rënda politike dhe ekonomike dhe madje ndërkohë që në ditët tona vihet në diskutim ekzistenca e Unionit, si do ta vazhdojë BE-ja detyrën e garantuesit? Së fundmi Bashkimi Evropian në marrëveshjen e ripranimit të bërë me Turqinë për emigrantët nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe në këtë gjendje as turqit e Qipros dhe as Turqia nuk mund të pranojë garantimin e Bashkimit Evropian.

Por mendimi i sipërpërmendur i nxjerrë në pah nga lideri greko-qipriot, në vend të një politike të re, përfaqëson kthimin në “diplomacinë e maskuar” të Makarjos së ndjekur pas Operacionit të Paqes.

Pasi Makarjos, Presidenti i Parë i Qipros së Bashkuar në vitin 1960, deri në vitin 1974 ndoqi politikën e ‘pozicionimit të turqve në pakicë me rrugën e “forcës dhe fuqisë”’ dhe dështimi i kësaj politike me Operacionin e Paqes, u detyrua të zhvillojë një mënyrë të re. Makarjos që e kuptoi se nuk do të mund të realizonte Enosis me rrugën e forcës dhe dhunës, duke përdorë teknikën e “fuqisë së butë” për objektivin përfundimtar, duke e zvarritur në kohë dhe duke marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian (në atë kohë Komuniteti Ekonomik Evropian ( EEC ) do të mundohej ta arrinte objektivin me rrugën e diplomacisë. Sipas Makarjos në ekuacionin e fuqisë dhe forcës së greko-qipriotëve, për shkak se ishin më të dobët në krahasim me Turqinë, ishte e paevitueshme që të bënin ndryshim në politikën e jashtme. Me anë të një sërë “fuqie të butë”     duke zbatuar bllokadë ekonomike ndaj palës turke dhe duke bërë presion politik me diplomacinë që kishte mbështetjen ndërkombëtare, greko-qipriotët që ishin shumicë do të asimilonin turqit që ishin pakicë.

Kjo ishte një strategji që do të kërkonte një kohë të gjatë dhe themeli për zbatimin e një strategjie të tillë dhe në kuadër të parametrave të përsëritura nga ana e Anastasiadis që i sipër përmendëm, mund të realizohet në një bazë që do të gjenden të dyja komunitetet. 

Të gjitha këto të vërteta historike tregojnë qartë se politika e maskuar që u krijua me bazamentin e Makarjosit ndiqet nga ana e liderit aktual greko-qipriot. Kurse ndryshimi i Anastasiadisit është se qëllimin që Makarjos e fshihte, Ai e deklaron publikisht.  

Kurse në lidhje me territorin, sipas negociatave të bëra në vitin 1975, për zgjidhjen e barabartë dhe të përhershme të çështjes së Qipros,

Kryeministri i asokohe i Greqisë, Karamanlis në shkëmbim të kërkesës për 33% të turqve kishte bërë të ditur se mund të pranonin 31%-shin. Por sipas lajmeve që zënë vend në media, shprehja e palës greko-qipriote në Gjenevë për ti njohur turqve 29% të territoreve nuk është asgjë tjetër veç humbjes së bazës historike. Por historia ecën përpara dhe nuk shkon pas. Nëse interesohen për një zgjidhje të problemit me atë të politikës dhe diplomatikes, baza historike është më e rëndësishme. Sepse edhe baza e diplomacisë është historia. Edhe regjistrimet e të gjitha këtyre gjenden në arkivat angleze dhe janë shqyrtuar edhe nga unë personalisht (autori). E parë nga ky aspekt, mund të themi se në Qipro ka një rrugë të gjatë për tu ndërmarrë dhe një lojë shahu diplomacie të vështirë për tu luajtur.



Lajme të ngjashme