Ata të cilët demonizojnë Trump-in nuk mund të pretendojnë të kundërtën për Obaman

Lojë e njëjtë e cila luhet edhe me Presidentin e ri të ShBA-së, Donald Trump ashtu sikurse me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ata të cilët demonizojnë Trump-in nuk mund të pretendojnë të kundërtën për Obaman

        Qëndrimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndaj emigrantëve u prit me reagime të ashpra të opinionit publik të ShBA-së dhe botës së “lirë”. Qytetarët amerikanë, të cilët dolën nëpër rrugë për protesta, pothuajse do ta shpallin se kanë ndryshuar fenë e tyre dhe janë bërë myslimanë.

        Ne si qytetarët e Turqisë jemi të mësuar në këto lloj armiqësie që arrijnë në dimensione të abdikimit të arsyes. Me vite jetojmë armiqësitë irracionale ndaj Presidentit Erdogan, i cili ndërton Turqinë e re. Gjatë periudhës para Erdoganit, njerëzit nuk gjenin mjek, mësues dhe rrugë të asfaltuara në përputhje me standardet.

        Pas ardhjes në pushtet të Presidentit Erdogan u ngritën edhe standardet e vendit. Turqia në fushën e shëndetësisë u bë vendi më i mirë në botë. Sot qytetarëve të Turqisë u ofrohen shërbimet shëndetësore falas. Numri i universiteteve bashkëkohore, të cilat para periudhës së Erdoganit ishin rreth 60 sosh, sot dolën mbi 100. Gjatë kësaj periudhe në historinë bashkëkohore turke niveli i arsimimit pothuajse u rrit për tre herë. Ai ofroi edhe gjëra të paimagjinueshme në lidhje me demokratizimin. Gjatë periudhës së tij Erdogan mundësoi hapjen e universiteteve në gjuhën kurdë, ndërsa në Turqi më herët ishte e ndaluar të përmendet fjala kurd. U ktheu emrat e vjetra  fshatrave kurde. Ata tani përfaqësohen edhe në kuvendet vendore edhe në Kuvendin Kombëtar.

        Ndaj Erdoganit, i cili ofroj një standard të lartë të jetesës dhe demokraci popullit të tij, u prodhua një armiqësi irracionale. Arsyeja për këtë është shumë e qartë. Lideri turk ngriti zërin e tij ndaj rregullit botëror të themeluar pas vitit 1945. Ai tha se Kombet e Bashkuara janë mashë e vendeve të fuqishme dhe doli edhe kundër “Sistemit Global të Interesave”. Të gjitha këto ishin arsye të mjaftueshme për të shpallur Erdoganin armik.

        Me anë të menaxhimit të perceptimit të formuar nëpërmjet mediave të Turqisë u formua një mekanizëm serioz i armiqësisë ndaj Erdoganit dhe reformave. Fatkeqësisht Erdogani dhe ekipi i tij nuk patën sukses në luftën kundër këtij menaxhimi të perceptimit. Ata bënë përpjekje për ngritjen e nivelit të mirëqenies dhe të zhvillimit të vendit të tyre. Një situatë e tillë sot jetohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ShBA-së, Donald Trump deklaroi se do ta zhvilloj ekonominë e vendit të tij. Do ti dalë për zot taksave të popullit amerikan dhe se këto nuk do ti jap lobit të interesit dhe luftës.

        Me fillimin e kundërshtimit të “Sistemit Global të Interesit” nga ana e Trump-it mediat amerikane filluan ta demonizojnë atë. Nuk u mjaftuan me kaq dhe pothuajse filluan një fushatë të propagandës ndaj tij. Këto shpifje të filluara me dekretin e Trump-it për ndalimin e hyrjes në ShBA të qytetarëve të disa vendeve, u kthye në luftë në mënyrë publike. Dekreti i Turmp-it me të vërtet është shumë i keq dhe përmban ndasi fetare. Ata të cilët demonizojnë Trump-in me këtë dekret, janë duke e parë Obaman si një shenjtorë. Mirëpo a është me të vërtetë kështu siç duket?

        Për një kohë të gjatë pretendohet se ish-Presidenti Barak Obama ka kaluar 8 vite në pushtet pa skandale. Mediat janë duke bërë aq shumë publikime kundër Trump-it, sa që shumica prej nesh edhe i besojmë atyre. Ndërkaq ato me të vërtetë nuk janë ashtu. Nëse shikojmë vetëm në disa pika të periudhës së udhëheqjes së Obamas, atëherë do të shohim një periudhë mjaftë të keqe dhe ksenofobe:

  1. U jetua skandali me posta elektronike të Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë

Doli në pah se Hillary Clinton e zgjedhur nga Obama në muajin mars të vitit 2015 themeloi një server privat nëpërmjet të cilit shiti të dhënat tregtare dhe informatat sekrete të ShBA-së.

  1. Operacioni i koduar “Shpejtë dhe Furishëm”:

Qeveria e Obamas pajisi me armë me mijëra kontrabandistë për të kapur kartelin meksikan të narkotikëve. Njëra prej këtyre armëve u përdor për vrasjen e shefit të vendkalimit kufitar të ShBA-së, Brian Terry në vitin 2010, ndërkaq ekipi i Obamas refuzoi të jap informata në parlament në lidhje me çështjen.

  1. Ekipi i Obamas në Administratën e të Ardhurave Kombëtare (IRS)

Përfshinë në mënyrë anti-kushtetuese në listën e zezë dhe treguan si objektiv disa konkurrent politik.

  1. Vrasja e ambasadorit amerikan në Libi, Chris Stevens më 11 shtator 2012

Në sulmin që ndodhi ndaj konsullatës së ShBA-së në Bengazi të Libisë janë vrarë ambasadori i ShBA-së dhe 3 persona të tjerë. Ambasadori i kishte dërguar Hillary Clinton me qindra mesazhe për ndihmë, por Clinton nuk iu përgjigj asnjëherë. Ajo refuzoi kërkesat për siguri shtesë dhe mbrojti qëndrimin se sulmi ka qenë si reagim ndaj një filmi islamofobik. Më pas në postat elektronike të saj u përcaktua se sulmet kanë qenë terroriste dhe se ajo e dinte këtë.

  1. Ndryshimi i 4-të i kushtetutës amerikane

Sipas kësaj trupi, shtëpitë, dokumentet dhe gjësendet e personave  nuk mund të kontrollohen pa arsye. Udhëheqja e Obamas mori nën monitorim popullin në mënyrë anti-kushtetuese dhe në qendra të të dhënave shkarkoi të gjitha të dhënat personale nga pajisjet elektronike. Me publikimin e këtij skandali nga një ish-punonjës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Edward Snowden, Presidenti Obama tha se “Mbledhim vetëm metadata-n tuaj nuk ka vend për shqetësim”. Metadatat janë të dhënat që përcaktojnë elementet e të dhënave gjeohapsinore, pra nuk përmban të dhënat se çfarë është biseduar, por kush?, çfarë?, kur?, ku?, pse?, si? është krijuar një e dhënë gjeohapsinore dhe kjo është ajo që i nevojitet qeverisë.

  1. Problemi i Lindjes së Mesme

Udhëheqja e Obamas hodhi firmën në vdekjen e afërsisht një milionë personave, ndërsa rreth 10 milionë ranë në pozitën e refugjatëve.

  1. Gjatë periudhës së Obamas nga ShBA-të janë dëbuar afërsisht 2 milionë emigrantë

Populli amerikan, i cili proteston kundër dekretit të Trumpit për ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në vend, pse heshti përballë vrasjes së udhëheqjes së Obamas të qindra, nganjëherë mijëra myslimanëve për çdo ditë?

        Përgjigjja në këtë pyetje është e qartë. Trumpi ishte politikani i vetëm amerikan i cili doli kundër çetës globale, mendjes superiore dhe me fitoren e tij në zgjedhje ai i prishi planet e tyre. Doli në pah se edhe ambientalistët të cilët dolën në skenë përballë liderit turk Erdogan gjatë protestave të parkut Gezi në Stamboll, nuk kishin për qëllim mbrojtjen e pemëve. Nëse kemi pak durim do të shohim se qëllimi i protestave nëpër rrugët e ShBA-së nuk kanë për qëllim mbrojtjen e myslimanëve.

Autor: Erdal Simsek



Lajme të ngjashme