Analizë – Bota e re 2

Rregullat vitale në rendin e vjetër botëror si drejtësia, ndarja e kostove dhe fusha e lirisë së njerëzve, që u ndërtuan pas Luftës së Dytë Botërore, falimentuan.

Analizë – Bota e re 2

Rregullat vitale në rendin e vjetër botëror si drejtësia, ndarja e kostove dhe fusha e lirisë së njerëzve, që u ndërtuan pas Luftës së Dytë Botërore, falimentuan. Ky falimentim nuk ndodhi në ditët e sotme, por në vitin 1989. Mirëpo ndërkohë që një pjesë e kësaj bote doli nga skena, koalicioni ShBA-Angli i rezistoi kësaj shpërndarjeje. Ky krah më vonë bëri gjakderdhje në Irak me pretekst të “armëve bërthamore”. Kjo forcë e armatosur pushtuese e quajtur edhe si “koalicioni perëndimor”, bëri që në Irak të humbin jetën më shumë se 1 milionë njerëz. Pothuajse gjysma e 20 milionë banorëve sa kishte Iraku, ranë në pozitën e refugjatëve. Aktualisht vetëm në Turqi ndodhen rreth 450 mijë refugjatë irakianë.

Pas 10 vitesh pushtimi dhe shkatërrimi të Irakut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj nuk gjetën as armë nukleare, por as ndonjë armë të jashtëzakonshme kimike apo biologjike.

Forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat bënë që mbi 10 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që vranë e gjymtuan me miliona të tjerë, nuk kërkuan as falje prej popullit irakian.

Në të vërtet ajo çfarë bënë ata është një krim ndërkombëtar sepse nuk arritën ti dëshmojnë pretendimet e tyre. Por, Rregulli i Yalta-s, i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, nuk lejon kërkimin e llogarisë për këto krime. Sepse ligji në këtë skemë është i dominuar nga të fuqishmit dhe disi ky ligj nuk vlen për ata.

Revolta individuale ndaj Rregullit të Yalta-s, i cili ka filluar të kalbet, për herë të parë u shfaq në nivel të kreut të shtetit nga lideri turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe u shndërrua në sfidë ndaj sovranëve. Gjatë kohës deri sa Presidenti i Turqisë ka qenë në detyrën e Kryeministrit, ai shprehu qartë këtë revoltë me fjalët “Bota është më e madhe se pesë”. Me këto fjalë ai shprehu revoltën e tij ndaj qëndrimit të padrejtë të pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me të drejtën e vetos.

Kjo revoltë e Erdoanit në botën perëndimore fillimisht u vlerësua si “Ego e një politikani të emocionuar lindor”. Mediat perëndimore fillimisht tentuan të mbetet indiferente ndaj kësaj revolte, ndërsa rrethet akademike nuk e dëgjuan fare. Mirëpo Presidenti i Turqisë insistoi në këtë mendim. Duke vënë në pah zhgënjimin e këtij aranzhimi me moton “Bota është më e madhe se pesë”, ai këtë e shprehu në çdo platformë. Kësaj rezistence të vazhdueshme të Erdoanit iu bashkua edhe Rusia, e cila është anëtare e pesëshes në fjalë. Sepse lideri rus, Vladimir Putin ka parë që trojka ShBA-Angli-Gjermani, e cila përpiqet të administroj vetë me rregullin e vjetër botëror, bashkoi forcat kundër vendit të tij. Lideri rus Putin, vendi i të cilët është pjesë e strukturës dominuese e OKB-së, doli jashtë kësaj strukture. Ai bëri fjalë për politikat në kuadër të motos së liderit turk Erdoan. Putin preferoi të kundërshtoj politikat e Lindjes së Mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ato të gjakderdhjes-armiqësisë-luftës civile dhe ndoqi politika të përbashkëta me Erdoanin.

Sado që Rusia nuk braktisi zakonet vulgare të politikës së jashtme të saj, ajo u radhit pranë politikave paqësore të Erdoanit për Lindjen e Mesme. Radhitja e Rusisë pranë politikave të Presidentit Erdoan për herë të parë solli paqe në disa zona të Sirisë. Korridori i paqes i formuar nga turqit u zgjerua deri tek portat e Halepit.

Presidenti Erdoan solli në rend të ditës edhe një pikëpamje tjetër ndaj Afrikës në kundërshtim me pikëpamjen konvencionale që zbatohej për shumë vite nga ana e perëndimorëve. Kjo nuk mbeti vetëm në fjalë, por ai iu qas vendeve të Afrikës me një pikëpamje të barabartë të partnerit në nivel politik, social dhe atë ekonomik.

Në botën e vjetër të themeluar së bashku me Marrëveshjen e Yaltas, Turqia dhe Rusia nuk kishin vend në Afrikë. Me marrjen e detyrë së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoani bëri hapje ndaj Afrikës dhe hoqi barrierat doganore së bashku me ato të vizave. Hapi dyert e universiteteve turke për studentët afrikanë. Ndërkaq numrin e përfaqësive diplomatike turke, që ishin 9 në Afrikë, i nxori në 30.

Erdoan kritikoi ashpër politikat kolonialiste ndaj Afrikës që ndjek Evropa dhe perëndimorët dhe zhvilloi një botëkuptim të ri. Edhe lideri rus Putin zbatoi politika të njëjta sikurse Erdoani ndaj Afrikës. Sot është e mundur të haset në diplomatë, tregtarë dhe turistë rus në pothuajse të gjitha vendet e Afrikës, ndërkaq edhe Putini kritikoi ashpër politikat kolonialiste perëndimore ndaj Afrikës.

Sot Azia dhe Afrika me qendër Lindjen e Mesme, dizajnohen sërish. Nga ky rajon ashtu si në Siri gradualisht hidhen hapat e dëbimit të botëkuptimit kolonialist të ShBA-së dhe të atij perëndimor. Sot në Siri nuk mbeti ndonjë forcë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq ndikimi i saj në Irak shkrifet sikurse dëbora në diell. Projekti i paqes në Siri i zhvilluar nga Turqia dhe Rusia paraqet një dritë shprese edhe për vendet tjera problematike.

Liderët turq dhe rus nuk dëshirojnë të formojnë vet rregullin e ri botëror. Ata hapin portat edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka një strukturë të fortë ekonomike dhe ushtarake. A mund ta paramendoni që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e nxitën luftën civile në Siri dhe që madje kontrollojnë edhe frymëmarrjen e njerëzve në këtë vend, sot nuk ndodhen në Siri. Sot ka një ShBA, e cila pothuajse është përjashtuar nga tavolina e bisedimeve për paqe.

Edhe në rajonin e Ballkanit jetohen kriza të ngjashme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar ta shndërrojnë këtë rajon në depo të armëve. Njerëzit shpresojnë që botëkuptimi turk i drejtësisë dhe fuqia ushtarake ruse do të jenë efektive në formimin e botës së re. Mediat perëndimore dhe institucionet e mendimit kanë filluar të flasin për këtë.

Bashkimin Evropian askush nuk e kujton posaçërisht kur bëhet fjalë për ridizajnimin e Lindjes së Mesme. Ndërkaq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shkëputur shpresat. Erdoan dhe Putin e ftojnë Presidentin e ri të ShBA-së, Trump me “kushte të ndershme”. Mirëpo në qoftë se Trump, Obama dhe çeta e NEOCON-it vazhdojnë me këto politika të Lindjes së Mesme, pas një kohe të shkurtë në rajonin tonë nuk do të përmendet më emri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump, i cili mori në dorëzim detyrën e presidentit ditëve që lamë pas, ose do të bëjë që ShBA-ja të falimentoj për shkak të mentalitetit të NEOCON-it dhe atij kolonialist, ose do të forcoj edhe më shumë pozitën e saj në Botën e Re të Lirë.   



Lajme të ngjashme