Analizë-Vizita e Kryeministrit Binali Yildirim në Irak

Pas një viti tensionimesh mes Republikës së Turqisë dhe udhëheqjes qendrore të Irakut, Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) vizitoi Irakun.

Analizë-Vizita e Kryeministrit Binali Yildirim në Irak

       Për afërsisht një vit mes Turqisë dhe udhëheqjes qendrore të Irakut u jetuan marrëdhënie të tensionuara për shkak të kampit turk të trajnimit në Bashika të ndërtuar në afërsi të qytetit Mosull me kërkesë të Irakut. Vizita e parë diplomatike e vitit 2017, të cilën Kryeministri Binali Jëlldërëm e bëri në Irak, në rend të ditës sjell mundësinë e hapjes të një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe.

       Takimi i Kryeministrit Jëlldërëm me homologun e tij irakian, Hajdar el-Ibadi, liderin e turkmenëve të Irakut dhe njëkohësisht deputet i Kirkukut, Ershad Salihi dhe Kryeministrin e Udhëheqjes Rajonale Kurde, Mesut Barzani, për Turqinë ka qenë hapi më i rëndësishëm diplomatik pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe Izraelin.

       Pas pushtimit amerikan të Irakut në marrëdhëniet Turqi-Irak pati batica dhe zbatica. Siç dihet në bazë të marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Irakut në vitin 2014 ushtarët turq në kampin Bashika në afërsi të Mosullit trajnojnë forcat vendore për luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Mirëpo tensionimi doli në fund të vitit 2015 me rritjen e numrit të ushtarëve të dislokuar në këtë kamp nga ana e Turqisë.

      Kjo vizitë e bërë në nivel të lartë në kohën kur arriti kulmin tensionimi i jetuar pas krizës Mosull-Bashika, madje kur Iraku deklaroi se prania ushtarake e Turqisë në Bashika do të quhet “krim lufte”,  është e rëndësisë kritike për kalimin në një periudhë të marrëdhënieve me tensionim të zbutur.

       Tema kryesore e vizitës së Kryeministrit Jëlldërëm ishte marrëveshja e arritur me udhëheqjen qendrore të Bagdadit. Sipas kësaj përballë disa rregullimeve në kampin e trajnimit në Bashika, Bagdadi zyrtarë do të bëjë presion mbi organizatën terroriste PKK për tu larguar nga Sinxhari. Kjo zonë që ndodhet mes Veriut të Irakut dhe Sirisë është shumë afër Turqisë dhe është një zonë malore e rëndësisë jetike. Qëllimi i PKK-së është që zonën e Sinxharit ta shndërroj në Kandil të dytë. Sinxhar gjithashtu është shumë i rëndësishëm edhe nga aspekti i vendosjes së linjës logjistike të cilën Irani përpiqet ta vendos në zonë. Qëllimi i Iranit është të dominoj mbi një korridori tokësor që do të shtrihet nga Irani drejt Detit Mesdhe nëpërmjet Irakut dhe Sirisë.

      Edhe pse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe udhëheqja vendore e veriut të Irakut deklarohet se PKK-ja do të tërhiqet nga Sinxhari, është e qartë se realizimi i kësaj nuk duket shumë e mundshme pa ndërhyrjen e Turqisë. Ndërkaq është e dyshimtë se ushtria e Irakut do të mund ta bëjë këtë. Sepse organizata terroriste DAESH me 1 mijë e 500 militantë e saj brenda 5 ditëve pushtoi Mosullin në qershor të vitit 2014. Rreth 50 mijë trupa të ushtrisë irakiane u larguan nga Mosulli pa luftuar duke lënë prapa edhe armatimin e rëndë të mbetur nga ushtria amerikane. DAESH-i me këtë sulm vuri në dorë edhe Mosullin edhe Bankën Qendrore me 430 milionë dollarë. Prandaj është shumë e vështirë që ushtria irakiane ta dëboj PKK-në nga Sinxhari me potencialin aktual që ka.

      Ndërkaq edhe zhvillimet brenda Irakut tregojnë se ky vend gjatë procesit post-DAESH do të ketë nevojë për mbështetjen e Turqisë. Prandaj lufta e përbashkët kundër DAESH-it dhe terrorizmit është një nevojë. Duket se edhe pala irakiane ka pranuar realitetin e rolit të rëndësishëm të Turqisë në vendosjen e ekuilibrit social dhe politik në Irak pas DAESH-it, integrimin e sunive, kurdëve dhe turkmenëve në procesin politik, rehabilitimin e zonave të marra nga DAESH-i dhe në çështjet e refugjatëve.

      Turqia aktualisht Erbilin dhe Bagdadin nuk i shikon si alternativë të njëra-tjetrës, por si pjesë plotësuese. Vizita e Kryeministrit Jëlldërëm e bërë në udhëheqjen qendrore të Bagdadit dhe në Frontin Turkmen dhe në qytetin Erbil është treguesi më i rëndësishëm i kësaj.

      Turqia dhe Iraku janë të vendosur të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorit. Një qëndrimi i tillë i marr nga udhëheqja e Irakut është shumë i rëndësishëm. Mund të themi se marrëveshja e Turqisë e arritur me Rusinë dhe Iranin në lidhje me çështjen e Sirisë, pasqyrohet edhe tek Iraku. Me vizitën e Kryeministrit Jëlldërëm në Irak u arrit edhe në zgjidhjen e krizës së Bashikas. Gjithashtu edhe ato që jetohen gjatë operacioneve të Mosullit janë tregues se janë marrë parasysh shqetësimet e Turqisë. Mirëpo nuk mund të themi se vetëm vizita bëri që të zbuten tensionimet në marrëdhëniet Turqi-Irak.

      Sot Turqia dëshiron të vendos marrëdhënie të mira me Irakun. Turqia në çdo aspekt zë vend pranë popullit irakian me në krye në çështjen e luftës kundër DAESH-it. Prania e Turqisë edhe në veri të Irakut edhe në Mosull është një garancë për të gjitha elementet dhe për stabilitetin e rajonit.

Autor: Cemil Dogaç Ipek  



Lajme të ngjashme