Erdoan: Qëndrimi racist i perëndimorëve ndaj emıgrantëve është i turpshëm

Presidenti Erdoan duke bërë të ditur se kriza e Sirisë është plaga e botës që rrjedh gjak dhe shtoi: “Qëndrimi racist që mbajnë vendet perëndimore veçanërisht ndaj problemit të emigrantëve është një turp për njerëzimin”.

Erdoan: Qëndrimi racist i perëndimorëve ndaj emıgrantëve është i turpshëm

Presidenti Erdoan duke bërë të ditur se kriza e Sirisë është plaga e botës që rrjedh gjak dhe shtoi: “Qëndrimi racist që mbajnë vendet perëndimore veçanërisht ndaj problemit të emigrantëve është një turp për njerëzimin”.

 

Erdoan përpara se të ndahej nga Republika Popullore e Kinës ku gjendej në kuadër të Samitit të 11-të të G20-ës dha një konferencë shtypi.

“Kriza e Sirisë me aktivitetet e organizatës terroriste që shkakton humbje jete në vend nga njëra anë dhe me dramën e refugjatëve që ajo shkakton në anën tjetër, vazhdon të jetë edhe sot një plagë e përgjakur në botë. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) tha se qëndrimi racist që mbajnë vendet perëndimore sidomos për çështjen e emigrantëve është i turpshëm në emër të njerëzimit. Në Siri që nga viti 2011 e deri më sot janë vrarë 600 mijë njerëz dhe mbrojtja e qëndrimit ende në detyrë të vrasësit Esad ndërkohë që ka kaq shumë viktima është e papranueshme dhe kjo është një turp edhe për ne edhe në emër të njerëzimit”.

Erdoan përpara se të ndahej nga Republika Popullore e Kinës ku gjendej në kuadër të Samitit të 11-të të G20-ës dha një konferencë shtypi në Qendrën e Kongresit. Ai përshëndeti të pranishmit në kinezisht duke thënë “Ni hao”.

Erdogan u shpreh se opsionin për krijimin e një rajoni të sigurt e kishin propozuar disa herë edhe më parë por asnjë vend nuk hodhi asnjë hap konkret në lidhje me këtë temë dhe me zbritjen në ‘skenë’ edhe të vendeve të tjera kriza e Sirisë mori një dimension edhe më fatkeq.

Ai theksoi se në lidhje me problemin e refugjatëve nuk u mund të jepej një provë e mirë ndërkohë që Turqia duke mirëpritur 3 milionë sirianë dhe irakianë sëbashku me organizatat joqoveritare shpenzoi mbi 25 miliardë dollarë. Ai theksoi gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të mirëpresë të gjithë ata që vijnë nga Iraku dhe Siria pa bërë përjashtim në fe dhe racë”.

“Pa arritur në thelbin e problemit, pra pa u zgjidhur krizat në rajon duke filluar nga Siria nuk është e mundur që problemi i refugjatëve të mbesë pas në mënyrë të përhershme” tha Erdoan.

Nuk duhet harruar se Organizata e Quajtur FETO është një rrjet global

Duke bërë të ditur se Organizata Terroriste Gyleniste (FETO) është efektive në 170 vende, Erdoan tha: “Unë paralajmëroj të gjitha vendet dhe i ftoj të jenë të ndjeshme. Një fatkeqi e tillë mund t’ju ndodhë edhe ju. Unë ftoj tërë botën të jetë e kujdesshme ndaj kësaj organizate që abuzon me ndjenjat e njerëzve, besimit, të tyre, arsimit dhe bamisrësisë së tyre, që i gllabërojnë duke abuzuar me marrëdhëniet e tyre tregtare.” u shpreh presidenti turk.

“Ne duhet të fillojmë menjëherë një luftë parimore kundër organizatave terroriste”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) bëri të ditur se duhet braktisur botëkuptimi që veçon DAESH-in nga PKK, PYD dhe YPG dhe shtoi: “Nuk ka terrorist të mirë ose të keq. Nëse bëni veçim ndërmjet tyre, ata ju kthehen si bumerang dhe ju godasin”.

“Idea që mban të veçuar DAESH-in, PKK-në, PYD-në, YPG-në, FETO-n duhet refuzuar bashkërisht dhe duhet filluar menjëherë një luftë parimore kundër të gjitha organizatave terroriste. Ne çfarë do lloj çmimi pastë, jemi të vendosur të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit. Qoftë unë personalisht si president, qoftë qeveria jonë, ne jemi të vendosur në këtë çështje.

Duke nënvizuar vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, Erdoan theksoi se kjo është edhe objektiva e operacionit të Mburojës së Eufratit që filloi në 24 dhjetor dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje në tërësinë territoriale të Sirisë.

Ai u shpreh edhe në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik në Turqi  dhe bëri të ditur se kjo është bërë për të vënë në zbatim punimet e duhura për një ndërhyrje më efektive dhe më të shpejtë ndaj strukturës FETO.

Sulmi i dasmës ishte një fillim i vendosur për ne

Presidenti Erdoan u shpreh se sulmi terrorist ndaj dasmës në Gaziantep ishte një fillim i prerë. “Operacionet tona në veri të Sirisë nuk janë një ndërhyrje ndaj tërësisë territoriale të Sirisë, dhe në etapën e parë është tërësisht Jarabulusi. Për fate të keq nga Jarabulusi prej muajsh hidhen raketa në tokat tona. Dhe së fundmi sulmi i dasmës ku në trupin e një fëmije 14 vjeçar vendosën bomba ku u vranë 56 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. Për ne ky ishte një fillim i vendosur”.

“Në Jarabulus u vendos vetë populli”

Në Jarabulusin e pastruar nga DAESH-i u vendosën vetë banorët e kësaj qyteze të cilët ishin larguar, tha presidenti Erdoan dhe shtoi: “Në Jerabulus u futëm së bashku me opozitarët e moderuar që janë banorë të vetë Jerabulusit dhe e pastruam këtë vend nga DAESH-i. Atje nuk ka më asnjë element të DAESH-it. Aty janë vendosur vetë njerëzit që jetonin në këtë qytezë. Popullsia e këtij vendi që arrin në 100 mijë banorë është vendosur këtu së bashku me fëmijët duke jetuar tashmë të lumtur”.  



Lajme të ngjashme