Koment-Përvjetori i 21-të i gjenocidit të Srebrenicës

Më 11 korrik, ditën e hënë u përkujtua përvjetori i 21-të i gjenocidit të Srebrenicës.

u-nedjelju-manifestacija-prezivjeli-smo-srebrenicani-nastavljaju-borbu-za-bih_trt-bosanski-21554.jpg
tuzioci-u-sudenju-mladicu-iznijeli-slucaj-srebrenica.jpg
srebrenica-tika-urucila-pakete-pomoci-povratnicima_trt-bosanski-18206.jpg
srebrenica.jpg
srebrenica-8732-protestna-etnja-tuzlaka-za-rt_trt-bosanski-48207.jpg
Recep Tayyip Erdogan köztársasági elnök üzenete a srebrenicai mészárlás huszadik évfordulóján

Më 11 korrik, ditën e hënë u përkujtua përvjetori i 21-të i gjenocidit të Srebrenicës. Në këtë ceremoni ku morën pjesë me mijëra vetë në varrezat e dëshmorëve në Potoçari u varrosën mbetjet mortore të 127 viktimave të reja të identifikuara. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave të varrosur në Potoçari doli mbi 6 mijë e 500. Sipas supozimeve të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në korrik të vitit 1995 në gjenocidin e Srebrenicës janë vrarë 8 mijë e 100 boshnjak. Pasi që vendi i varrezave masive vazhdon të mbahet i fshehtë nga ana e aktorëve të këtij krimi, me qindra nëna të Srebrenicës vazhdojnë të jetojnë këtë ferr me shpresë se një ditë do të gjinden të dashurit e tyre.

Si pasojë e gjenocidit të trishtueshëm të kryer ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shoqëria ndërkombëtare i kishte premtuar vetes se më kurrë nuk do të lejojë të ndodhë ndonjë gjenocid i ri. Në Konventën e Kombeve të Bashkuara nënvizohet se gjeneratat e reja do të shpëtohen nga luftërat, të cilat shkaktojnë dhimbje të papërshkrueshme. Mirëpo pas afërsisht 50 viteve pas këtij premtimi të dhënë, bota lejoj që të ndodhë një gjenocid i ri mbi myslimanët e Bosnjës.

Lufta e Bosnje-Hercegovinës nuk u ndalua gjatë 3 viteve e gjysmë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të pa dëshirës. Atëbotë dukej se bota përpiqet për të bërë ndonjë gjë në këtë drejtim, por në realitet ata Bosnjën dhe boshnjakët i lanë në duart e fatit. Në përgjithësi shoqëria ndërkombëtare vazhdimisht dënoi vrasjen e boshnjakëve, mirëpo nuk mori masa serioze për ndalimin e kësaj masakre. Pasi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka tendenca që viktimat dhe agresorët t’i trajton njëjtë, për një kohë të gjatë nuk është ndjerë nevoja për tu vënë në veprim për të parandaluar fatkeqësinë në Bosnje.

Gjenocidi i Srebrenicës është njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme, e cila hodhi hije mbi sjelljet e shoqërisë ndërkombëtare gjatë viteve të luftës së Bosnjës. Srebrenica është një qytet që gjatë luftës së Bosnjës ishte shpallur si “zonë e sigurt” nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të marrjes së civilëve boshnjak nën mbrojtjen e OKB-së. Ishte paraparë që trupat e OKB-së të përdorin forcë, madje edhe të kërkojnë mbështetje nga ajri përballë sulmeve të mundshme ndaj zonës së sigurt dhe përreth saj. Mirëpo as numri i trupave të dislokuara për të mbrojtur Srebrenicën, e as armatimi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e qytetit. Si pasojë e kësaj forcat ushtarake të serbëve të Bosnjës, të cilët hynë në Srebrenicë më 11 korrik 1995, këtë zonë të sigurisë e shndërruan në “zonë të sigurt të kampit të vdekjes”.

4 vjet e gjysmë pas masakrës së Srebrenicës në raportin e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara të përgatitur më 15 nëntor 1999 në lidhje me rastin u tha se OKB-ja ka bërë shumë gabime, ka bërë parashikime të gabueshme në lidhje me zhvillimet dhe si pasojë e kësaj nuk u sigurua mbrojtje e mjaftueshme për banorët e Srebrenicës. Në një deklaratë të bërë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun vitin e kaluar u theksua se gjenocidi i Srebrenicës hodhi hije në ndërgjegjen e shoqërisë ndërkombëtare, për më tepër përgjegjësinë për këtë ngjarje e mbajnë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit. Edhe pse gjenocidi i Srebrenicës është dokumentuar me këtë rrëfim dhe me padi të ngritura në dy gjykata ndërkombëtare, Moska, Beogradi dhe Banja Luka vazhdojnë ta mohojnë këtë gjenocid.

Në të vërtet serbët e Bosnjës e pranojnë në njëfarë mënyre tragjedinë e Srebrenicës, në anën tjetër mundohen ta nënvlerësojnë këtë ngjarje, të ulin në minimum numrin e viktimave dhe të vendosin paralele mes viktimave serbe të luftës së Bosnjës. Ashtu siç nuk e cilësojnë ngjarjen e Srebrenicës si “gjenocid” serbët e Bosnjës veten pothuajse nuk e shohin si përgjegjës për këtë ngjarje. Arsyeja e të gjitha këtyre është se serbët ende nuk janë ballafaquar me gjenocidin e Srebrenicës. Mirëpo ende nuk dihet se si do të ballafaqohen serbët me këtë ngjarje, ndërsa as nuk bëhen përpjekje në këtë drejtim.

Edhe Serbia, përveç disa shoqërive civile, ka vështirësi me ballafaqimin me këtë krim të rëndë të jetuar në Srebrenicë. Në Serbi ende besohet se në luftërat e Kroacisë dhe të Bosnje-Hercegovinës u luftua për njëfarë “lirie të serbëve” dhe se është zhvilluar një lloj i Luftës Çlirimtare. Për këtë arsye personat si Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët kanë vrarë fëmijë, gra dhe të moshuar në Srebrenicë, nga ana e serbëve perceptohen si “hero kombëtar”.   

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me pjesëmarrjen e tij në përvjetorin e 20-të të gjenocidit të Srebrenicës përmbushi detyrën e tij humane dhe morale. Mirëpo pasi që Vuçiq ngjarjen e Srebrenicës nuk e cilësoi si gjenocid, ai u protestua në Potoçari vitin e kaluar. Vuçiq vazhdimisht bën thirrje për pajtimin mes serbëve dhe boshnjakëve dhe të gjitha palëve të luftës. Mirëpo si një kryeministër, i cili nuk ballafaqohet me rolin e vendit të tij në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, ai nuk e thotë se në Srebrenicë ka ndodhur një gjenocid. Ndërkaq edhe Serbia edhe serbët e Bosnjës në fund të fundit do të detyrohen ti shpjegojnë gjeneratave të reja se çfarë ndodhi viteve të 90-ta në territoret e ish-Jugosllavisë dhe mu atëherë në Ballkan do të mund të vendoset një paqe më reale.

Autor: Dr. Erhan Turbedar



Lajme të ngjashme