Turqia mobiliziohet për arsimin e 750 mijë fëmijëve sirianë

Me anë të vlerësimit të këshilltarit për media të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Selahattin Bostan ju përcjellim rëndësinë e arsimimit të fëmijëve sirianë për paqen dhe vëllazërinë në rajon.

Turqia mobiliziohet për arsimin e 750 mijë fëmijëve sirianë

“Një popull po lufton që një brez të mos zhduket”. Këto janë fjalët e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kınık. Brezi që përballet me zhdukjen, janë fëmijët sirianë. Kurse ajo që kërkohet të shpjegohet është se këta fëmijë mund të mbeten pa shkollë. Pra bëhet fjalë për mundësinë që një brez të mos shkollohet dhe të rritet pa mësuar dhe të kalojë jetën pa shkrim e këndim. Kurse populli që lufton që ata të mos mbeten analfabetë, është populli turk. Kur e gjithë kjo shprehet me shifra, mbase është më e lehtë për të vënë re se sa spikatës është realiteti. Nga sirianët që mirëpriten në Turqi, 258 mijë e kalojnë jetën në kampe. Çdo nevojë e tyre sigurohet nëpërmjet njësive përkatëse shtetërore dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke. Ndër këto nevoja është edhe shkollimi dhe pothuajse të gjithë fëmijët kanë mundësinë që të marrin arsim.

Kurse jashtë kampeve dihet se jetojnë rreth 2 milion e gjysëm sirianë. Nga këta, 1 milionë e 200 mijë hyjnë në kategorinë e fëmijëve, pra ata janë nën moshën 18 vjeç. Ndër ta, 750 mijë janë në moshën e shkollës. Nëse këta fëmijë nuk futen sa më parë në sistemin arsimor, atëherë fjala “brez i humbur” do të kthehet në realitet. Republika e Turqisë, 451 mijë fëmijë nga gjithsej 750 mijë i ka regjistruar në shkolla në vitin 2015 duke bërë që ata të kenë mundësinë të arsimohen. Këto fëmijë, në shkollat e ngritura për ta, vazhdojnë arsimin sipas rregullores shkollore të Sirisë. Ata mësojnë shkrim e këndim në gjuhën amtare dhe si gjuhë të huaj kanë mundësi të mësojnë turqisht. Edhe për mysafirët sirianë të shpërndarë në mbarë Turqinë, është krijuar mundësia e njëjtë në shkollat ku mësojnë nxënësit turq.

Numri i fëmijëve mysafirë sirianë të vendosur në shkolla në Turqi, është më i madh se numri i refugjatëve që Bashkimi Evropian me një popullsi prej 500 milion banorësh përpiqet që ti bëjë ballë. Ky fakt duhet rikujtuar herë pas here.

Kurse ajo që na bëri ti rikujtojmë edhe njëherë këto fakte është inaugurimi i shkollës së re për fëmijët sirianë nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kızılay, në provincën Belen të rrethit Hatay. Drejtori i Përgjithshëm i Kızılay-it, Kerem Kınık në fjalimin e rastit tha; “Ne përpiqemi që mysafirët sirianë mos ta ndjejnë që jetojnë në një vend të huaj. Në këto toka kanë lindur rreth 200 mijë foshnja dhe ne vazhduam ti ndihmojë si në kampe ashtu edhe në qytet tona”.

Me të vërtetë që duke nisur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe të gjitha organizatat dhe institutet e tjera përkatëse, punojnë që ata të mos ndjehen të huaj. Edhe nënshtetasit turq bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë bënë të pamundurën që mysafirëve të mos i mungojë asgjë dhe që të mos ndjehen të largët. Edhe në shkollën që u inaugurua, ishte menduar çdo gjë me ndjeshmëri. Kësaj shkolle nuk i mungon asgjë nga shkollat turke, mund të ketë më shumë por askurrë më pak.

Çdo gjë ishte menduar në detaje dhe anë më e bukur e gjithë ceremonisë ishin fëmijët. Në sytë e rreth 300 fëmijëve tashmë nuk pasqyrohej dhimbja e shkaktuar nga lufta. Në sytë e tyre nuk ishte inferioriteti që krijon ndjesia e të huajit. Ata buzëqeshnin të lumtur. Ata kanë një shkollë ku shkojnë çdo ditë, ku kanë mësues dhe shokë e shoqe. Ata mund të luajnë sëbashku dhe mund të marrin të njëjtat shije nga të njëjtat libra. 

Edhe shifrat e dhëna nga Prefekti i Hatayit, Ercan Topaca ishin shumë spikatëse. “Në Hatay kemi 360 mijë nxënës që frekuentojnë parashkolloren, filloren, të mesmen dhe gjimnazin. Kur shtohet edhe numri i studentëve të universitetit ky numër arrin në rreth 450 mijë. Nëse do të shtonim edhe numrin e nxënësve dhe studentëve nga Siria, atëherë ky numër arrin në rreth 550 mijë. Me lejen e Allahut, ne këta fëmijë do ti arsimojmë në mënyrën më të mirë” tha Prefekti i Hatayit, Ercan Topaca.

Ai theksoi se në Hatay jetojnë rreth 100 mijë fëmijë sirianë, nga këta 53 mijë kanë filluar shkollën dhe në shkollat e reja që do të ndërtohen do të mësojnë në mënyrë të rregullt të gjithë fëmijët sirianë. Kjo do të thotë se në Hatay do të ndërtohen 1 mijë klasa të tjera. Turqia i siguron me shpejtësi këto nevoja nëpërmjet instituteve të tilla si Kızılay. Dhe të gjitha këto i bën pa menduar se “një ditë sirianët do të largohen, çfarë do të bëjmë me këto shkolla”.

Këto shkolla nuk ndërtohen me mendimin “të kenë një vend ku të fusin kokën” por ndërtohen me mendimin “të marrin mësim në një klasë të mirë që i ka hije njerëzimit”.

Ashtu siç e nisëm programin; “Një popull po lufton që një brez të mos zhduket”. Kjo luftë, dhe kjo vlerë e sakrificës për të kursyer diçka nga vetja duke ja dhënë mysafirit, mbase sot nuk mund të kuptohet. Por këto fara të hedhura sot, pra këta fëmijë të bukur kthehen në pemët e miqësisë. Ata që janë largpamës e kuptojmë se çfarë duam të themi.

Dy popuj që jetojnë brenda kufijve të të njëjtit vend me histori aq të afërt si “dje”, ndjehen si pjesë të pandara të njëri tjetrit. Brenda Perandorisë Osmane, Kilisi dhe Halepi nuk kishin asnjë ndryshim. Sot, kjo vëllazëri bën të ndjehet e njëjta gjë. Në këtë hapësirë gjeografike, popujt me shekuj kanë jetuar brenda të njëjtit vend, janë hidhëruar me të njëjtat gjëra dhe janë lumturuar me të njëjtat ngjarje.



Lajme të ngjashme