Mesazhi i Erdoganit për bashkim në Samitin e Vendeve të Islamit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, propozoi bashkimin e fuqive të të gjitha Gjysmëhënave të Kuqe.

Mesazhi i Erdoganit për bashkim në Samitin e Vendeve të Islamit

Liderët e vendeve islame, javën e shkuar u takuan në Stamboll. Në këtë samit u shqyrtuan problemet që përjetohen në botë dhe çfarë mund të bëjnë vendet islame për të zgjidhur këto probleme. Përpara se të përcjellim mesazhet historike të dhëna në Samiti në lidhje me gjysmëhënat e kuqe nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ja vlen që të kthehemi prapa në kohë.

Turqia në vitin 1999, përjetoi një tërmet shumë të madh. Menjëherë pas tërmetit që ndikoi miliona njerëz, 52 vende i dërguan ndihma Turqisë. Organizatat e ndihmës, Gjysmëhënat e Kuqe dhe Kryqet e Kuqe të 52 vendeve, u mobilizuan për të mbledhur plagët e Turqisë. Ata që kishin nën rrënoja të afërmit e tyre, u vunë në radhë ndërkohë që të afërmit e tyre kërkoheshin me pajisjet moderne të sjella nga këto vende. Të plagosurit u morën menjëherë nën kurim në spitale fushore të ngritura nga kryqet e kuqe të vendeve perëndimore. Uji i pastër, ushqimi bazë, njësitë e strehimit, mbërritën tek nevojtarët nëpërmjet mbështetjes së këtyre vendeve. Turqia përjetoi një tronditje të madhe dhe institutet e ndihmës në Turqi bën autokritika. Një nga këto ishte edhe Kızılay..

Tashmë kanë kaluar 15 vjet. Kızılay që u kritikua kur ndodhi tërmeti i madh, ka ndryshuar rrënjësisht veten. Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka plotësuar të gjitha mangësitë, duke filluar nga sistemet moderne të komunikimit, kuzhinat fushore, njësitë moderne të strehimit. Të gjitha ekipet u morën nën trajnim përsëri dhe u themeluan skuadrat më të specializuara për ndihmat njerëzore.

Kurse që nga viti 2005, Turqia dhe Kızılay që mori ndihma njerëzore nga 52 vende, filloi të japë ndihmë në tërë botën. Ndërmjet viteve 2005-2015, u dërguan ndihma njerëzore në 102 vende të ndryshme. Gjysmëhëna e Kuqe Turke, nga njëra anë, mblodhi plagët e Indonezisë, nga ana tjetër, mblodhi plagët e Pakistanit. Në Afrikë nuk ka ngelur vend pa shkelur dhe nuk ka vend që nuk është dërguar ndihmë. Sot ka dal në shesh një Kızılay që vrapon në ndihmë të nevojtarëve në Somali, Çad, Etiopi, Kenia, Republikën e Afrikës Qendrore etj.

Në Gazë, Bosnje, Irak, Birmani (Mianmar), flamuri turk u valëvit sëbashku me flamurin e Kızılay-it. Ata që u ndikuan nga tërmeti në Nepal ishin budistë, ata që u ndikuan nga përmbytjet në Serbi ishin të krishterë, por kjo nuk ishte e rëndësishme. Kızılay është një institut ndihme në Turqi që e zgjat dorën e ndihmës për personat në nevojë pa bërë asnjë dallim.

Tani le ti kthehemi Samitit të vendeve islame dhe propozimit të Presidenti Recep Tayyip Erdogan në këtë samit. Presidenti Erdogan, liderëve të vendeve islame i propozoi krijimin e Unionit të Gjysmëhënave të Kuqe. Ky nuk është një propozim që mund ti vihet viza sipër menjëherë. Ky është një propozim, i cili jep mundësinë që dora e dhembshurisë së islamit të mbërrijë tek më shumë njerëz. Në përgjithësi, organizatat e ndihmës mbartin emblema të Kryqit të Kuq për vendet e krishtera dhe Gjysmëhënë për ato islame. Pavarësisht se ky emër dhe këto emblema nuk janë përcaktuar me domethënien e fesë, perceptimi është në drejtim të kundërt. Institutet e ndihmës me emblemën e Kryqit të Kuq që shkojnë në ndihmë në rast fatkeqësish, sigurojnë tek i dëmtuari një mendim të vetëdijshëm ose nën ndërgjegje që përvetësohet me këtë institut.

Edhe sipas nivelit të zhvillimit të vendeve, në zonat e fatkeqësive, vihen re më shumë institute dhe organizata me emblemën e kryqit të kuq. Por nga 192 shoqata Gjysmëhëne dhe Kryqi të kuq, shumica mban emrin dhe emblemën e Gjysmëhënës. Tani Presidenti Recep Tayyip Erdogan, propozon që organizatat e ndihmës që përdorin gjysmëhënën, të mblidhen për të zgjatur sëbashku dorën e ndihmës. Shoqatat e Kızılay-it të disa vendeve islame, kanë mundësi shumë të mëdha materiale si për shembull, Gjysmëhënat e Katarit ose Arabisë Saudite. Ndërsa disa të tjera kanë personel shumë të kualifikuar. Për shembull Gjysmëhëna e Palestinës. Kurse Gjysmëhëna e Kuqe Turke është një nga institutet më të rëndësishme të ndihmës si nga aspekti i mundësive materiale ashtu edhe nga personeli i specializuar.

Në rast të bashkimit të këtyre komponentëve, nuk mund të imagjinohet se sa e madhe do të jetë potenciali i operacioneve të ndihmave njerëzore. Pra edhe propozimi është shumë i vyer nga ky aspekt. Mundësitë materiale të vendeve të pasura sëbashku me mundësitë e vendeve të zhvilluara nga aspekti i burimit njerëzor të specializuar, do të mundësonte mbledhjen edhe më të shpejtë të plagëve të miliona të pafajshmëve dhe nevojtarëve.

Në botë, çdo vit rreth 60 milion njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve. Përsëri çdo vit, mesatarisht rreth 200 milion njerëz ndikohet nga fatkeqësitë natyrore. Kurse uria, vazhdon ekzistencën e saj si një problem i qindra miliona njerëzve. Për të mbledhur të gjitha këto plagë nevojitet një paradigmë e re dhe ajo duhet të jetë e zhveshur nga paragjykimet politike. Presidenti Erdogan, prej kohësh kërkon një ndryshim nga Kombet e Bashkuara. Ashtu siç kritikon OKB-në me sloganin “bota është më e madhe se 5", duhet përhapur edhe mendimi se sistemi aktual nuk mund të mbledhë plagët aktuale në tërë botën. Shpresojmë që drita e ndezur në Samitin e Vendeve të Islamit, të ndriçojë rrugën e ndihmës së njeriut.



Lajme të ngjashme