SHBA-Rusi, në prag të një Lufte të Ftohtë?!

Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë ndodhet në minimumin historik që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik.

SHBA-Rusi, në prag të një Lufte të Ftohtë?!

Niveli i marrëdhënieve SHBA-Rusi ndodhet në minimumin historik që nga viti 1991, thënë ndryshe që nga shpërbërja e BRSS-së dhe nga mbarimi, për pasojë, i Luftës së Ftohtë.

Katalizatori i tensionit mes presidentëve respektivë, Barack Obama dhe Vladimir Putin natyrisht që do të kërkohet në krizën ukrainase, shpërthyer nga revolucioni filoevropian – Euromaidan – i fundit të vitit 2013. Pikat e fërkimit, sidoqoftë, nuk mbarojnë me Ukrainën.

Strategjia ruse në Siri

Përgjithësisht, ajo që e ka shqetësuar Uashingtonin është sjellja revanshiste e adoptuar nga Putini në skakierën ndërkombëtare. Në të kundërt, për Moskën, muskujt që po tregon janë më tepër në aspektin mbrojtës ose më mirë ajo është limituar në ruajtjen e interesave kombëtare ruse.

UKRAINA DHE NATO-jashba

Dosja ukrainase është e lidhur pazgjidhshmërisht me zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore gjatë viteve të fundit, e perceptuar si armiqësore nga Rusia. Moska këmbëngul se SHBA-ja ka marrë pjesë aktivisht në rrëzimin e Viktor Janukoviçit, akuza që Amerika i mohon.

Revolucioni atje, vuri, me të gjitha mënyrat, në krizë marrëdhëniet tradicionale mes Rusisë dhe Ukrainës, me këtë të fundit që aspiron që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në një të ardhme edhe e NATO-s. Raportet precipituan me aneksimin e Krimesë nga Moska, me mbështetjen edhe politike nga ana e saj të rebelëve të Donbassit dhe me rrëzimin e avionit të ”Malaysia Airlines” në qiejt e Ukrainës në korrik 2014 (298 të vdekur).

Obama akuzon Moskën për përgjegjësi për armatosjen e rebelëve separatistë dhe për ”pushtimin” me trupat e saj të vendit, ndërkohë që Kremlini mohon çdo përfshirje.

Është fakt që SHBA-ja dhe BE-ja vendosën, në fund të 2014-ës, aplikimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, ndërkohë që Putin reagon me kundërsanksione për të goditur eksportet perëndimore, sidomos ato evropiane, në Rusi.

SIRIAarmatim rus

Regjimi sirian i Esadëve, që nga viti 1971 me Hafiz al-Esadin dhe më pas në vitin 2000 me djalin e tij, Besharin, është një aleat i Moskës. Dy Esadët janë bathistë, lëvizje socialiste panarabe dhe e Lindjes së Mesme.

Me shpërthimin e luftës civile në Siri, Putini merr anën e Damaskut dhe Moska, me mbështetjen edhe të Pekinit, vë veton, në maj 2014, duke ndaluar daljen e Sirisë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Putini e konsideroi mbështetjen amerikane të opozitarëve sirianë si ”të paligjshme dhe ilegale”.

Objektivi rus në Siri është lufta dhe eliminimi i ISIS-it, por edhe i frontit al-Nusra dhe përfshirja e regjimit në procesin e paqes. “Rusia është sinqerisht e shqetësuar për faktin se ekstremizmi islamik mund t’u afrohet kufijve të saj”, kujton BBC-ja.

Kaukazi për shembull, mbetet një plagë e hapur për Moskën.

SIGURIA DHE ENERGJIAgaz helmues ne siri

”Në termat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Rusia është e rrethuar në pjesën më të madhe të territorit të saj nga interesat amerikane, nga Evropa në Lindjen e Mesme, nga Kaukazi në Azinë Qendrore, nga Lindja e Largët (Kinë dhe Kore e Jugut) deri në Arktik”, thuhet në një analizë të institutit ”Carnagie”.

“E njëjta histori për zonat funksionale si energjia, ndryshimet klimatike, interesat e përbashkëta në sigurinë kibernetike dhe në sektorë të tjerë të sigurisë së armëve”, shton ky institut.

Ja pra ku gjenden pikat e fërkimit: mbrojtja antiraketore në Evropë, që për amerikanët ishte çelësi anti-Iran, por që Moska e konsideron kërcënim për sigurinë e saj dhe furnizimet energjetike nga Arktiku apo gazsjellësi ”South Stream” (abandonuar në dhjetor 2014).

- Nga Mattia Bernardo Bagnoli -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme