Përvjetori i Operacionit të Paqes në Qipro

Operacionin në Qipro Turqia e ndërmori me të drejtën e shtetit garantues dhe me qëllim për të siguruar jetën e turkut qipriot, e rrezikuar për shkak të situatës konfliktuale në ishull.

Përvjetori i Operacionit të Paqes në Qipro

operacioni i qiprosDuke qenë se në ato vite Turqia nuk kishte anije të mjaftueshme zbarkimi, nuk e bëri dot ndërhyrjen në ishull. Ndërkohë nga njëra anë bëhej armatosja dhe stërvitja ushtarake e turqve qipriotë me qëllim për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm. Në këtë periudhë kemi nisma reciproke për fushata intensive propagandimi. Si pasojë e viteve që kaluan në një klimë konfliktuale dhe me masakra të ndërsjellta situata degradoi deri në vitin 1974. Me puçin ushtarak që u realizua në Greqi u bënë përpjekje për të zbatuar planet e ENOSIS-it. Duke filluar që nga viti 1963 Turqia kishte bërë përgatitjet e nevojshme dhe kishte plotësuar mangësitë për një zbarkim të mundshëm. Bylent Exhevit (Bülent Ecevit) dhe Nexhmedin Erban, dy ortakët e qeverisë së asaj kohe në Turqi, morën vendimin për të ndërhyrë në ishull. Ndërkohë ishin evituar edhe kundërshtimet e Anglisë, e cila kishte në Ishull një bazë ushtarake dhe mbante ende statusin e shtetit garantues. Tani kishte ardhur dita e pritur. Me qëllim për të siguruar që populli turk i Qipros të takohej me flamurin turk, në datën 20 korrik 1974 nga njëra anë në ishull u dërguan desantë parashutistësh, kurse nga ana tjetër një pjesë e trupave zbarkuan në brigjet e Girnes. Luftimet vazhduan ndërmjet datave 20 korrik – 14 gusht dhe u finalizuan me fitoren turke.operacioni i paqes ne qipro

Në këtë ngjarje Turqia përdori kompetencat e shtetit garantues, të cilat i njihnin Ankarasë të drejtën për të garantuar jetën e turqve qipriotë. Me zbarkimin që bëri në ishull, Turqia vendosi sigurinë pothuajse në gjysmën e ishullit. Bajoneta e ushtarit turk i dha fund klimës konfliktuale në ishull dhe siguroi paqen, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Junta greke, e cila nuk arriti ta pengojë dot realizimin e Operacionit Paqësor dhe që pësoi një disfatë të madhe, u detyrua t’ia lërë vendin demokracisë. Kauza e Qipros, të cilën Turqia e shikon si një çështje kombëtare, me efektet e saj që vazhdojnë edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme për rajonin tonë.

Mbështetja e Turqisë në drejtim të garantimit të ekzistencës festimet ne Qiprosë turkut qipriot do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bashkëkombësit turq që jetojnë në Qipro, atdheun mëmë (pra Turqinë) do ta kenë përherë pranë sa herë që sovraniteti dhe pavarësia e tyre do të përballen me ndonjë kërcënim. Ndërkaq me negociatat që vazhdojnë me ndërmjetësimin dhe kujdesin e Kombeve të Bashkuara, vazhdojnë edhe përpjekjet për një bashkim të të dy komuniteteve në të ardhmen nën një bashkëqeverisje të drejtë. Këto negociata mbështeten edhe nga Turqia dhe do të formësojnë strukturën politike dhe administrative të ishullit në të ardhmen.

E ndërsa festojmë edhe një herë me entuziazëm përvjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro, urojmë që atmosfera paqësore në ishull të vazhdojë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme