Eurozona pret propozime të reja nga qeveria greke

Ministrat e Financave të zonës euro presin nesër nga autoritetet greke që të vijnë me propozime të reja për reformat dhe ekonomitë buxhetore, njoftoi sot eurogrupi në një komunikatë.

Eurozona pret propozime të reja nga qeveria greke

Luis de GuindosNdërkohë që Spanja është shprehur e gatshme për të negociuara me pjesën tjetër të vendeve të zonës euro për një plan të tretë shpëtimi të Greqi, por reformat janë të pashmangshme, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos.

”Greqia ka të gjithë të drejtën për të kërkuar një plan të tretë shpëtimi”, shtoi ministri pas fitores së ”jo”-së në referendumin për planin e reformave të kreditorëve të Greqisë.

”Nuk parashikoj absolutisht një dalje të Greqisë nga euro. Ne dëshirojmë të gjithë që Greqia të mos dalë nga euro”, theksoi ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos duke shtuar se Greqia duhet gjithashtu të aplikojë rregullat evropiane për reduktimin e deficiteve dhe borxhit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme