Koment-Zhvillimi i biznesit në Ballkan

Rezultatet e sondazhit “Barometri i Ballkanit 2015” i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Koment-Zhvillimi i biznesit në Ballkan

Rezultatet e sondazhit “Barometri i Ballkanit 2015” i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) përveç sondazhit të kryer në opinionin publik, ajo mori në studim edhe botën e biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ky studim i kryer në mesin e 1400 kompanive që veprojnë në sektorë të ndryshme vuri në pah se pritshmëritë e botës së biznesit për të ardhmen në Ballkanin Perëndimor nuk janë edhe aq shpresëdhënëse. Në programin e kësaj jave do të mundohemi të paraqesim disa rezultate të rëndësishme të dala nga studimi i Barometrit të Ballkanit në lidhje me botën e biznesit.

Studimi i kryer në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi nga 200 kompani në secilin vend nxori në pah rezultate të konsiderueshme mbi botën e biznesit në Ballkanin Perëndimor. Para gjithash 68% të biznesmenëve të anketuar besojnë se ekonomia e vendeve të tyre do të përkeqësohet brenda viti. Gjithashtu vetëm 28% e biznesmenëve presin që gjendja e përgjithshme ekonomike në vend të përmirësohet gjatë vitit 2015.

Sipas rezultateve të studimit bizneset e 39% të kompanive të rajonit gjatë vitit 2014 nuk ndryshuan, 30% e bizneseve pësuan humbje, ndërsa 31% e bizneseve shënoi rritje. Posaçërisht kompanitë e vogla përjetuan vështirësi të mëdha, ndërkaq rreth 40% e kompanive presin rritje në kërkesa të shërbimeve dhe produkteve të tyre.

Gjatë vitit 2014 rreth 54% e kompanive nuk ndryshoj numrin e të punësuarve, 21% e tyre uli numrin e punonjësve të saj, ndërsa 25% e rriti numrin e punonjësve. Në mesin e të punësuarve 63% janë meshkuj dhe 37% femra. Në përgjithësi kompanitë, të cilat kanë qenë pjesë e studimit të kryer, nuk kanë shumë përvojë në punësimin e punonjësve të huaj.

Rreth 65% e kompanive nevojën e tyre për punonjës, krahas shpalljeve publike i plotësojnë me anë të propozimeve personale. Ndërsa numri i kompanive të cilat shpalljet publike i bëjnë nëpërmjet mediave të shkruara dhe atyre elektronike është rreth 25%.

Duket se kompanitë janë të kënaqura nga aspekti i punonjësve të kualifikuar dhe cilësinë e edukimit të tyre. Në të vërtet duket se kompanitë të cilat kanë qenë pjesë e këtij studimi nuk janë shumë të hapura ndaj risive dhe se nuk janë shumë të interesuara për tu hapur në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye ata më lehtë thonë se janë të kënaqur nga aspekti i fuqisë punëtore të kualifikuar.

Sipas rezultateve të studimit të Barometrit të Ballkanit, vetëm 13% e kompanive të Ballkanit Perëndimor investojnë në punimet e kërkim-zhvillimit. Rreth 55% e kompanive të rajonit gjatë periudhës 2012-14 nuk kanë marr teknologji të reja të prodhimit. Teknologjitë e reja zakonisht sigurohen nëpërmjet makinerisë dhe pajisjeve të reja. Në vend të studimeve teknologjike kompanitë e rajonit preferojnë të investojnë në trajnimin e punës. Por edhe shpenzimet kapitale njerëzore janë të lidhura me tendencat e përgjithshme të ekonomisë kombëtare.

Sipas biznesmenëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pengesat më të mëdha për zhvillimin e bizneseve me radhë janë niveli i lartë i taksave, kostot financiare dhe praktikat në kundërshtim me konkurrencën nga kompanitë rivale. Në dallim nga kreditë bankare, kompanitë preferojnë të punojnë me fitimet që kanë në dorë. Kështu që vetëm 33% e kompanive të Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga kreditë gjatë vitit 2014.

Kur bëhet fjalë për tregtinë ndërkombëtare vetëm 37% e kompanive kanë deklaruar se kanë dalë me fitim nga marrëveshja për tregti të lirë CEFTA 2006, ndërsa nuk shikojnë ngrohtë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të vërtet rezultatet e Barometrit të Ballkanit tregojnë se eksporti i mallrave dhe shërbimeve në vendet e përfshira në sondazh është relativisht e mbyllur, ndërsa nga aspekti i importit është relativisht i hapur. Kështu që mallrat dhe shërbimet e 86% të kompanive të përfshira në sondazh bëhet brenda shtetit, ndërsa 8% e tyre shiten në vendet e BE-së. Vetëm 4% e shitjes bëhet në vendet e Ballkanit të përfshira në këtë sondazh. 67% e makinave, materialeve dhe gjërave tjera të prodhimit sigurohen brenda vendit.

Barometri i Ballkanit tregon se edhe numri i kompanive ndërkombëtare që veprojnë në Ballkanin Perëndimor nuk është aq i madh. Si rezultat i kësaj kompanitë të cilat prodhojnë mallra për kompanitë e mëdha mbetet i ulët.

Një pjesë e madhe e biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor shikojnë ngrohtë në integrimin në Bashkimin Evropian. Vetëm 8% e tyre mendon se integrimi në BE do të ndikoj negativisht në biznesin e tyre. Në përgjithësi, kompanitë që eksportojnë shikojnë më ngrohtë në anëtarësim në BE. Në anën tjetër ka filluar të tregohet një kujdes i veçantë edhe në mbrojtjen e ambientit. Ndërkaq ende nuk ka prova të mjaftueshme se kompanitë kanë marr masa të duhura në mbrojtjen e ambientit.

Së fundmi kompanitë e Ballkanit Perëndimor ankohen se qeveria nuk këshillohet me biznesmenë gjatë hartimit të ligjeve me anë të të cilave bëhet rregullimi i bizneseve. Krahas kësaj ashtu siç është dhënë edhe në raportet tjera kompanitë e Ballkanit Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një atmosferë të korruptuar.

Autor: Dr. Erhan Turbedar


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme