Koment - Politika e Turqisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Cilat janë alternativat për qeverinë e koalicionit dhe çfarë kontributi ose ndikimi do të ketë në Turqi formimi i një koalicioni, i pari pas 13 vjetëve.

Koment - Politika e Turqisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Sipas rezultateve zgjedhore është e mundur që koalicioni të jetë në dy lloje. Opsioni i parë është një koalicioni që do të krijohet nën drejtimin e partisë AK me një ose më shumë se një nga tre partitë e tjera. Kurse alternativa e dytë është një koalicion që do të krijojnë së bashku 3 partitë e opozitës (CHP, MHP, HDP) duke lënë jashtë partinë AK. Duke u nisur nga deklaratat e deritanishme, në veçanti partitë MHP dhe HDP për shkak të deklaratave që kanë bërë në adresë të njëra-tjetrës, ku bëjnë të qartë se në mënyrë direkte dhe indirekte nuk do të jenë kurrë pjesë e një koalicioni të përbashkët, mund të thuhet se alternativa për krijimin e koalicionit të dytë është shumë e dobët. Për arsye të kësaj situate për momentin në rend të ditës qëndron pritshmëria për krijimin e një koalicioni të udhëhequr nga partia AK. Vetëm se duhet pranuar që edhe kjo pritshmëri është shumë e vështirë dhe duket qartë që bart me vete edhe disa pengesa. Sepse të tri partitë e opozitës parashtrojnë disa rezerva ose vija të kuqe në lidhje me politikat 13-vjeçare të Partisë AK. Për shkak të këtyre kushteve mes palëve zhvillohet një proces shumë i fortë negociatash.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme