Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Aforizma e Ataturkut “Paqe në Vend, Paqe në Botë” vazhdon të jetë udhërrëfyesi më i fuqishëm i politikës së jashtme turke.

Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Kundër këtij pretendimi mund të tentohet përdorimi në veçanti si dërgimi i ushtarëve në Luftën e Koresë, operacioni ushtarak në Qipro, politika ndaj Sirisë dhe përpjekja ushtarake me PKK-në. Jo vetëm që numri i këtyre shembujve në historinë rreth 100-vjeçare të Turqisë është shumë i vogël, por nga ana tjetër asnjëri prej këtyre shembujve nuk bie në kundërshtim të drejtpërdrejt me parimin e përgjithshëm të politikës turke. Po, është e drejtë që Turqia ka bërë përpjekje ushtarake në problemet e Koresë, Qipros, Sirisë dhe me PKK-në, por asnjëra prej këtyre përpjekjeve nuk është në cilësinë që shkel parimin themelor të saj “Paqe në Vend, Paqe në Botë”. operacioni ne qipro

Për shembull, e para, pjesëmarrja e Turqisë në Luftën e Koresë në vitin 1951 nuk ishte një shpallje lufte. Kjo ndodhi me qëllim për të marrë pjesë në zbatimin e Rezolutës Numër 337 “Bashkimi për Paqen”, që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi në mbledhjen e datës 3 nëntor 1950. Në këtë luftë Turqia preferoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s duke demonstruar kështu një qëndrim kundër Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Vetëm se nuk mund të thuhet që për shkak të këtij qëndrimi që mbajti, Turqia ka luftuar në mënyrë të drejtpërdrejt me ndonjërin prej këtyre vendeve. E dyta, operacion ushtarak i Turqisë zhvilluar në vitin 1974 në Qipro nuk ka qenë shpallje e një lufte as kundër grekëve të Qipros, dhe as kundër Greqisë që i mbështeste ata. Ky operacion ka pasur vetëm një qëllim, dhe ai ka qenë mbrojtja e sigurisë së turqve qipriotë, të cilët kishin mbetur nën presionin e grekëve dhe ishin sulmuar nga këta të fundit. Këtë ndërhyrje ushtarake Turqia e kishte bërë me përgjegjësinë e Vendit Garantues, e drejtë që i ishte njohur asaj me Marrëveshjen e Londrës së vitit 1960. E treta, përpjekja ushtarake e Turqisë me PKK-në, në thelb për synim ka pasur dhe ka ndalimin e akteve terroriste të kësaj organizate. Pavarësisht mendimeve dhe kundërshtimeve të ndryshme brenda dhe jashtë Turqisë në lidhje me efektivitetin e formës së kësaj përpjekjeje, pothuajse të gjithë e pranojnë që kjo përpjekje ka qenë një luftë kundër terrorit. Si rrjedhim përpjekja ushtarake me PKK-në nuk ka qenë një luftë zyrtare, por një strategji e ndjekur për ti dhënë fund terrorit. Më në fund kjo strategji ka ndryshuar dhe ka nisur të funksionojë strategjia e “Procesit të Zgjidhjes”. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme