A do ta heqë SHBA-ja Kubën nga lista e zezë

Presidenti Obama në prag të takimit historik me homologun kuban, Raul Castro në Panama pritet të njoftojë vendimin e tij për heqjen e Kubës nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

A do ta heqë SHBA-ja Kubën nga lista e zezë

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të njoftojë vendimin e tij për heqjen e Kubës nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, ndërkohë që po përgatitet të takohet me homologun e tij kuban, Raul Castro në Panama për takimin e tyre të parë historik zyrtar sot edhe nesër.obama

Manteli i këtij sekreti u hoq pak në Uashington kur një senator i rëndësishëm tha se Departamenti i Shtetit i kishte rekomanduar Obamës ta fshinte ishullin komunist pranë Floridës nga kjo listë.

Departamenti i Shtetit nuk e ka konfirmuar deklaratën e këtij senatori.

Gjatë rrugës së tij për në Panama, Obama ndaloi në Xhamajkë për të takuar liderët e Karaibeve dhe për t’u thënë gazetarëve se Departamenti i Shtetit kishte përfunduar rishikimin e politikës së tij, por pa i dhënë ende presidentit rekomandimin e tij.

Obama shtoi se kjo çështje do të shqyrtohej imtësisht dhe më pas do t’i paraqitej atij.

“Kjo nuk ka ndodhur ende”, deklaroi Obama.

Unë nuk do të bëj ende asnjë njoftim lidhur me këto rekomandime”, theksoi ai.

Senatori Ben Cardin, përfaqësuesi kryesor i demokratëve në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan, bëri publik këtë rekomandim.

Në një deklaratë të tij në Uashington, ai e konsideroi heqjen e Kubës nga lista ”një hap përpara në përpjekjet për farkëtimin e një marrëdhënieje me të frytshme me Havanën”.

Në thelb të kësaj loje diplomatike si macja me miun është kërkesa e Kubës për t’u hequr nga kjo listë si kusht për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, të ndërprera në vitin 1961.

Edhe vetëm Obama dha sinjale të një heqjeje të mundshme nga kjo listë të Kubës kur deklaroi se ”kur ndryshojnë rrethanat, ndryshon edhe lista”.

Megjithatë, edhe pse heqja e një shteti nga lista e sponsorëve të terrorizmit është prerogativë e Shtëpisë së Bardhë, një veprim i tillë nuk ndodh ”brenda natës”.

kongresi amerikanKongresi amerikan duhet të informohet për vendimin e presidentit dhe ka 45 ditë kohë për nxjerrjen e një rezolute kundër një vendimi të tillë nëse e sheh të nevojshme.

Presidenti mund të vërë veton kundër rezolutës në fjalë dhe kjo veto mund të rrëzohet nga Kongresi.

Hapja e derës që Obama i ka bërë Kubës ka provokuar një numër republikanësh që kontrollojnë Kongresin.

“Kuba ka ecur përpara në negociatat me Departamentin e Shtetit”, tha Obama në Xhamajkë, një referencë për njoftimin surprizë në dhjetorin e kaluar që dy vendet duan të normalizojnë marrëdhëniet.

Që në vitin 1982 Kuba ka qenë ndër shtetet kontraverse që financonin terrorizmin, së bashku me Iranin, Sudanin dhe Sirinë.

Fillimisht, Uashingtoni refuzoi të lidhte bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me statusin e Kubës si sponsore e terrorizmit.

Megjithatë, që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar.

flamuri amerikanObama dhe Castro do të ndajnë një platformë të përbashkët zyrtare, për herë të parë në Samitin e Amerikave, në Panama City.

Kjo do të jetë hera e parë që Kuba merr pjesë në samitin periodik, pasi ëshë bllokuar prej kohësh nga SHBA-ja.

“Dua të falënderoj presidentin amerikan për veprimin karshi Kubës dhe t’i themi atij se është në anën e duhur të historisë”, deklaroi dje kryeministri xhamajkian, Portia Simpson Miller.

Edhe pse Kuba ka një histori të gjatë me mbështetjen që u ka bërë lëvizjeve rebele në Amerikën Latine dhe Afrikë – një argument i përmendur shpesh nga kundërshtarët e rivendosjes së marrëdhënieve – vendi e ka distancuar veten nga luftërat e armatosura.

Në planin e brendshëm, sanksionet dhe prania në këtë listë kanë pasur pak efekt, që nga koha kur ishulli komunist u bë subjekt i embargos së ashpër ekonomike dhe tregtare nga SHBA-ja në fillim të viteve ’60.

Megjithatë, qenia në listë kufizon investimet e huaja në Kubë dhe heqja nga kjo listë nuk është e rëndësishme vetëm për imazhin ndërkombëtar të Kubës por edhe për thithjen e më shumë parave nga jashtë dhe në rritjen ekonomike.

Njoftimi për rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Kubë vjen pas 18 muajve bisedime sekrete.

Disa raunde bisedimesh janë bërë që atëherë, në Uashington dhe Havanë, për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. (-Nga Veronica Sardon-).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme