"Rrjedha Turke", e dobishme për vendet e Ballkanit

Kryetari i Shoqatës së gazit të Serbisë dhe ekspert për energjetikën, Vojislav Vuletic vlerëson se ndërtimi i gazsjellësit "Rrjedha Turke" do të ishte i dobishëm për Serbinë dhe vendet e rajonit.

"Rrjedha Turke", e dobishme për vendet e Ballkanit

Vuletiç, i cili ka punuar në zhvillimin e gazsjellësit të Serbisë, pretendon se Serbia sot nuk ka politike energjetike dhe se Serbia në "kuptimin energjetik është vend i varfër."

"Serbia nuk ka naftë dhe gaz të mjaftueshëm dhe as qymyr me kualitet, që të përdorët në konsum të gjerë dhe industri. Ka vetëm linjitit për prodhimin e energjisë elektrike. Serbia ka nevojë për gaz natyror dhe prandaj ka pritur shumë nga 'Rrjedha e Jugut', prandaj është angazhuar që “Rrjedha e Jugut” të kalojë përmes territorit të saj", theksoi Vuletiç.

- "Rrjedha e Jugut" nuk është një histori e përfunduar -

Sipas fjalëve të tij "historia për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” nuk ka përfunduar", sepse, siç theksoi ai, për të ndërtuar një gazsjellës duhet të keni gaz dhe të holla për ta ndërtuar tubacioni, dhe atë e ka Gazpromi.

Në anën tjerët, siç nënvizoi, Evropa, të cilën e pret deficiti i madh i gazit natyror për shkak se sipas planeve të zhvillimit deri në vitin 2030 duhet të konsumojë 600 miliardë kub gaz natyror në krahasim me 400 miliardë m3 aktualisht në vit, duhet të mbështetet në importet e gazit të lëngshëm nga vendet e Azisë Jugore dhe Afrikës apo të gazit rus.

"Sasitë e gazit reduktohen. Gazi rus është më i lirë, Evropa në këtë pikë duhet të kërkojë nga Rusia të ndërtojë “Rrjedhën e Jugut”, për shkak të nevojave të saj", nënvizoi Vuletiç.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fillim të dhjetorit 2014 kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit nëndetar në Detin e Zi deri në Turqi.

Me këtë marrëveshje, pas së cilës në praninë e dy presidentëve në Ankara u nënshkrua memorandumi për ndërtimin e gazsjellësit ndërmjet përfaqësuesve të GAZPROM-it rus dhe BOTAS-it turk, është planifikuar se gazsjellësi i ri do mundësonte furnizimin me një sasi prej 63 miliardë metra kub gaz në vit. Turqia do të furnizohej me 14 miliardë kub, ndërsa 50 miliardë kub në vit do të transportohen deri në kufirin turko-grek, ku do të organizohen furnizimet e mëtejshme.

Pas marrjes së vendimit për ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha Turke" Gazprom ka hequr dorë nga projekti "Rrjedha e Jugut".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme