Populli i Kosovës nëpër rrugët e Evropës

Më 5 shkurt 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi një vendim, me anë të së cilit bëhen përpjekjet për të parandaluar migrimin e popullatës.

Populli i Kosovës nëpër rrugët e Evropës

Viteve të fundit po jetohet një rritje e dukshme në numrin e kosovarëve, të cilët kërkojnë strehim në vendet e Bashkimit Evropian për shkak të papunësisë së madhe dhe problemeve socio-ekonomike në vend. Njohja e dokumenteve të udhëtimit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe zbutja e kontrollit të kufijve nga ana e qeverisë hungareze, kohëve të fundit bëri që të nxitet pothuajse mërgimi masiv nga Kosova. Zyrtarët supozojnë se prej shtatorit të vitit 2014 e deri më sot nga Kosova kanë mërguar rreth 3% e popullatës. Ndërkaq, burimet mediatike kosovare pretendojnë se ky numër është shumë më i madh. Tërhiqet vëmendja se në janar nga Kosova në Hungari kanë hyrë rreth 10 mijë kosovarë nëpërmjet rrugëve të jashtëligjshme. Në anën tjetër, vetëm në dy muajt e fundit nga Kosova kanë mërguar me familjet e tyre 5 mijë e 130 nxënës. Edhe pse ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, skender hysenika bërë thirrje për kthimin e kosovarëve të mërguar në vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë të jashtëligjshme, vala e mërgimit nuk po arrihet të ndalohet.

Më 17 shkurt, ditën e martë, Kosova kremtoi 7-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia. Brenda këtyre 7 viteve, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur rreth 110 vende, duke shënuar kështu një progres të rëndësishëm, por duket se problemet socio-ekonomike vazhduan me sfidat e tyre. Niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Kosovë përkon me afërsisht 25% të mesatares së PBB-së të 28 vendeve të BE-së. Nëse këtyre i shtojmë edhe rreth 45% të papunësisë, korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjithashtu edhe politikanët, të cilët nuk merren në mënyrë të mjaftueshme me zhvillimin ekonomik të vendit, atëherë duket se qytetarëve të Kosovës nuk u mbetet rrugëdalje tjetër veçse të kërkojnë shpëtim në mërgim, me shpresë për një të ardhme ekonomike më të mirë.

ikjet nga kosovaNë të vërtetë, mërgimin e kosovarëve jashtë vendit e përcjell edhe një proces i vazhdueshëm. Në vitet e ‘90, të rinjtë nga Kosova largoheshin në mënyrë masive për shkak të presioneve të Serbisë, krizës ekonomike dhe luftës në Bosnjë. Më pas edhe lufta e Kosovës, e jetuar në vitin 1999, bëri që kosovarët të mërgojnë përsëri jashtë vendit. Sot besohet se rreth 25% e popullsisë së Kosovës mbijeton me të ardhura të dërguara nga familjarët e tyre, që jetojnë jashtë shtetit.
Vetëm pak kohë pas ngazëllimit dhe emocioneve të jetuara me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, populli filloi të ballafaqohet me vështirësitë ekonomike. Me neglizhimin e përmirësimit të kushteve të mirëqenies dhe cilësisë së jetesës nga ana e vendeve perëndimore dhe politikanëve kosovarë, mërgimi për shumicën e familjeve duket si e vetmja zgjidhje për shpëtim.

Muajve të fundit, kosovarët nga qytetet e ndryshme të Kosovës kalojnë me autobusë në Beograd, prej këtu në Suboticë, që është qyteti më i afërt serb në kufirin me Hungarinë dhe më pas kalojnë në Hungari në këmbë. Të shpeshtën e rasteve, gjatë këtij udhëtimi, trafikantët, të cilët kërkojnë shuma të caktuara parash për person dhe ryshfeti i dhënë zyrtarëve kufitarë, sigurojnë mbështetje logjistike për mërgimtarët. Personat, të cilët arrijnë në Hungari, përfitojnë nga zona e lirë e Schengen-it dhe prej këtu kalojnë në Gjermani, Austri, ose në vendet skandinave. Ndërsa ata, të cilët kapen në Hungari, aplikojnë për strehim në këtë shtet.




Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme