Populli i Kosovës nëpër rrugët e Evropës

Më 5 shkurt 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi një vendim, me anë të së cilit bëhen përpjekjet për të parandaluar migrimin e popullatës.

Populli i Kosovës nëpër rrugët e Evropës

Më 5 shkurt 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi një vendim, me anë të së cilit bëhen përpjekjet për të parandaluar migrimin e popullatës. Krahas këtij vendimi, ende nuk është hedhur ndonjë hap konkret për parandalimin e mërgimit. Ndërkaq, ka edhe të tillë, të cilët pretendojnë se zyrtarët kosovarë qëllimisht nuk parandalojnë mërgimin e qytetarëve me qëllim të evitimit të ndonjë revolte sociale të mundshme. Ndërsa personat, të cilët janë vënë në mërgim, zakonisht thonë se nuk kanë më besim tek politikanët kosovarë. Besohet se edhe vonimi i formimit të qeverisë së re për muaj të tërë në Kosovë ka shkaktuar thellimin e pesimizmit tek populli.

Duket se edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës në të ardhmen nuk do të jetë aq i shpejtë për të përmbushur nevojat e popullit. Në anën tjetër, nuk do të mund të tërhiqen investitorët e huaj në vend pasi nuk është realizuar njohja e plotë ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. Për këtë arsye pritet që mërgimet nga Kosova të vazhdojnë me intensitet të ndryshëm edhe gjatë periudhës së ardhshme. Për më tepër, nga Kosova nuk mërgon vetëm shtresa e popullatës me të ardhura të ulëta, por edhe shtresa me të ardhura të mesme është e gatshme të mërgojë me qëllim të arritjes së nivelit më të mirë të jetesës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme