GJND merr vendim negativ për paditë kroate e serbe

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vendimin e saj përfundimtar për paditë reciproke të Kroacisë dhe Serbisë për gjenocid gjatë luftërave në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk i pranon pretendimet për gjenocid.

GJND merr vendim negativ për paditë kroate e serbe

Krahas të gjitha këtyre zhvillimeve duket se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka kënaqur as Zagrebin e as Beogradin. Edhe deklaratat e zyrtarëve kroatë dhe të atyre serbë, por edhe burimet mediatike të të dyja vendeve vendimin e gjykatës në fjalë nuk e kanë vlerësuar si të drejtë. Për më tepër të dyja palët vendimin e gjykatës e vlerësuan sipas interesave të tyre. Edhe pse gjykata përcaktoi krimet e ndërsjella, të dyja vendet vazhduan të flasin vetëm për krimet e kryera nga pala e kundërt. Për sa kohë që politikanët serbë dhe kroatë do të vazhdojnë të mbeten të burgosur në realitetet që ata i dinë, për një kohë të gjatë nuk do të ketë paqe dhe pajtim të vërtetë mes këtyre dy vendeve.

- Nga Dr. Erhan TÜRBEDAR -
 Ekspert i Çështjeve të Ballkanit


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme