Karriera dhe jeta politike e mbretit saudit Abdullah

Edhe pse i rritur me pikëpamje islamike tradicionale, mbreti i ndjerë i Arabisë Saudite, Abdullah shihej si reformator dhe u bë një mbrojtës zëlartë i paqes në Lindjen e Mesme.

Karriera dhe jeta politike e mbretit saudit Abdullah

Abdullahu e mori formalisht fronin në vitin 2005, pas vdekjes së Mbretit Fahd. Ai dhe udhëheqës të tjerë sunitë arabë ishin të “kujdesshëm” ndaj lëvizjeve prodemokraci të Pranverës Arabe në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut dhe patën frikë për një lëkundje edhe të sundimit të tyre.

Analistët thonë se Mbreti Abdullah u përpoq edhe t’i kundërvihej ndikimit të Iranit, rivali kryesor shiit i Arabisë Saudite. Në luftën e përgjakshme civile në Siri, Irani mbështeste presidentin al Assad ndërkohë që Arabia Saudite mbështeti rebelët.

Në vendin e tij ai shihej si reformator, ndonëse i avashtë dhe i qëndrueshëm, duke lejuar kritika të lehta ndaj qeverisë në media, si dhe duke lënë të kuptohej se më shumë gra mund të lejohen të punojnë.

Kur u ngacmua në lidhje me trajtimin e grave në Arabinë Saudite, ai i tha një intervistuesi: “Unë besoj fort në të drejtat e grave, nëna ime është grua, motra ime është grua, vajza ime është grua, bashkëshortja ime është grua”.

Në vitin 2011, Abdullah u lejoi grave të drejtën për të votuar si dhe marrë pjesë në garat për bashkitë në të ardhmen, një lëvizje që është parë si ndoshta hapi më i madh përpara për gratë saudite në disa dekada.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme