A ka rrezik për islamfobi dhe ekstremizëm fetar në Shqipëri?

Çfarë thonë përfaqësuesit e komunitete fetare në Shqipëri rreth rrezikut të islamofobisë dhe ekstremizmit fetar në Shqipëri pas sulmeve në Paris dhe protestave anti-islamike që janë mbajtur në Evropë.

A ka rrezik për islamfobi dhe ekstremizëm fetar në Shqipëri?

Naçi thekson se duhet të jemi të vetëdijshëm që akte të tilla si këto që po dëgjojmë, ku përmendet Zoti, kjo mund të krijojë një islamfobi tek njerëzit dhe mund të shkojë deri ne ekstreme, të cilat asnjëri prej nesh nuk do ti dëshironim. Por sipas tij nëse komunitetet fetare ose teologët do të shpjegojnë islamin ashtu siç duhet dhe do të këshillojnë besimtarët e tyre që të praktikojnë islamin e paqes dhe të mirësisë padyshim që islamfobia nuk do të ketë vend dhe populli nuk do të bjerë në kthetrat e islamfobisë. Ai pohon se edhe francezët nuk kanë rënë në kthetrat e islamfobisë, pas ngjarjes së fundit në Paris ku u sulmuan zyrat e revistës “Charlie Hebdo”

-Bashkëjetesa fetare në Shqipëri na bën krenarë

Lidhur me bashkëjetesën fetare, Drejtori i Mesazhit Islam në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Elvis Naçi thekson se jemi krenarë që fetë në Shqipëri apo dy komunitetet kryesore ai mysliman dhe ai i krishterë kanë ditur ndër shekuj dhe ndër vite që të krijojnë një bashkëjetesë, një harmoni në bashkëjetesë. “Në raste kur vendi jonë, pra Shqipëria ka qenë në raste delikate siç ishte shpallja e pavarësisë në vitin 1912, teologët e të dyja feve janë ngritur në këmbë dhe kanë bashkëpunuar për shpalljen e pavarësisë, për ngritjen e flamurit. Është një fakt tjetër, i cili në Luftën e Dytë Botërore dihet që shqiptarët që ishin shumë besimtarë në atë kohë, kanë qenë përkrahës të mëdhenj për ruajtjen e jetëve të hebrenjve, kur në atë kohë ato në Evropë po vriteshin nga të gjitha anët, myslimanët dhe kristianët në atë kohë e kanë ruajtur dhe e kanë përkrahur komunitetin hebre”.

Drejtori i Mesazhit islam në KMSH, Elvis Naçi pohon në intervistën e tij për AA se fatmirësisht deri sot elementë të radikalizmit siç është parë nëpër vendet tjera në Shqipëri këto elementë nuk janë të dukshme dhe nuk janë evidente. “A do të jepja një përgjigje përfundimtare për këtë, nuk do ta merrja përsipër. Sepse një komunitet mysliman ka një informacion të reduktuar, ne në çdo kohë bëjmë atë thirrjen tonë islame të pastër dhe të sinqertë që njerëzit të jenë në rrugën e Zotit dhe të gjithë janë të qartë që një njeri që është në rrugën e Zotit tregon rrugën e të mirës dhe jo atë të keqes. Por që të japësh një përgjigje përfundimtare për radikalizmin është pak e vështirë, sepse duhet të kesh informacionin që ka presidenti i vendit, kryeministri, ministri i brendshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë, strukturat e tjera të shtetit që janë të avancuara dhe kanë informacionin e plotë në lidhje me këtë. Do të thoja që nga ato që ne shikojmë, shenja të radikalizmit ne nuk i kemi parë dhe nuk i shikojmë deri më sot”- shprehet Naçi


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme