Koment - Zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Balotazhin presidencial në Kroaci e fitoi kandidatja e partisë konservatore të Unionit Demokrat Kroat (HDZ), Kolinda Grabar Kitaroviç, duke u bërë edhe gruaja e parë e vendit që zgjidhet në krye të shtetit me votat e popullit.

185807
Koment - Zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Presidenti i Kroacisë përveç të drejtës për të dhënë opinionin e tij lidhur me politikën e jashtme, politikën e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve informative nuk ka të drejtë të përdor veto për ligjet që vijnë për dekretim. Sidoqoftë, zgjedhjet presidenciale në fjalë kanë qenë në cilësinë e testimit të fuqisë së qeverisë së Kroacisë me orientim të majtë. Ndërsa fitorja e Kitaroviç bëri që të vendoset edhe një epërsi psikologjike ndaj koalicionit të mbledhur përreth Unionit Demokrat të Kroatëve para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në fund të vitit.

Gjatë ditëve në vijim Unioni Demokrat i Kroatëve do të përpiqet që nëpërmjet Kitaroviç ti shkaktojë vështirësi qeverisë dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një deklaratë që bëri pas zgjedhjeve Kitaroviç tha se ajo do të kërkojë mbledhje urgjente të qeverisë për të diskutuar gjendjen ekonomiko-sociale të vendit dhe propozimet e mundshme për zgjidhjen e këtyre problemeve. Në qoftë se qeveria nuk do të arrijë të prodhojë zgjidhje, atëherë ajo do të këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këto lloj deklaratash tregojnë se Kroacia një pjesë të madhe të vitit 2015 do ta kalojë me fushata të ashpra zgjedhore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme