Koment - Procesi i rikthimit në Bosnje-Hercegovinë

Sipas të dhënave te UNHCR-së deri më sot në Bosnjë-Hercegovinë në shtëpitë e tyre janë kthyer pak më shumë se 1 milionë njerëz nga 2,2 milionë të shpërngulur me forcë në total gjatë luftës civile të Bosnjës.

Koment - Procesi i rikthimit në Bosnje-Hercegovinë

Sipas rezultateve të numërimit të popullsisë në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1991 numri i përgjithshëm i banorëve ishte 4,3 milionë. Ndërkaq mes viteve 1992-95, gjatë periudhës së luftës nga shtëpitë e tyre u larguan rreth 2,2 milionë njerëz. Rreth 1,2 milionë prej tyre kërkuan strehim në më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, ndërsa pjesa tjetër ishte në statusin e të zhvendosurve brenda kufijve të Bosnje-Hercegovinës. Të dhënat e Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, tregojnë se deri më sot në Bosnje-Hercegovinë në shtëpitë e tyre janë kthyer pak më shumë se 1 milionë njerëz. Thënë ndryshe vetëm gjysma e atyre që u larguan për shkak të luftës nga shtëpitë e tyre janë kthyer në vendet ku jetonin më parë. Afërsisht 500 mijë persona të cilët u larguan nga Bosnja mes viteve 1992-95 vazhdojnë të qëndrojnë në vendet ku janë strehuar, ndërsa supozohet se 80% prej tyre janë vendosur përgjithmonë në këto vende.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme