Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ekspertët analizojnë situatën ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit në ikje dhe flasin edhe për pritjet e tyre në vitin 2015.

Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

"Çdo herë që thuhet se do të zbatohen reforma, njerëzit mendojnë se do të jetojnë më keq, ndërsa në fakt është e kundërta. Pa fuqi për të reformuar janë të gjitha qeveritë në dhjetë vitet e fundit", thotë Babiç dhe thekson se reformat janë të domosdoshme për të reduktuar harxhimet e tepërta publike.

Deficiti buxhetor është i stërmadh të cilin Kroacia e solli si anëtare e re e Bashkimit Evropian dhe u vendos në procedura të deficitit të stërmadh. Me këtë lidhet përkeqësimi i klimës së biznesit.

Mendon se Kroacinë do ta ndihmonte FMN apo Komisioni Evropian (KE).
"Ministrat e financave dhe kryeministrat gjithmonë mendojnë se thirrja e FMN apo KE publiku do ta interpretonte si dobësi të tyre. Kjo qeveri mund ta bënte këtë në fillim të mandatit, por kjo ende mund të bëhet, ashtu që reformat brenda vitit të ardhshëm të japin rezultate pozitive" tha Babiç.

Ai vuri në dukje se disa vende të BE, për shembull Polonia, çështjet ekonomike i konsideron të rëndësishme dhe të vendosen në kushtetutë, ndërsa Kroacia merrej me martesën. Kjo, thotë ai, flet për mungesën e interesit të konsensusit ekonomik. Reformat në 2015 mund të shkaktojnë rritje prej 3, 4 ose 5 përqind, thotë ai, aq sa Kroacia ka nevojë për shkak të normës së interesit të borxhit të jashtëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme