Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ekspertët analizojnë situatën ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit në ikje dhe flasin edhe për pritjet e tyre në vitin 2015.

Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

"Për shkak të paqëndrueshmërisë politike, klimës së keqe të biznesit, ekonomisë së zbehtë, korrupsionit në rritje, ngecjes së përgjithshme të reformave ekonomike dhe strukturore, ngecja në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), në aspektin e përmbushjes të detyrimeve sipas Marrëveshjes për stabilizim asociimit, ekonomia e BeH ka pësuar dëme të mëdha" thotë Profesor i Ekonomisë dhe Analist ekonomik Duljko Hasiç.

- Shkalla kritike e papunësisë -

Ai shton se problem të madh paraqet edhe papunësia që ka arritur një shkallë kritike në më shumë se gjysmë milioni njerëz. Problemi kyç për vendin edhe në të ardhmen do të jetë largimi i të rinjve jashtë vendit. "Nga 1 korriku 2013, BeH është në një situatë shumë të vështirë në aspektin e eksporteve. Nuk kemi arritur të sigurojmë kushte të përshtatshme dhe aplikimin e standardeve kur është fjala për sistemin e kontrollit të cilësisë për produktet kryesore, katër grupe të produkteve - qumësht, produkte të qumështit, mish, mish i përpunuar, pula, vezë. Mbi këtë bazë, BeH gjatë vitit ka humbur afër 200 milion marka,(100 milion euro)" shpjegon ky ekspert.

Problem më vete është se qeveria jashtëzakonisht shumë i ka ngarkuar qytetarët të cilët në vitet në vijim duhet ta paguajnë këtë borxh. "Ajo që do të jetë pengesë për zhvillimin e ardhshëm ekonomik në periudhën e ardhshme është që qeveritë e entitetve huazuan përmes bonove të thesarit, obligime, sipas sektorit bankar, shuma të mëdha dhe në këtë mënyrë kryesisht harronin dhe mbushnin të çarat e buxhetit të tyre. Në këtë mënyrë plotësisht tkurret hapësira e sektorit real ti gjejë burimet e duhura financiare. Në këtë mënyrë qeveria e BeH dhe entitetet ia mbyllën derën sektorit të vërtetë", thotë Hasić dhe paralajmëron se shpenzimet publike paraqesin problem të madh në BeH rithekson se mbi 47 për qind e BPV-së shkon për shpenzime publike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme