Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ekspertët analizojnë situatën ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit në ikje dhe flasin edhe për pritjet e tyre në vitin 2015.

Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ai shton se nuk ka pasur rritje ekonomike, krijim të vendeve të punës, varfëria është rritur, ndërsa numri i personave që kërkojnë zgjidhje jashtë Kosovës dhe largohen rrugëve ilegale me plotë rreziqe. Ai shton se qeveria ishte e pasuksesshme në të gjitha fushat, mbijetuan vetëm, edhe atë përmes inercisë, projektet tashmë të filluara, të tilla si Brezovica, Projekti për termocentralin Kosova e Re, fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë - Shkup, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për investim dhe zhvillim.

Në lidhje me projektin e ndërtimit të autostradës së re, Rexhepi vlerëson se rrugët i nevojiten Kosovës, veçanërisht në drejtim të Shkupit, nëse merret parasysh se në këtë drejtim realizohet 50 për qind e qarkullimit të mallrave nga importi dhe eksporti, por Kosova nuk ka mundësi financiare për projekte të mëdha.

"Kjo qeveri duhet të disponoj më ndryshe me parat, mos të investojë vetëm në rrugë dhe asfalt, sepse ka edhe fusha tjera, si për shembull shëndetësia, ku njerëzit ndoshta paguajnë edhe me jetë mos organizimin e mirë, mungesën e trajtimeve dhe të barërave. Kjo që po ndodh është e pakuptueshme dhe e papranueshme në shekullin 21”.
Buxheti i shtetit nuk është i destinuar vetëm për rroga dhe mbulimin e sektorit social, por ka edhe komponentë zhvillimor, thotë ai.

Sipas tij, Qeveria duhet të bëjë riorganizimin e administratës tatimore dhe doganës, në mënyrë që të mundësohet pagimi i tatimit brenda vendit, që do të ishte një lehtësim, posaçërisht për biznesmenët të cilët nuk do të ishin të detyruar ta paguajnë tatimin menjëherë në kalimin kufitar por, pas një kohe të caktuar kur mali do të shndërrohej në para.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme