Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ekspertët analizojnë situatën ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit në ikje dhe flasin edhe për pritjet e tyre në vitin 2015.

Si do të jetë ekonomia e Ballkanit në 2015

Ekonomia shqiptare si një ekonomi e vogël është pjesë e gjithë zhvillimeve rajonale apo edhe më gjerë dhe ndodhet në një situatë që buron edhe nga këto zhvillime, veçanërisht nga zhvillimet e ekonomive që më së shumti janë të lidhura me ekonominë shqiptare. Ambienti i pafavorshëm për biznes dhe përmbytjet që përfshinë pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës do të reflektohet me humbje në bruto prodhimin e brendshëm në 2014. Kriza politike gjashtë mujore ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës. Statistikisht rritja ekonomike është mbi 3% në Maqedoni, por ky realitet komentohet ndryshe. Rënia e fuqisë blerëse në rajon reflektohet edhe në Mal të Zi. Kroacisë do ti duhet vullnet i madh politik për të arritur konsensusin kombëtar për zbatimin e reformave ekonomike, ndërsa Serbia në vitin e ardhshëm kërcënohet me falimentim në qoftë se qeveria nuk merr masa vendimtare reformuese, thonë analistët, raporton agjencia e lajmeve AA.

- Parashikimet për ekonominë e Shqipërisë në 2015 kanë një frymë optimiste

AA ka realizuar një intervistë me Prof.Dr Sulo Hadëri, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe njëherësh një njohës i mirë i çështjeve ekonomike. Sipas tij, ekonomia shqiptare si një ekonomi e vogël është pjesë e gjithë zhvillimeve rajonale apo edhe më gjerë dhe ndodhet në një situatë që buron edhe nga këto zhvillime, veçanërisht nga zhvillimet e ekonomive që më së shumti janë të lidhura me ekonominë shqiptare, për vetë hapjen dhe aktivitetin që ka ekonomia shqiptare me vendet siç është Italia dhe Greqia

“Në kontekstin e një stanjacioni tashmë ndoshta pak të vonuar, por pak të zgjatur të ekonomive të këtyre vendeve, ekonomia shqiptare realisht prej disa vitesh i ka ndjerë dhe i ka vuajtur efektet e këtyre zhvillimeve negative të ekonomisë botërore, por edhe vetë brenda në ekonominë shqiptare, qoftë për këto lidhje qoftë për zhvillimet e brendshme dhe për shkak të asaj çka nuk është bërë drejt dhe saktë në Shqipëri, janë ndjerë këto efekte”- shprehet Hadëri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme