Kroacia mund të bllokojë hyrjen e Serbisë në BE-së

"Kroacia do të bllokojë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse shmang gjykimin e kriminelëve të luftës" ka thënë Zëvendëskryeministrja e parë e Kroacisë Vesna Pusiç, sipas agjencisë AA.

Kroacia mund të bllokojë hyrjen e Serbisë në BE-së

Për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për t’u bashkuar me BE-në Kroacia në vitin 2005 dorëzoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare si kriminelë të luftës shumë qytetarë të saj, dhe kërkon që edhe Serbia të ndërmarrë hapin në procedurat për gjykimin e krimeve të luftës të dyshuar se janë kryer nga Ushtria Popullore Jugosllave në vitet 1990. Kroacia, dëshiron që të ndëshkohen liderët dhe komandantët Serbë të Ushtrisë Popullore Jugosllave që luftuan në luftën kundër Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinë në vitet 1991-1995. Një pjesë e liderëve me origjinë serbe vazhdojnë të gjykohen në Hagë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre edhe pse ka kaluar më shumë se 19 vjet nga lufta akoma nuk kanë dalë para drejtësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme