Turqia, investuesi më i madh në Kosovë

Sipas një studimi investuesi më i madh në Kosovë ka qenë Turqia, përderisa në eksportin e mallrave në Kosovë, Turqia zë vendin e tretë në konkurrencën rajonale.

Turqia, investuesi më i madh në Kosovë

Autori ka analizuar intensitetin e marrëdhënieve tregtare të Kosovës me 11 shtete të rajonit, përfshirë edhe Turqinë. Në bazë të mesatares së 5 viteve pas shpalljes së pavarësisë, 2008-2012, Kursani tregon se me kë Kosova ka bërë tregti më së shumti.

“Me Maqedoninë edhe Serbinë i kemi më së miri punët, pastaj me Turqinë, pastaj me vendet e tjera”, shprehet Kursani.

Autori tregon se për mallra që importon Kosova, Turqia zë vendin e tretë, gjithnjë për sa i përket konkurrencës rajonale.

“Maqedonia, Serbia, Turqia janë tri vendet e para deri në vitin 2012 për importe, Greqia pak ka ra, Shqipëria ka pas rritje nga vendi i 6 në vendin e 4 për importe”, shton ai.

Turqia zë vendin e tretë edhe në importin e mallrave ushqimore.

“Cereku i mallrave ushqimore nga mallrat që vijnë nga rajoni, vijnë nga Serbia. Ndërkaq Shqipëria është shumë pak, 1.38% e përfaqëson mallrat ushqimore në Kosovë. Menjëherë pas Serbisë për mallra ushqimore është Maqedonia, pastaj Turqia, pastaj Sllovenia, Kroacia, Bosna bile është më shumë se Shqipëria për mallra ushqimore”, thotë Kursani.

Investimet nga rajoni kryesisht kanë një rënie të lehtë, nga rreth 100 milionë euro në afro 90 milionë euro. Po ashtu investimet e përgjithshme kanë rënie nga rreth 360 milionë në afro 230 milionë euro. Në konkurrencën rajonale, Turqia ka qenë investitori më I madh, duke tejkaluar në këtë mënyrë Slloveninë, sqaron Kursani.

“Sllovenia nga vendi I parë investues në Kosovë ka rënë në vendin e dytë, Turqia pastaj nga vendi I dytë ka dal në të parin, në vitin 2012. Edhe e kemi Shqipërinë, që ka qenë në vendin e tretë, ka rënë në të katërtin, sepse Bullgaria nga vendi i pestë ka kaluar në vendin e tretë. Pra, në vitin 2012 është Turqia, për shkak të bankave, Aeroportit e gjëra të tjera”, vijon ai.

Kurse portofoli i tregtisë, në këtë rast të eksportit të Kosovës me vendet fqinje, shprehur në përqindje, ka këto statistika.

“Nëse shikoni vitin 2008, vendet fqinje kanë përfaqësua rreth 27-28% të eksportit të Kosovës, ndërkaq, eksporti i Kosovës edhe portofoli i eksportit të Kosovës me vendet fqinje rri gati 10% në këto 5 vite. D.m.th. eksporti I Kosovës është rritë kryesisht me vendet fqinje e jo me vendet e tjera. Sa I përket Shqipërisë, Shqipëria në vitin 2008 ka përfaqësua rreth 10% të portofolit së eksportit të Kosovës, ndërsa në vitin 2012 ka përfaqësua 15% të portofolit të eksportit të Kosovës, d.m.th. në portofolin e eksportit të Kosovës, Shqipëria në 5 vite është rritë 5%”, cilëson Kursani.

Ndërsa portofoli i importit ka këtë pamje, sipas analizave të Shpend Kursanit:
“Sa i përket portofolit së importit të vendeve tjera në Kosovë, vendet fqinjë kanë rënë përgjithësisht brenda 5 viteve, që I bie që Kosova brenda 5 viteve ka importuar më shumë nga vendet e tjera se sa nga vendet fqinje. D.m.th. përfaqësimi I vendeve fqinjë në këtë portofol ka rënë, nga 32% në vitin 2008, në 27.5% në vitin 2012, kurse sa I përket Shqipërisë është rritë nga 3% në 4% në portofolin e importit total të Kosovë. D.m.th. krejt Kosova çka importon, 3% është nga Shqipëria në vitin 2008, 97% importon nga vendet e tjera”, sqaron Kursani në studimin e tij.

Shfrytëzimi i pikave doganore, kryesisht ka qenë në drejtim të Maqedonisë.

“Shfrytëzimi I pikave doganore për Tregti në përgjithësi, Hani i Elezit, me Maqedoninë është 35%. Kjo nuk do të thotë se 35% e kemi tregtinë me Maqedoninë, por thotë se ajo pikë kufitare për tregti përdoret 35% për dallim me pikat e tjera. Kjo me Shqipërinë në 5 vite ka qenë e përdorur vetëm 11%, pra të gjitha pikat doganore kanë qenë 89%, kjo e Shqipërisë 11%, pra gati vetëm se 10% është përdorë brenda 5 viteve mesatarisht, po aq sa me Malin e Zi. Pra nuk është një pritje, kjo është edhe para autostradës me mbledhë mesataren ka dalë 11%”, shprehet Kursani.

Kjo do të thotë se Kosova e ka përdorë Hanin e Elezit për mbi 50% për eksport, qoftë në Maqedoni, në Turqi, apo në Shqipëri, pra në 5 vitet e kryerjes së analizës. Kështu ka qenë edhe për import.

“Kah Serbia d.m.th. kah Merdarja është 15%, për import është më e madhe përsëri kah Maqedonia 34% e mallrave në 5 vite janë fut nga Maqedonia, duke e përfshirë Maqedoninë si partner më I madh tregtar mesatarisht 2008-2012, edhe nga Turqia që kanë ardhur apo edhe vendet e tjera”, shtoi analisti i Kosovës.

Vërmicën në Prizren si pikë kufitare me Shqipërinë, në vitin 2008 është përdorë për eksport vetëm 6%, ndërkaq pas përfundimit të autostradës në vitin 2009, është rritë në 27%. Autostrada ka ndikuar që Vërmica ti zëvendësojë Hanin e Elezit dhe Kullën në kufi me Malin e Zi.

“Edhe e shihni pra edhe për import qysh është rrit shfrytëzimi I pikës kufitare në Vërmicë, pra që nga përfundimi I autostradës. Nga 3% në vitin 2008, në 18% në vitin 2012. Pra edhe kjo e ka zëvendësua Hanin e Elezit, e ka zëvendësua pak edhe Pejën, edhe Merdarja është rritë, sidomos pas marrëveshjes me Serbinë. Por siç po shihet me Shqipërinë edhe për eksport edhe për import janë rritë”, - shprehet Kursani.

Por rritja e shkëmbimit të mallrave përmes pikës kufitare me Shqipërinë, nuk do të thotë se është rritur shkëmbimi I mallrave mes Kosovës e Shqipërisë, sqaron Shpend Kursani.

“Kjo veç tregon shfrytëzimin e pikës doganore në Vërmicë. Për eksport kah Vërmica kanë shkuar vetëm 11 milionë euro për një vit, për vitin 2008. Ndërkaq kjo në vitin 2012 është rritë gati në 70 milionë. Por kjo nuk e tregon rritjen e tregtisë, sepse menjëherë një rresht më poshtë e keni mbetjen e mallrave në Shqipëri. 21 milionë ka qenë në vitin 2008, 40 milionë në vitin 2012, d.m.th. që Kosova ka eksportua në Shqipëri dyfish më shumë se sa që është regjistruar në vitin 2008 në pikën kufitare në Vërmicë, që do të thotë se gjysma e eksportit për Shqipëri ka kaluar kah Vërmica, gjysma tjetër ka kaluar kah Maqedonia ose kah Mali i Zi”, nënvizon Kursani.

Në vitin 2012, përmes Vërmicës nga Kosova në Shqipëri janë eksportuar mallra në vlerë prej 40 milionë euro, ndërkaq janë mallra në vlerë 70 milionë euro që kanë kaluar nëpër atë pikë. Kjo i bie që 30 milionë euro mallra të tjera që kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri kah Vërmica kanë shkuar diku tjetër. Njëjtë ka ndodhë edhe me importin.

“Nga pika kufitare në Vërmicë në vitin 2008, janë importuar në Kosovë 65 milionë euro, e në vitin 2012, 440 milionë euro. Pra, shfrytëzimi I pikës kufitare për import nga Vërmica është rritë në mënyrë marramendëse, e importi është rrit nga 60 milionë në 110 milionë euro”, shprehet Kursani lidhur me këtë çështje.

Sipas kësaj po del se autostrada ka ndikuar në rritjen e transportit të mallrave nga vendet e treta drejt Kosovës, e jo nga Shqipëria, thotë Kursani. Sepse sipas tij, tregtia mes Kosovës e Shqipërisë është rritë vetëm me trendin që ka qenë edhe para vitit 2008, para ndërtimit të autostradës. Për sa I përket reciprocitetit me Serbinë, reciprocitet ky 58 ditësh në vitin 2011, nuk I ka ndihmuar po ashtu në rritjen e shkëmbimit tregtar me Shqipërinë.

Tregtia me Serbinë nga 22% ka ra menjëherë në 20%, ndërkaq e shihni kush e ka zëvendësuar. Maqedonia menjëherë e ka zëvendësuar Serbinë me mallra, po ashtu e keni pak edhe Greqinë dhe pak edhe Kroacinë dhe Bullgarinë, ndërkaq me Shqipërinë nuk është se ka bërë ndonjë zëvendësim të madh të tregtisë nga 7% në 9%. Pra, nëse VV do me e mbyll kufirin me Serbinë, e keni një analizë se produktet do të zëvendësohen nga Maqedonia e Greqia, kjo përkohësisht pra për ato 58 ditë, se nëse rritet prodhimi ndoshta I zëvendëson me prodhim, apo nëse kjo qeveri ndoshta vendos me e mbyll kufirin e që nuk e dimë, por nëse e mbyllim tregtinë me Serbinë, kjo është afërsisht për një tre muaj çfarë mund të ndodhë. Maqedonia e rrit importin në Kosovë edhe Greqia, pak a shumë edhe Kroacia apo Bullgaria, Shqipëria jo sepse pikërisht mungon baza e prodhimit në Shqipëri që në mënyrë të ngutshme me e arritë me i bë konkurrencë Maqedonisë edhe Greqisë”, cilëson Kursani.

Për eksport, afro gjysmën e produkteve ushqimore Kosova e çon në Shqipëri. Në Turqi, Kosova eksporton shumë pak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme