Gorbaçov: Rusia dhe Perëndimorët të "shkrijnë akujt"

Kryetari i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mahial Gorbaçov, kërkoi sot një shkrirje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimorëve, që janë në nivelin më të ulët prej fillimit të krizës ukrainase.

Gorbaçov: Rusia dhe Perëndimorët të "shkrijnë akujt"

Në një artikull të publikuar në të përditshmen ruse, “Rossiiskaia Gazeta”, ish-presidenti, 83 vjeç, shpreh keqardhje që kriza ukrainase ka sjellë sanksione ekonomike kundër Rusisë, por gjithashtu edhe një ndërprerje në shumë çështje jetësore si bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ndryshimit klimatik apo menaxhimin e epidemive.

“Ne duhet të shkrijmë menjëherë marrëdhëniet tona”, shkruan Gorbaçov, artizan i politikës së hapjes së ish-BRSS-së në vitet 80.

“U këkroj krerëve të Rusisë dhe SHBA-së të reflektojnë në një mbledhje me një program të gjerë bisedimesh, pa kushte paraprake”, theksoi Gorbaçov, duke shtuar se e njëjta lloj mbledhje duhet të organizohet mes Rusisë dhe BE-së.

Ish-drejtuesi tregon me gisht përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe SHBA-së duke u shprehur se “kur ata largohen, e gjithë bota përballet me pasoja të rënda”.

Mbi çështjen ukrainase, ai vlerëson se ushtria ukrainase dhe separatistët e shkelin që të dy armëpushimin, janë që të dy fajtorë që përdorin armë me rrezikshmëri të lartë dhe që nuk respektojnë të Drejtat e Njeriut.

Ish-kryetari, që ka kritikuar presidentin Vladimir Putin në të kaluarën, e mbështeti aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në shkurt duke vlerësuar se bëhej fjalë që të korrigjohej një gabim që daton në epokën sovjetike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme