Aktivizimi i politikës së jashtme turke

Dallimet në politikat e Turqisë, SHBA, Evropës dhe Rusisë e Iranit në lidhje me krizën siriane e bllokojnë krizën siriane, e thellojnë edhe më shumë luftën civile në Siri, por njëkohësisht sjellin efekti negative edhe në politikën turke.

Aktivizimi i politikës së jashtme turke

Shoqëria ndërkombëtare nuk e di me të vërtetë se si do të dalë nga kriza e Sirisë. Përpjekjet dhe nismat e Turqisë dhe të shumë vendeve të tjera në një farë mënyre nuk po japin rezultat. Për ta zgjidhur këtë problem nevojiten rrugë më efikase. Vallë për të dalë nga kjo krizë a ka nevojë për rolin dhe kontributin e aktorëve jo-politikë? Për shembull a mund të jetë një aktor i tillë Papa Françesku? A mund të shërbejë vizita e Papës në Ankara si një shans për të kuptuar opinionet e Turqisë në lidhje me Sirinë dhe për t’ia shpjeguar këtë edhe botës? Edhe pse dihet që Papa nuk para ndërhyn në çështje të politikës ndërkombëtare, nuk mund të nënvlerësohet këtu fakti që autoriteti i tij fetar mund të ketë ndikim mbi politikanët, aktorët e shoqërisë civile dhe popujt e botës së krishterë. Për këtë arsye do të ishte e dobishme nëse vizita që do të bëjë Papa në Turqi në datat 28-30 nëntor do të shikohej edhe nga ky këndvështrim.

- Nga Prof. Dr. Ramazan GOZEN -
Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme