Koment - Samiti i G20-s dhe Turqia

Gjatë presidencës së radhës në vitin 2015 a do të arrijë Turqia të bindë SHBA dhe vendet e G20-s në lidhje me largimin e Esadit nga pushteti?

Koment - Samiti i G20-s dhe Turqia

Sa do që një deklaratë e tillë është përgënjeshtruar pjesërisht nga Obama, është parë që agjenda e samitit G20 pati ndikimin e vet ndaj Rusisë. Një pasojë e këtij ndikimi ishte edhe largimi para kohe i presidentit rus Putin nga Brisbejn dhe mos-marrja pjesë e tij në fotografinë kolektive në fund të samitit të G20-s. Patjetër që për të mësuar se si do të ndikojnë ndaj Rusisë në një të ardhme afatgjatë retorikat e G20-s për Ukrainën dhe Sirinë do të na duhet të presim dhe të shikojmë. Çfarë do të bëjë Rusia përballë kritikave që mori në G20-n për Ukrainën dhe Sirinë, kritika këto të miratuara pothuajse nga të gjitha vendet e Grupit G20? Vështirësitë që do të shkaktojnë në buxhetin e Rusisë rënia e çmimeve të naftës dhe sanksionet në rritje kundër saj a do ta detyrojnë Moskën të ndryshojë politikat që ndjek ndaj Ukrainës dhe Sirisë? Këto pyetje përgjigjen mund ta gjejnë deri në samitin e radhës të G20-s. Turqia, e cila në vitin 2015 do të mbajë kryesinë e radhës së G20-s, në fakt mund të luaj rolin e saj për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve.

 - Nga Prof. Dr. Ramazan GOZEN - 

Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme