Koment - Të kuptosh Ataturkun në 76-vjetorin e vdekjes

Të rilexosh dhe kuptosh Ataturkun është e dobishme ta bësh edhe sot në kuadër të frymës së kohës dhe duke mos qenë anakronik.

Koment - Të kuptosh Ataturkun në 76-vjetorin e vdekjes

Një nga veçoritë e Ataturkut dhe që e ruan vlefshmërinë edhe në ditët e sotme është ideali i tij racional dhe shkencor. Ataturku ka theksuar me forcë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e racionalizmit, që në fakt është një parim që e rekomandon edhe feja islame. Në debatin logjikë njerëzore-urdhrat hyjnorë, një debat që zë vend në thellësitë historike të mendimit islamit, por që është harruar për një kohë të gjatë, Ataturku kishte nxjerrë në pah dhe kishte theksuar rëndësinë e racionalizmit. Kështu parimi i racionalizmit, që theksojnë ekolet e maturidizmit dhe mutazilizmit në historinë e mendimit islam, është transmetuar edhe në periudhën moderne. Parimi i racionalizmit të Ataturkut nuk mbështetet vetëm në historinë e mendimit islam, por ajo që është më e rëndësishme, ky parim njëkohësisht bazohet edhe në filozofinë e modernizmit.

Themeli ku mbështetej Ataturku ishte mendimi pozitivist që kishte nxjerrë Periudha e Iluminizmit në shekullin e 19-të. Mendimi pozitivist sa do që mbron racionalizmin dhe modernizmin ai ende bart një koncept jakoben mbi rolin dhe vendin e fesë në jetë. Edhe praktikat pozitiviste në Turqi janë bërë skenë e disa politikave ndaluese dhe përjashtuese mbi jetën fetare të popullit. Dihet që në një periudhë të caktuar të Republikës së Turqisë ka pasur disa praktika të gabuara që pjesërisht burimin e kanë pasur në keqkuptimin e Ataturkut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme