Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Cilat janë ekolet islame më të rëndësishme në histori dhe në cilat prej tyre janë mbështetur dhe fuqizuar organizata tё tilla si ISID?

Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Nё periudhёn e globalizimit tё shekullit tё 21-tё mendimi islam hyri nё periudhёn e katёrt, nё atë postmoderne. Nё kёtё periudhё zhvillohen mendime dhe grupe pjesёrisht tё revizionuara nga ato tё periudhave tё vjetra. Kёto mund t’i pёrmbledhim kёshtu: Grupi I mbron idenё pёr njё islamizim pёrtej shtet-kombit me qёllim që ta bёjë atё efektiv nё kushtet postmoderne dhe mbron idenё pёr rigjenerimin shoqёror. Kurse nё Grupin III bёjnё pjesё organizata, qё punojnё pёr tё pasur ndikim nё fushёn pёrtej kombit me anё tё metodёs sё dhunёs dhe qё kundёrshtojnё mendimet e tjera jashtё mendimeve tё tyre. Nё kёtё kuadёr bёjnё pjesё Al-Kaida dhe ISID.

Po t’u hedhim njё sy nё total ekoleve, vihet re qё ndёrmjet periudhёs klasike dhe asaj postmoderne ka edhe lidhje, por ka edhe humnera. Lidhja ёshtё se mendimi islam vazhdon tё zhvillohet ende si njё ideal. Kurse humnera ёshtё se debati mbi konceptin logjikё-urdhёrat hyjnore nё periudhёn postmoderne ka marrё fund nё pjesёn mё tё madhe tё tij dhe nё vend tё kёtij debati kanё fituar peshё sektarizmi dhe tradicionalizmi. Ndёrsa pasojat e humbjes nё raport tё madh i ndikimit tё logjikёs nё pёrgjithёsi anashkalohet nё njё formё tё dhimbshme.

 

- Nga Prof. Dr. Ramazan GOZEN -
Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme