Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Cilat janë ekolet islame më të rëndësishme në histori dhe në cilat prej tyre janë mbështetur dhe fuqizuar organizata tё tilla si ISID?

Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Nё themelin e mendimit islam nё epokёn moderne qëndron politika pan-islamike e Padishahut-Kalif tё Perandorisё Osmane, Abdylhamiti II. Me qёllim parandalimin e copëtimit tё Perandorisë Osmane pёrballё sulmeve tё Perёndimit dhe modernizimit, Abdylhamiti II përpiqet t’i integrojё vendet islame pёrreth Kalifatit. Kёtu duhet pёrmendur emri i Xhemaluddin Afganit, njё intelektual shumё i rёndёsishёm qё e ka mbёshtetur kёtё mendim. Afgani ёshtё burimi i frymёzimit tё mendimit islam nё periudhёn e shtet-kombeve, qё lindёn pas rrёzimit tё Perandorisё Osmane.

Nga mendimet ose modelet, qё u shfaqёn nё periudhёn e shtet-kombeve, duhen theksuar 5 prej tyre. I pari ёshtё modeli i udhёhequr nga Mustafa Qemal Ataturku, cili fokusohet tek republika, shtet-kombi, laicizmi dhe uestёrnizimi. Edhe pse si burim ka Turqinё, ky model ёshtё pёrqafuar edhe nga vende tё tjera islame. Vetёm se ky pёrqafim nё pёrgjithёsi ka qenё nё formёn e opozitarizmit. Njё pjesё e kёtyre reagimeve janё mendime, qё mbrojnё islamizimin antiperёndimor si Hasan El-Benna, Sejid Kutup, Mevdudi me burim Egjiptin dhe Pakistanin. Modeli i tretё nё kёtё periudhё ёshtё vahabizmi i Arabisё Saudite, qё beson nё botёkuptimin selefi dhe i kundёrvihet sufizmit. Modeli i katёrt ёshtё Lёvizja e Vizionit Kombёtar e udhёhequr nga Nexhmedin Erbakan. Kjo lёvizje mbron mendimin pёr islamizimin e shtet-kombit pёrmes partive politike dhe demokracisё. Modeli i 5-tё ёshtё shiizmi i ri, qё lindi me revolucionin e Humejnit. Shiizmi i ri mbron idenё se shteti mund tё drejtohet nga shiizmi duke e bёrё mё fleksibёl filozofinё e 12 imamёve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme